Bashkimi Evropian po përgatit njëkohësisht disa mundësi për të formalizuar anëtarësimin e Ukrainës në bllok, i cili është planifikuar të përfshihet në një marrëveshje paqeje të ardhshme. Bloomberg e raportoi këtë, duke cituar burime. “Ndër opsionet që po shqyrtohen janë mbrojtja e menjëhershme për Kievin dhe qasja e menjëhershme në disa nga të drejtat e dhëna anëtarëve të aleancës. Në të njëjtën kohë, blloku do t’i ofrojë Ukrainës afate të qarta për përfundimin e hapave të nevojshëm për të zbatuar procedurën zyrtare”, thanë burimet për botimin. Mundësi të tjera përfshijnë vazhdimin e procesit aktual të pranimit të Ukrainës në BE,…
Author: Hamdi Kumanova
Më shumë se 10 persona kanë humbur jetën në një rrëshqitje toke në një minierë në Republikën Demokratike të Kongos në jug të vendit. Portali i lajmeve “Actualite” publikoi informacion në lidhje me këtë. U raportua se një rrëshqitje dheu ndodhi në një minierë ku po zhvillohej nxjerrja e paligjshme e bakrit dhe kobaltit pas shirave të zgjatura. Të paktën 11 persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Miniera e hapur, e cila punëson rreth 10,000 punëtorë të paligjshëm, ndodhet në distriktin Tilwizembe, 20 km nga Kolwezi, kryeqyteti i provincës Lualaba të Kongos. Puna është pezulluar gjatë tetë…
Lamine Yamal, ylli i Barçës, vetëm 18 vjeç, dha një intervistë për ESPN në të cilën, përtej temave të zakonshme sportive, foli për detaje intime të jetës dhe personalitetit të tij. Për shembull, në kontrast me një zbulim të mëparshëm se ai ndiqte kurse gatimi, ai sqaroi se tashmë e ka braktisur karrierën e tij në kuzhinë: “E vërteta është se hoqa dorë sepse nuk ishte për mua. Isha shumë keq, shumë keq. Mund t’ju bëj disa copëza patatesh, në maksimum.” Lidhur me jetën e tij të përditshme jashtë futbollit, ai e përshkroi veten si një 18-vjeçar normal. “Unë bëj…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot, në Qendrën e Trajnimit – Idrizovë, hapi trajnimin mbi luftën kundër shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, në të cilin marrin pjesë 12 nëpunës policorë dhe prokurorë publikë. Trajnimi do të realizohet në periudhën nga 9 deri më 12 shkurt, informuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në fjalimin e tij, Iseni theksoi se trafikimi i qenieve njerëzore dhe shfrytëzimi janë disa nga format më serioze të krimit të organizuar, të cilat shkelin rëndë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e viktimave, duke theksuar se nevojitet një qasje e integruar dhe e…
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.(Tetovasot)
Më 9 shkurt 2026, në orët e hershme të mëngjesit, policia e SP Gostivar ka arrestuar një 44-vjeçar nga Gostivari. Ndërhyrja ka pasuar pasi rreth orës 01:25 bashkëshortja e tij, 43 vjeçe, kishte raportuar se ai kishte tentuar të ushtronte dhunë ndaj saj dhe vajzës së tyre. Personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas sqarimit dhe dokumentimit të ngjarjes do të ngritet parashtresë përkatëse. “Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka…
Përdorimi i përditshëm ka bërë të duket si kalim normal dhe legal, por në fakt, ky kalim ilegal këmbësorësh shpesh ka qenë fatal. Viteve të fundit nuk kanë munguar aksidentet, ku janë regjistruar së paku tre viktima. Aksidente të tjera më të lehta janë më shumë në numër. Megjithatë, ky kalim ilegal në afërsi të Bit Pazarit, assesi të mbyllet. “I ngjanë një vendkalimi për këmbësor por nuk është i tillë. Mijëra qytetarë këtu kalojnë rrugën me vetëdijen se jeta e tyre është në rrezik pasi veturat nuk e kanë obligim për të ndaluar”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija…
Stojançe Zarkov nga Shtipi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënës së tij 84-vjeçare në gusht të vitit të kaluar, derisa ishte në gjendje të dehur. Zarkov deklaroi në gjyq se nuk e mbante mend vrasjen e nënës së tij. Ai tha se atë ditë ka bërë punët e përditshme. Më pas tha se ishte në dhomën tjetër kur nëna e tij filloi të bërtiste. Hyri brenda dhe pa se gjaku po i rridhte nga qafa. Më pas tha se thirri një ambulancë, dhe më pas mbërritën policia dhe prokurori publik. Megjithatë, sipas provave, Zarkovi…
Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdarë ka ndaluar një makinë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit gjeti dhe sekuestroi shtatë kilogramë marihuanë me vlerë tregu rreth 35 mijë euro. Policia ka bërë të ditur se veturën e ngiste i dyshuari, mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë. Pos drogës, u sekuestruan edhe katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike, dy rollne plastike, dy aparate për vakum dhe dy peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 02.02.2026 deri në 08.02.2026, nga sistemi “Safe City” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, u regjistruan gjithsej 4991 kundërvajtje, nga të cilat 641 masa për kundërvajtje të kryera nga shoferë të cilët drejtonin automjetin me targa të huaja. “Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara 4674, më tej për kalim në sinjalin e mbyllur (dritë të kuqe) 163, ndërsa për drejtim të automjetit me skadim vlefshmërie të lejes së qarkullimit janë…
Policia e Ukrainës thotë se dy persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës që ndodhën në Donetsk. Tre bomba ajrore u hodhën në qytetin e Kramatorskut, duke vrarë një grua dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, raporton Sky News. Në një sulm të veçantë në fshatin Oleksiyevo-Druzhkivka, një person u vra dhe një tjetër u plagos, shtoi policia.
Në Kuvend nuk ka arritur asnjë interpelancë ndaj ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, pas thirrjeve të shumta për dorëheqjen e tij, të nxitura nga deklaratat rreth kërkesës së studentëve për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Pyetja në adresë të Kuvendit erdhi pasi gjatë dy ditëve të shkuara parti të ndryshme kanë kërkuar dorëheqjen ose largimin e Fillkovit. Ne takim joformal me gazetarët, kreu i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi se qëndrimi i tij është që në këtë rast, duhet të respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve. Gashi tha se ka mbështetur kërkesën e studentëve. Në po të njëjtin…

