Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen! Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish! Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri! Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë! Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu! Në vend të Bashkimit…
Author: Hamdi Kumanova
Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka deklaruar se nuk do ta njohë heqjen e mandatit të tij dhe do të vazhdojë të veprojë si president i Republikës Serbe. “Unë nuk do ta respektoj këtë vendim. Do t’i përmbahem vetëm vullnetit të popullit serb. Ju prisni që të nënshtrohem, por unë nuk do ta bëj këtë. Jam president i Republikës Serbe dhe ju mund të shkruani çfarë të doni. Populli më ka zgjedhur, jo një qeveri e huaj”, shkroi Dodik në rrjetin social X, në një reagim të ashpër ndaj vendimit. Ai akuzoi institucionet…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Prishtinë ka njoftuar se është dhunuar nga i dashuri i saj. Sipas raportit 24-orësh, viktima me të dyshuarin janë në një lidhje dashurie. Ndërkohë, prokurori ka urdhëruar që të bëhen ekzaminimet e nevojshme. “Viktima ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dashuri i saj me të cilin janë në lidhje dashurie. Është njoftuar prokurori dhe ai ka urdhëruar që të bëhen ekzaminimet e nevojshme në lidhje me viktimën. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Më 18.08.2025 në orën 15:40 në Koçan, zyrtarë policorë të SPB Shtip – NJB Koçan arrestuan B.D. (22) nga Koçani. Në vendin e quajtur “Zona Industriale” në Koçan, policia kreu kontroll tek personi dhe në automjetin “BMW” me targa të Koçanit, të cilin ai e drejtonte, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një grinder i mbushur me marihuanë dhe një peshore digjitale. Më pas, me urdhër gjykate, u krye edhe kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale. Gjithashtu, më 18.08.2025 në orën 22:00…
Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë Sistemin e ri elektronik kombëtar për menaxhim me dokumente – eDMS. Prezantimi do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Transformimit Digjital. Gjatë vizitës së javës së kaluar në Dellçevë, ku inspektoi rikonstruimin e Qendrës së re për shërbime në Dellçevë, ministri Andonovski theksoi se interesi për përdorimin e Portalin për shërbime elektronike është rritur ndjeshëm – nga 1000 perdorues në muaj në 7.400, që është një rritje prej shtatë herë e gjysmë. Ai theksoi se pavarësisht sfidave të tilla si njohuritë digjitale, trajnimi…
Agron Saliu ( 41 ) punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës ka ndërruar jetë papritmas dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës ku ishte për pushime bashkë me familjen e tij. Lajmi për vdekjen e tij ka shokuar familjarët dhe miqtë e tij pasi i ndjeri nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje. Sipas dëshmitarëve që tregojnë për mediumet në Shqipëri, tetovari kishte nevojë urgjente për ndihmë dhe u soll dy herë në jetë nga banorët dhe turistët që ndodheshin në vendngjarje derisa erdhi ambulanca. Por për fat të keq, ata thonë se ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore,…
Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në VK Bogorodicë koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi. …
Një aksident komunikacioni ka rezultuar fatal me vdekjen e dy personave sot rreth orës 13 në rrugën Manastir-Resnjë, pranë vendit të quajtur “Sleçishte”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh – një “mercedes” me targa të huaja, i drejtuar nga një 52-vjeçar banor i Manastirit me banim në Gjermani, dhe një “opel” me targa të Ohrit, i cili transportonte dy persona të moshës 20 vjeç nga Ohri. Sipas MPB-së, 52-vjeçari nga Manastiri vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga personat në “opel” ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin…
” Përpjekja diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është e nevojshme, por mbeten dyshime rreth vullnetit të vërtetë të Presidentit rus Vladimir Putin për të zgjidhur konfliktin”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë me NBC News pas samitit të Shtëpisë së Bardhë. “Kur shoh situatën dhe faktet, nuk më duket se Presidenti Putin është shumë i etur për paqe tani. Por ndoshta jam shumë pesimist”, tha presidenti francez.
Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se për 7 mujorin, eksportet në total ishin 238.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik, eksportet ishin 35.2 miliardë lekë, me zgjerim 5.7%. Një pjesë e madhe e rikuperimit lidhej me rritjen e fortë të shitjeve drejt Kosovës, të cilat u zgjeruan me 72.5% për 7 mujorin. “Monitor” ka mësuar se nuk kemi të bëjmë me rritje reale, por thjesht…
Një rast i rëndë është raportuar dje pas mesnate në kryeqytet, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 gusht 2025, rreth orës 00:00, në rrugën “Lasgush Pogradeci” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ato të NjRSh-së, të cilat kanë hasur disa persona pranë një veture, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndërkohë, qytetarë anonimë kanë dërguar video-incizime ku shihen katër persona duke mbajtur ndriçues dhe duke mbledhur diçka nga toka pikërisht në hapësirën ku policia ka sekuestruar…
Protestë do të mbahet sot para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për rikthimin e ndalesës së autobusëve te Xhamia e Llapit. Protesta do të organizohet nga operatorët e linjës, të cilët kundërshtojnë këtë vendim duke e konsideruar atë të dëmshëm për funksionimin e shërbimit të tyre dhe për qarkullimin në qytet. Sipas njoftimit nga Shoqata, nisja e autobusëve nga Podujeva drejt Prishtinës është paraparë në orën 08:00. Ndërsa grumbullimi i protestuesve do të bëhet para objektit të komunës menjëherë pas mbërritjes në kryeqytet.

