Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka denoncuar publikisht një komplot për vrasjen e tij, duke njoftuar se do të ndryshojë vendbanim në ditët në vijim për arsye sigurie. Në një konferencë për shtyp, Petro deklaroi: “Duhet të pranoj se do të zhvendosem pas dy ditësh, duke u përpjekur të shmang vdekjen.” Ai bëri të ditur gjithashtu se i kishte shpëtuar një atentati të mundshëm një ditë më parë, teksa udhëtonte me helikopter. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit të transmetuar drejtpërdrejt, presidenti shpjegoi se mjeti ajror me të cilin udhëtonte nuk mundi të ulej sipas planit në departamentin e…

Lexo më Shumë

Shefi i ushtrisë norvegjeze, gjenerali Eirik Kristoffersen, ka deklaruar se Oslo nuk mund ta përjashtojë mundësinë e një pushtimi të ardhshëm rus ndaj vendit, duke sugjeruar se Moska mund të veprojë kundër Norvegjisë për të mbrojtur asetet e saj bërthamore të stacionuara në veriun e skajshëm. “Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e marrjes së territorit nga Rusia si pjesë e planit të tyre për mbrojtjen e kapaciteteve të veta bërthamore, që janë e vetmja gjë që u ka mbetur dhe që realisht përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kristoffersen. Ai pranoi se Rusia nuk ka…

Lexo më Shumë

Qytetarët shohin çdo ditë se korrupsioni po lulëzon në Maqedoni për shkak të kriminalitetit të koalicionit të tenderave VMRO-ZNAM, thonë nga LSDM-ja opozitare. “161 tendera për një kompani, 51 tendera për kompaninë e preferuar të VMRO-së përmes komunave, 9 milionë euro për një kompani me vetëm dy punonjës, 1.2 milionë euro për një kompani të afërt me ZNAM përmes Postës….5 ton drogë përtej kufirit, skandali më i madh i drogës në rajon ndodhi me drogë nga Maqedonia që u kontrabandua në Serbi”, thonë nga LSDM Nga kjo parti theksojnë më tej se në vend të reformave në gjyqësor,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar përparim as këtë vit në luftën kundër korrupsionit. Sipas raportit më të ri të Transparency International Maqedoni vendi edhe këtë vit ka 40 pikë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit, që do të thotë se nuk është shënuar përparim thelbësor në krahasim me vitin e kaluar. Nga Transparency International thanë se, formalisht, jemi të pozicionit katër vende më lartë lartë këtë vit, megjithatë kjo është për shkak se vende të tjera kanë pasur rezultate më të dobëta. Problemet kryesore sistemike vazhdojnë të mbeten reformat e pasuksesshme dhe të papërfunduara në gjyqësor dhe prokurori,…

Lexo më Shumë

Rezervat devizore në fund të janarit të këtij viti arritën në 5.600.5 milionë euro dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje për 675.3 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (74,8%), e ndjekur nga ari monetar (16,8%) dhe valutat dhe depozitat (8,4%).

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë është shënuar në Gjakovë gjatë ditës së martë. Një pacient i cili ishte në kujdesin intensiv në Spitalin e qytetit, ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi rastin. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte në kujdesin intensiv në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë

Lexo më Shumë

Parlamenti Europian miratoi ndryshimet në rregullat e procedurës së azilit të BE-së që synojnë përshpejtimin e përpunimit të kërkesave për azil. Eurodeputetët mbështetën krijimin e një liste në të gjithë BE-në të vendeve të sigurta të origjinës dhe gjithashtu votuan në favor të një marrëveshjeje mbi një rregullore që rregullon zbatimin e konceptit të “vendit të tretë të sigurt”. Sipas Parlamentit, lista e re e vendeve të sigurta të origjinës në nivelin e BE-së do të lejojë përpunimin e përshpejtuar të kërkesave për azil nga shtetasit e Bangladeshit, Kolumbisë, Egjiptit, Kosovës, Indisë, Marokut dhe Tunizisë. Sipas rregullave të reja, barra…

Lexo më Shumë

Naim Murseli do të dalë sërish para Gjykatës Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. Në seancën e kaluar u dëgjua dëshmia e Murselit, që iu përgjigj pyetjeve të avokatit të tij. Përballë trupit gjykues, Murseli përshkroi natën kritike të 29 nëntorit të 2023-tës, duke mohuar se ka planifikuar vrasjen. Deklarata e tij zgjati gati një orë, teksa prokurorja e rastit deklaroi se do t’i nevojiteshin më shumë se dy orë për ta marrë në pyetje Murselin. Në seancën e kaluar trupi gjykues po ashtu liroi fizikisht nga seanca…

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bajnicë të Kaçanikut, ku një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar që ndodhej në oborrin e shkollës së fshatit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar në orët e mbrëmjes dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse. Sipas tij, rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete. “Për të gjitha veprimet policore…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku i shoqëruar me zjarr ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Shkupit, në pjesën pranë Hipodromit, në drejtim të kryeqytetit, duke shkaktuar bllokim të plotë të autostradës për disa orë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “BMW” dhe një kamion, ndërsa pas përplasjes ka shpërthyer zjarr, duke krijuar situatë alarmante në vendngjarje. Dëshmitarë okularë kanë përshkruar skena dramatike, teksa në terren kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe autoambulanca. Deri në momentin e raportimit, nuk janë bërë të ditura informacione zyrtare lidhur me persona të lënduar apo…

Lexo më Shumë

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF). Raporti evidenton se “rezultatet e dobëta në shkrim-lexim, matematikë dhe shkenca te të rinjtë, të kombinuara me kapacitete të kufizuara mësimdhënieje, materiale të vjetruara dhe mungesë infrastrukture digjitale, po dëmtojnë përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës. Shqipëria renditet poshtë mesatares së Evropës Juglindore dhe dukshëm më poshtë se standardet ndërkombëtare për aftësitë themelore.” Raporti nënvizon se djemtë përballen me nivele shumë të ulëta të shkrim-leximit dhe aftësive bazë, me mbi 80% të…

Lexo më Shumë

Një shtetas francez 79-vjeçar është ndaluar që nga shkurti i vitit 2024 me akuza për përdhunim dhe sulm seksual të rënduar ndaj 89 të miturve. Sipas zyrës së prokurorit të Grenoble, incidentet ndodhën midis viteve 1967 dhe 2022 në Francë dhe jashtë vendit. Burri, i identifikuar si Jacques Leveugle, është gjithashtu nën hetim për vrasjen e nënës dhe tezes së tij, të cilat u mbytën me një jastëk në dy incidente të ndara në vitet 1970 dhe 1990. Akuza bazohet kryesisht në një USB të zbuluar në vitin 2022 nga një nip i tij, i cili ia dorëzoi atë policisë…

Lexo më Shumë