Author: Hamdi Kumanova

MPB njofton se më datë 09.02.2026 në ora 21:40 në bul. „Ilinden“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.S. (21) nga fshati Dobrosht, rrethina e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, është ndaluar automjeti i pasagjerëve „BMW“ me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte mjetin gjatë kohës së masës aktive të ndalesës për drejtim të mjetit motorik. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, shpreh shqetësim serioz lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Cilësinë në Arsimin e Lartë. Këto ndryshime përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë universitare, e cila është kategori kushtetuese dhe pjesë e pandashme e rendit juridik dhe demokratik të shtetit. Vendosja e strukturave të reja drejtuese me ndikim politik, mbi organet akademike ekzistuese, cenon parimin e vetëqeverisjes universitare dhe e zhvendos vendimmarrjen nga komuniteti akademik drejt pushtetit ekzekutiv. Aleanca vlerëson se krijimi i mekanizmave të centralizuar për përcaktimin e financimit universitar, përfshirë përcaktimin e shumës totale të mjeteve…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se PR-i i Qeverisë nuk përputhet me realitetin, sepse po bëhen krahasime selektive, përcjell Telegrafi Maqedoni. ” Garbage in, garbage out (GIGO) – kur në debatin ekonomik futen krahasime selektive, vetëlavdërime dhe shifra pa kontekst, në fund marrim një “ekonomi të katërt në Europë” të rreme. Ndërsa sa i përket asaj që qytetarët e ndjejnë, Maqedonia është në vendin e 82-të për cilësinë e jetës. Kjo është diferenca mes rrëfimit PR-it të Qeverisë dhe realitetit në të cilin jetojnë qytetarët. Në një kontekst të tillë, debati për pagën minimale prej 600 eurosh nuk…

Lexo më Shumë

Një tjetër aksident rrugor tragjik ka ndodhur në Rumani pak ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 7 tifozë të ekipit grek të PAOK-ut që udhëtonin nga Selaniku drejt Lyonit për të ndjekur ndeshjen e ekipit grek. Sipas mediave lokale këtë herë, tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasditen e ditës së dielë, në një aksident që ndodhi jashtë komunitetit të Domaşnea në Rumaninë perëndimore, ku u përfshi një kamion dhe një furgon. Nga furgoni u nxorën trupat e pajetë të 3 personave, shoferi 58-vjeçar dhe dy fëmijë të moshës 16 dhe 13 vjeç, ndërsa shoferi…

Lexo më Shumë

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka kritikuar edhe një herë kërkesën e Prokurorisë së Hagës për dënimi prej 45 vjetësh burgim për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në emisionin “Ora Shtatë”, ai tha se nuk ishte befasi kjo kërkesë, sa ishte fakti që mbi 200 shqiptarë kanë dëshmuar kundër çlirimtarëve, ndërkohë kundër ‘kasapit të Ballkanit’, Sllobodan Millosheviqit vetëm 60 shqiptarë. “Për ne nuk ka qenë befasuese, sepse prokurorët këtë e kanë si punë rutinore dhe tentojnë të fitojnë rastin. Prokurorët kërkuan 180 vjet burgim për katër persona, dhe kjo është e papranueshme. Dihet që ata katër persona…

Lexo më Shumë

MPB mjofton se më 09.02.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “Shumatovska” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar e kanë privuar nga liria J. Xh. (69) nga Gostivari. Gjatë kontrollit ndaj tij dhe në automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar tre paketime me substancë pluhur kafe. Më pas, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij në Gostivar, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre qese me substancë pluhur kafe. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj…

Lexo më Shumë

Një apartament me sipërfaqe 83 metra katrorë në Komunën Qendër të Shkupit është shitur për 246.171 euro, që përfaqëson çmimin më të lartë të arritur për një banesë në periudhën tetor–dhjetor 2025, sipas të dhënave nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave të publikuara nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme. Në këtë periudhë, çmimi më i lartë për metër katror ka arritur në 182.404 denarë, ndërsa apartamenti më i shtrenjtë i shitur ndodhet në territorin e Komunës Qendër. Sipas raportit, nga tetori deri në dhjetor 2025, në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 1.004 apartamente të reja ose…

Lexo më Shumë

Në orën 07:00 në Kodrën e Diellit janë matur -2 gradë celsius, ndërsa shtresa e borës në këtë Qendër turistike ka arritur në 64 centimetra. Në Berovë dhe Mavrovë janë matur 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole, 3 në Pretor dhe Vinicë, 4 në Ohër, 5 në Tetovë, Manastir, Prilep, Shtip dhe Strumicë, 6 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Kavadar, 7 gradë në Gjevgjeli dhe 8 në Demir Kapi.

Lexo më Shumë

Shkruan: Shiret Elezi Propozim-Ligji për arsimin e lartë, i vendosur në sistemin elektronik ENER, si dhe Ligji për cilësinë në arsimin e lartë, cenojnë rëndë autonominë e universiteteve. Këto akte ligjore parashohin vendosjen e trupave shtesë në strukturën drejtuese të universiteteve, ku përveç Rektorit dhe Senatit krijohet edhe Këshilli i Universitetit, i cili do të ketë kompetenca për të çfuqizuar vendimet e Rektorit dhe Senatit, si dhe për të përcaktuar shpenzimet e lejuara për veprimtarinë universitare. Ky Këshill do të ketë anëtarë të emëruar nga Qeveria, me propozim të Ministrit të Arsimit, çka përbën një përzierje të paprecedentë në autonominë…

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton se Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit, që nis më 18 shkurt të këtij viti, përcjell TV21. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai dhe ambasadorin i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj gjatë ditës së sotme realizuan vizitë në këtë xhami. “Xhamia do të hapet për kohët e namazeve dhe teravitë gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Gjatë kësaj vizite u bë inspektimi i gjendjes së xhamisë dhe u diskutuan çështje që lidhen me funksionalizimin e saj. Me këtë rast u vendos që xhamia të hapet…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij. Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore. Njoftimi i policisë: DHËNIE E RYSHFETIT PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të dëborës që goditën Japoninë kanë shkaktuar 46 vdekje dhe 604 të plagosur, sipas një analize të të dhënave nga agjencitë japoneze të mbrojtjes civile. Rreth një e treta e të plagosurve, ose 193 persona, raportuan lëndime serioze, ndërsa numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Prefekturën Niigata, me 17 vdekje. Vala e fundit e motit të keq, e cila ka prekur vendin që nga 20 janari, arriti edhe në Tokio më 8 shkurt. Bora ra në kryeqytet për herë të parë në disa vite, me një grumbullim prej rreth pesë centimetrash. Në qendrën veriore…

Lexo më Shumë