MPB njofton se më datë 13.06.2025, në ora 23:00, në SPB Tetovë, A.F. (30) nga Tetova raportoi se në rrugën “JNA” në Tetovë ishte sulmuar fizikisht nga A.Sh., gjithashtu nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Sot jemi këtu për të dërguar mesazhin e fuqishëm se toka maqedonase ushqen, se tryeza maqedonase ka ardhmëri dhe se populli maqedonas mbështetet – dhe do të vazhdojë të mbështetet – në punën, dijen dhe dashurinë me të cilën bujqit tanë e punojnë tokën. Manifestimi „Nga ara në tryezë“ nuk është vetëm treg apo panair. Është simbol. Simbol i gjithë një zinxhiri që fillon me vesën e mëngjesit në arat maqedonase, vazhdon përmes djersës së bujkut, përmes mjeshtërisë së përpunuesit, deri te shija që ndjejmë në çdo mollë vendore, çdo djathë, çdo domat nga toka maqedonase. Maqedonia ka potencial –…
MPB njofton se më 13.06.2025, rreth orës 23:30, në kryqëzimin e rrugëve “Lubotenska” dhe “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tetovë arrestuan me forcë R.K. (37) nga fshati Poroj, pas informacioneve operative të marra për tregti të paligjshme me drogë. R.K., duke drejtuar një automjet BMW, nuk e ndaloi makinën pas sinjalit të policisë, por shtoi shpejtësinë dhe u përpoq të arratisej. Gjatë ndjekjes, ai hodhi nga dritarja qese me një substancë të bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si drogë. Në atë moment, një polic qëlloi dy plumba paralajmërues në ajër, pas së cilës R.K.…
ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit, transmeton Portalb.mk. Nga MEPSO kanë bërë thirrje që fermerët të jenë të kujdesshëm dhe të mos drejtojnë autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues. “Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën litarët përçues në traset e largpërçuesve. Mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrike. Mos…
Në ditën ndërkombëtare të pagës së barabartë, Aleanca për Barazi Gjinore në Vendin e punës, organizoi konferencë për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, në përfaqësim, avancim dhe pagesë. Marija Ristevska udhëheqëse e shoqatës, tha se i gjithë qëllimi është të nxisin dialog të barabartë mes gjinive dhe të sigurojë barazi në pagë, përfaqësim dhe mundësi. “Qëllimi është për të inkurajuar bisedën, në mënyrë që të ketë një shkëmbim të barabartë të ideve mashkullore dhe femërore e kështu me radhë. Përndryshe, Aleanca për Barazi Gjinore bën përpjekje për barazi midis burrave dhe grave në vendin e punës, dhe kjo…
Familjet e viktimave të zjarrit në klubin “Puls” vazhdojnë të organizojnë “Marshin për engjëjt”, ndërsa sot do të mbahet marshi i nënti me radhë. Ndryshe nga marshet e mëparshme, ky marshim proteste në Koçan do të fillojë në orën 18:05 si simbol i reagimit të vonuar të institucioneve. Organizatorët e marshimit theksojnë se ai është gjithashtu në mbështetje të të lënduarve në tragjedi dhe u bëjnë thirrje familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre që t’u bashkohen. Protesta ka për qëllim vetëm të sigurojë drejtësi për të gjithë ata që vuajtën në zjarr, i cili sipas tyre nuk ishte aksident,…
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri dhe drogë në makinë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”. Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën…
Një grup alpinistësh gjermanë shkuan për ecje në malin legjendar Olimp në Greqi. Por në një lartësi prej 2,700 metrash, udhëtimi pati një fund të trishtueshëm, me një alpiniste që ra për vdekje. Sipas gazetës greke Kathimerini, gruaja humbi ekuilibrin në terren të ashpër në shpatin lindor të malit Olimp, por rrethanat e sakta të aksidentit janë ende të paqarta. Sipas raportimeve të medieve greke, ekipet e shpëtimit e transportuan alpinisten në këmbë mbi një barelë deri në një pllajë.
Një në tre fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton nën pragun nacional të varfërisë, ndërsa rreth 40% e tyre përjetojnë varfëri shumëdimensionale, sipas raportit më të fundit të UNICEF-it. Organizata ka theksuar se megjithëse në vend ofrohen shërbime thelbësore si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja sociale, shumë fëmijë – veçanërisht ata më të cenueshëm – përballen me pengesa serioze për t’i qasur këto shërbime. Në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe duke u mbështetur në modelin e Garancisë Evropiane për Fëmijë, UNICEF ka ndërmarrë hapa për të identifikuar grupet më të rrezikuara të fëmijëve, si fëmijët romë, ata…
Nga sot deri më 17 qershor në mesnatë, është aplikimi i parë elektronik në afatin e qershorit për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme publike në vend për vitin akademik 2025/2026. Regjistrimi kryhet përmes sistemit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i disponueshëm në https://e-uslugi.mon.gov.mk, duke u kyçur përmes llogarive të tyre të përdoruesit në platformën schools.mk. Pas përfundimit të regjistrimit elektronik, nxënësit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkolla më 18 qershor (nga ora 8:00 deri në 19:00) dhe më 19 qershor (nga ora 8:00 deri në 17:00). Lista përfundimtare…
Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani. Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva. “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit. umi lokal, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar për veprën penale – Grabitje, sipas nenit 237 paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 10 qershor, të dy bashkëkryesit i kanë marrë para një personi të cilin e kishin vërejtur duke shkëmbyer valuta. Ata e kanë ndjekur dhe, kur ai është afruar te shtëpia e tij familjare, e kanë goditur me grusht në kokë. Kur viktima ka rënë pa ndjenja, ata i kanë marrë 172.000 denarë dhe 37.460 dinarë serbë, dhe menjëherë janë arratisur.…

