Një 23-vjeçare britanike u qëllua për vdekje nga i ati gjatë një vizite në shtëpinë e tij në Teksas. Siç bëjnë me dije hetimet, ajo kishte pasur një debat të ashpër me babanë e saj për Presidentin amerikan Donald Trump më herët po atë ditë. Lucy Harrison, nga Cheshire, u qëllua në gjoks më 10 janar 2025 në Prosper, pranë Dallasit. Në seancën hetimore të hapur në Gjykatën e Cheshire, i dashuri i saj, Sam Littler, dëshmoi për një “debat të madh” mes Lucy-t dhe babait të saj lidhur me Trump. Sipas Littler, Lucy shqetësohej shpesh kur i ati fliste…
Author: Hamdi Kumanova
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëmë në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter dhe intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit.Sipas AME-së, tërmeti ka pasur thellësi hipoqendrore prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144 dhe 20.985. “Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe, për shkak të forcës së tij, ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta” thuhet…
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se sistemi i drejtësisë në SHBA “duhet të bëjë punën e vet” lidhur me çështjen e të abuzuesit seksual të ndjerë Jeffrey Epstein. “Kjo është një çështje që para së gjithash i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtësia atje duhet të bëjë punën e vet”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në një panair tregtar të hënën. Ai tha se mbi të gjitha mendon për viktimat dhe për ndjekjen penale të përgjegjësve në këtë çështje. “E vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj”, theksoi Macron. Departamenti amerikan…
Prindërit amerikanë që kanë detyrime të prapambetura financiare për fëmijët e tyre së shpejti mund të përballen me një masë drastike: revokimin e menjëhershëm të pasaportës. Administrata Trump po përgatitet të zgjerojë dhe të ashpërsojë zbatimin e një ligji 30-vjeçar, duke kaluar nga një qasje pasive në një veprim proaktiv për mbledhjen e borxheve. Deri më tani, legjislacioni federal i vitit 1996 lejonte revokimin e pasaportave për borxhe mbi 2,500 dollarë për mbështetjen e fëmijëve. Megjithatë, Departamenti i Shtetit vepronte vetëm në momentin kur personi aplikonte për rinovimin e pasaportës apo kërkonte shërbime të tjera konsullore. Sipas planit të ri,…
Nëntë persona kanë humbur jetën pas shtënëve në provincën e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital. Një person të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën. Autori i të shtënave u konfirmua i vdekur më herët pasdite. Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës dhe dyshimet janë se ai është vetëvrarë. Dy persona u transportuan me helikopter drejt spitalit me lëndime serioze për…
Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më 11 shkurt, pra të martën, nga ora 12:00 (ora e nisjes së seancës ka ndryshuar për shkak të zhvllimeve në Hagë, kështu seanca pritet të nisë nga ora 17:00). Seanca konstituive nis më vonë, ora ndryshon për shkak të Hagës Sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën konstituive, janë katër pika: Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve; 2. Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit, dhe pika për zgjedhjen e pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetari i…
Donald Trump po përshkallëzon retorikën e tij kundër Iranit , duke thënë se Teherani po kërkon një marrëveshje me të, ndërsa ai po shqyrton dërgimin e një grupi të dytë sulmues të aeroplanmbajtësve në Lindjen e Mesme mes tensioneve në rritje. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Ata nuk do të flisnin me askënd tjetër, por po flasin me mua”, tha presidenti amerikan, duke sulmuar paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Joe Biden, duke i akuzuar ata se “kanë krijuar një përbindësh” me politikën e tyre ndaj Teheranit. Trump tha se SHBA-të tashmë kanë një prani të fortë detare në…
Sezoni më shumë se i kënaqshëm i Ange-Yoan Bonny me Interin e ka çuar atë direkt në Kupën e Botës 2026 në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Megjithatë, sulmuesi i zikaltërve po përballet me një kalim dramatik: jo në Francë, por në Bregun e Fildishtë. Parashikimi nga gazetari nga Bregu i Fildishtë, Sanh Séverin, është konfirmuar edhe nga grupi i Bonny-t, i cili ka të ngjarë të thirret te ‘Elefantët’ për afatin kalimtar ndërkombëtar të marsit. Sulmuesi i lindur në Chivu ka përfaqësuar më parë Francën, por nuk ka bërë kurrë debutimin e tij ndërkombëtar. Bregu i Fildishtë është…
Ekziston rreziku i gjetjes së produkteve kozmetike dhe lodrave për fëmijë në raftet e dyqaneve në vend që përmbajnë substanca të ndaluara, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), ndër të tjera, në raportin përfundimtar mbi Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për vitin 2024. Arsyeja për këtë situatë, sipas auditimit të ESHR-s, është se lista e substancave të ndaluara në produktet kozmetike nuk është përditësuar as edhe një herë që nga miratimi i saj në vitin 2010 dhe nuk ndjek praktikën e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk. Lidhur me lodrat e fëmijëve, auditori shtetëror vëren se asnjë laborator në vend nuk…
Për të konfirmuar se ky është një njoftim mashtrues, ne i dërguam një pyetje zyrtare ekipit të Max Aminit, duke pyetur nëse komediani do të performojë në Maqedoni. Ata konfirmuan se nuk është planifikuar diçka e tillë, përcjell Gazeta Express nga Vërtetmatësi. Ne analizojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë: Bëhu i pari që e sheh Max Aminin në MAQEDONI. Lista e pritjes është e hapur Max Amini është një komedian, aktor dhe regjisor iraniano-amerikan, i lindur në vitin 1981 në Tucson, Arizona (SHBA). Ai është i njohur për komedinë e tij stand-up të frymëzuar nga kultura, familja dhe jeta e përditshme…
MPB njofton se më datë 09.02.2026 në ora 21:40 në bul. „Ilinden“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.S. (21) nga fshati Dobrosht, rrethina e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, është ndaluar automjeti i pasagjerëve „BMW“ me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte mjetin gjatë kohës së masës aktive të ndalesës për drejtim të mjetit motorik. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Kuvendi në seancën e sotme të 84-të konstatoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu. Aliu më 19 janar përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Në dorëheqjen drejtuar kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski, Aliu theksoi se ajo vjen si rezultat i analizës së tij personale dhe profesionale dhe se në këtë periudhë është më e përshtatshme të vazhdojë kontributin e tij në fushën akademike. “I nderuari ikryeministër, me anë të kësaj shkrese ju njoftojë se po jap dorëheqjen time të pakthyeshme nga funksioni i zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës…

