Analisti politik Visar Ymeri ka folur për mungesën e reagimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, një proces që u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani. “Kur e kom pa që ka shku Osmani në Bordin e Paqes, kom pyet a ka fol Osmani me ndokënd. Duhesh me fol me LVV-në. Duhesh me fol me PDK-në, LDK-në, krejt partitë parlamentare. Dhe kur e ke këtë dakordësim mundesh me shku me fol atje. Mirëpo pastaj hyrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të nënkuptonte siç e tha edhe Osmani prej Davosit,…
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës “Lazar Tërpevski” (rruga “Ferid Murat”), prej sot do të vendoset regjim i përkohshëm i ndryshuar i trafikut në Komunën e Çairit. Siç informojnë nga SHN “Granit” SHA Shkup, ndryshimi zbatohet sipas Lejes së dhënë për ndryshim kohor të regjimit të trafikut nga Qyteti i Shkupit me numër 15-13418/4, nga 2 shkurti i vitit 2026. Regjimi i përkohshëm i trafikut do të jetë në fuqi në periudhën nga 9 shkurti i vitit 2026 deri më 2 shkurt të vitit 2027.
Prokuroria tre vite pa vendim për lëndën penale kundër ‘Usjes’ Qyteti i Shkupit po pret përgjigje se pse nuk ka pasur vendim për akuzat penale kundër çimentores Usje pas tre vitesh. Prokuroria thotë se ende po mbledh prova, por Inspektorati tashmë ka filluar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Penale, e cila, sipas ekspertëve ligjorë, mund të ndalojë akuzat penale. Qyteti i Shkupit ka kërkuar shpjegim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për mosmarrjen e vendimit prokurorial lidhur me akuzat penale kundër Çimentores Usje pas tre vitesh. Këtë e konfirmoi kryetari i bashkisë, Orce Georgievski, duke shtuar se do ta informojë publikun për…
Ndalohen dy persona nga Shkupi në Mavrovë, policia u gjen marihuanë në makinë SPB Tetovë njofton se dje ka arrestuar dy persona në Mavrovë, tek të cilët është gjetur marihuanë. “Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D”. “Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB…
Debati politik rreth përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës ka nxitur një përplasje të re mes ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri Stafai. Reagimi erdhi pasi deputetja Imeri akuzoi se “22 vite pushtet nuk mbulohen duke fajësuar të tjerët”, duke publikuar edhe fotografi të ministrave shqiptarë të Drejtësisë. Sipas saj, opozita shqiptare ka të drejtë të kritikojë, por më parë duhet të japë llogari për çështjet që nuk janë realizuar, duke theksuar se provimi i jurisprudencës nuk u mundësua në gjuhën shqipe kur kishte mundësi të bëhej. “Ndonjëherë heshtja do të ishte më…
Sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup Vazhdon gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev. Seanca gjyqësore do të vazhdoj me dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia, të cilët kanë punuar në raportet e ekspertizës mjekësore për Prokurorinë. Çështja është në procedurën e provave dhe po zhvillohet nga gjyqtarja Snezhana Markovska, dhe këtë javë janë caktuar disa seanca dëgjimore për dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia. Në përputhje me dinamikën e shpallur, dëgjimi i ekspertëve nga Serbia, të cilët gjithashtu kanë punuar në raportet e ekspertizës mjekësore për Prokurorinë, do të fillojë në fund të marsit.
Sindikata e Pavarur ka alarmuar për kushtet e këqija në kazermat ushtarake pas shfaqjes së sëmundjes ngjitëse zgjebe në kazermën “Aleksë Demnievski-Bauman” në Veles. Sipas sindikatës, kjo situatë ka nxjerrë në pah problemet serioze me kushtet e jetesës dhe punës së ushtarëve profesionistë në kazermat në mbarë vendin. Nga Sindikata thonë se shfaqja e zgjebes nuk është një rast i izoluar, por pasojë e një neglizhence shumëvjeçare. Sipas tyre, ushtarët profesionistë flenë në ambiente me lagështi dhe insekte, përdorin shtroje të vjetra dhe të papastra, jastëkë të përdorur edhe mbi dy dekada, ndërsa batanijet dhe çarçafët nuk janë ndërruar prej…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka paralajmëruar protestë me bllokadë që do të mbahet më 10 shkurt 2026 (e martë) para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga ora 9:00. Bllokimi do të zhvillohet në rrugët “11 Tetori” dhe “Dame Gruev”. Nga LSM thonë se protesta po organizohet për shkak të, siç deklarojnë ata, heshtjes njëvjeçare të deputetëve për propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale dhe pagave të tjera. Sindikata kërkon që paga minimale të rritet menjëherë në 600 euro, dhe pagat e tjera të rriten me të paktën 6,000 denarë ose diferencën që do të…
Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së gjatë seancës për deklaratat përmbyllëse. “ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkretë, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej personave”, deklaroi West. Kryeprokurorja Kimberly West theksoi se kërkesa është për përgjegjësinë individuale të secilit, jo për Shtabin e Përgjithshëm, dhe përfshin të gjitha pikat e aktakuzës.
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe…
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 23:09 regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në territorin e Republikës së Kosovës, afërsisht 46 km në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter, M L 3.0. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Tetovë dhe zonën përreth me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Për momentin nuk janë raportuar dëme nga ky tërmet.
Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga kjo pozitë dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake, duke shënuar një ripozicionim të rëndësishëm në karrierën e tij publike. Përmes një deklarate reflektuese, Ramadani bëri të ditur se ky vendim vjen pas një pikëtakimi vendimtar mes ndërgjegjes profesionale dhe zhvillimeve të fundit politike. Ai zbuloi se në mbledhjen e fundit të kryesisë kishte votuar kundër dorëheqjes kolektive, duke argumentuar se si inxhinier beson te stabiliteti dhe te strukturat që ngrihen mbi themele të forta, e jo te logjika e rrëzimit për të rifilluar nga…

