Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin 20 bursa në vit për të studiuar në Hungari në gjuhën hungareze ose në një gjuhë të huaj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi sot se përparësi do t’u jepet aplikantëve që duan të studiojnë në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), si dhe shkencave mjekësore dhe shëndetësore dhe bujqësisë. Memorandumi i Mirëkuptimit që rregullon bashkëpunimin në kuadër të Programit të Bursave “Hungaricum” për periudhën 2026-2028 u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijarto.…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (13.06.2025) në orën 03.50 në SPB Shkup u denoncua se në f. Bardhovc, rrethi i Shkupit, është djegur një automjet pasagjerësh “Folksvagen Pasat” me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e I.Gj. (36) nga f. Bardhovc. Nga zjarri u përfshi edhe një automjet pasagjerësh “Opel” me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e M.N. (67) nga Shkupi. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve – Shkupi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, në një brifing për gazetarë prezanton ligjet nga agjenda reformuese, me theks te ato që kanë afat miratimi deri në qershor. Filkov tha se ligji shumë i pritur për Këshillin Gjyqësor është gati dhe se sot do të mbahet një takim me përfaqësues nga grupi punues i Komisionit të Venecias që po e vlerëson ligjin. Sipas Filkovit, ai do të dorëzohet në Kuvend deri në fund të qershorit. Ndërsa ligji për Prokurorinë Publike ka afat deri në dhjetor, po ashtu si edhe ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën për Sëmundje Ortopedike, me sukses janë realizuar dy transplante të ndërlikuara të kocës, që siç ka bërë të ditur transplanti është bërë nga një donator i ndjerë. Ministria e shëndetësisë thotë se u zbatuan intervenime moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë. Pacientët ishin të moshës 45 dhe 65 vjeçare “Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të kockës nga një donator i ndjerë. Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy…
16 mars, Koçan, në orën 2:46 të mëngjesit, performanca e grupit “DNK” shndërrohet në makth…mjetet piroteknike shkaktojnë zjarr, pas çka krijohet stampedo, mysafirët kërkojnë daljet, por diskoteka ka vetëm një derë. Ora 8:00 e mëngjesit – lajmi për zjarrin po përhapet tashmë në të gjitha mediat, ka të vdekur dhe policia dhe prokurorët janë tashmë në vendngjarje. Numri i të vdekurve është 50, por autoritetet druajnë se do të vazhdojë të rritet… Ora 11:00 – Autoritetet shëndetësore raportojnë mbi 100 persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike… Tashmë po bëhen përpjekje për të dërguar personat më…
Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për Alsat, premtoi që do të tejkalohet problemi me Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili për shkak të mungesës së harmonizimit të ligjeve është paralizuar, ndërsa punëtorët 6 muaj nuk marrin rroga. Problemi vazhdon të jetë mungesa e shumicës së Badinterit, e cila krahas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratit, ka bllokuar edhe ligje tjera. Megjithatë, kryeministri deklaroi që ka ndjesinë që së shpejti do të sigurohet. “Ju mungojnë edhe diku 6 deputetë nga komunitetet. Jo nuk janë aq. Edhe sa? Më pak, shumë më pak. Me kë jeni më afër për marrëveshje me Bejxhan…
Në lidhje me informacionet për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve tanë të përmbahen nga çdo udhëtim drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë. “Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi…
Në SHMPK “Gjoce Stojçevski”, në Tetovë sot do të mbahet promovim i muralit të Nedim Bajramit si një vlerësim i veçantë për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë. Nga Komuna e Tetovës paralajmëruan se pas promovimit të muralit të Bajramit, deklaratë për media do të japin kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe Nedim Bajrami.
Veprimi i fundit nga Prokuroria Publike konfirmojnë gjithçka. LSDM që nga dita e parë e ka thënë të vërtetën për Koçanin. Arrestimet e djeshme të oficerëve të policisë janë individë që LSDM i shpalli në serialin “E vërteta për Koçanin” si përgjegjës të drejtpërdrejtë për lejimin e funksionimit të paligjshëm të diskotekës “Pulse”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Falë fakteve të publikuara dhe presionit, më në fund po merren masa. Por fakti mbetet se për katër muaj, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev, Ministri Pançe Toshkovski dhe e gjithë udhëheqja e VMRO-DPMNE-së u përpoqën t’i mbronin dhe të…
Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi ka komentuar ngërçin politik dhe bllokadën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata aktuale reflekton mungesë të përgjegjshmërisë dhe seriozitetit nga disa deputetë dhe parti politike. Rexhepi tha se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se janë njohur me propozimin e AAK-së për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit. Ajo nënvizoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mundësuar që çështja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje. “Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi parë propozimin e AAK-së për votim të fshehtë. Folëm gjithashtu se si presidentja…
Kryeministri Mickoski shprehet i prerë për Alsat M se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pavarësisht kërkesës së BDI-së për këtë. Mickoski në një intervistë në Alsat tha se nuk sheh arsye që bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të mbahen edhe ato parlamentare. “Jo jo nuk shoh arsye që të kemi zgjedhje të dyfishta. BDI-ja mund të kërkojë, por unë nuk shoh arsye pse ne të kemi zgjedhje të dyfishta. Qytetarët do të tregojnë në tetor se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse dëshirojnë të jetojnë në shtet ku blihen qendra tregtare,…
Dritan Rexhepi ka refuzuar të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në procesin gjyqësor lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në janar të vitit 2020. Rexhepi, i cili është përfshirë në këtë dosje ishte parashikuar të dëshmonte në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj të pandehurit Festim Bexhdili, një prej personave të akuzuar si i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij. Hetimet kanë zbuluar se…

