Një samit pesë-orësh në Kremlin mes presidentit rus Vladimir Putin, Steven Witkoff dhe Jared Kushner nuk ka sjellë ende një kompromis mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Ukrainë. Lajmin e konfirmoi këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, i cili tha për AFP se “një kompromis nuk është gjetur ende”, sidomos në lidhje me territoret e pushtuara në Ukrainë. Sipas Ushakov, “disa propozime amerikane duken pak a shumë të pranueshme”, por palët duhet të vijojnë negociatat pasi “ka ende shumë punë për t’u bërë”. Ndërkohë, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje historike…
Author: Hamdi Kumanova
Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington, duke komentuar situatën në Ukrainë, të cilën e përshkroi si një “rrëmujë”. “Po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim,” tha Trump. “Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them. Çfarë rrëmuje,” shtoi ai. Komentet e ish-presidentit vijnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Irlandë, shprehu një ton më optimist. Në një aktivitet…
Kryetari i Dibrës Fisnik Mela së bashku me ekipin e komunës dhe koordinatorët e projektit, inspektuan punimet ndërtimore që po kryhen në tre rrugë në qytet, informuan nga pres shërbimi i komunës. “Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës lokale, sigurimin e cilësisë së lartë të ndërtimit dhe respektimin e afateve. Për ne, çdo metër rrugë e rregulluar përfaqëson një hap përpara drejt një Dibre të lidhur, më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar”, tha Mela. Ka shprehur bindje se punimet do të përfundojnë shumë shpejt dhe rrugët do të vihen në…
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e filloi serinë nacionale të punëtorive kushtuar mbështetjes së komunave në përgatitjen dhe realizimin e sa më shumë projekteve për efikasitet energjetik. Këto tranime, siç kumtojnë nga Ministria, do të mbahen në disa qytete të vendit me qëllim që të përforcohen kapacitetet lokale dhe të avancohet zbatimi i standardeve evropiane në planifikimin energjetik. Në kuadër të kësaj nisme sot në Shkup u mbajt punëtori për ndërtim të kapaciteteve të administratës komunale për prëgatitje të programeve për efikasitet energjetik. Ngjarja realizohet në përputhje të projektit Mbështetje për reformat energjetike në RMV, financuar nga…
Studentët e universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup vazhdojnë të mos kenë linja të rregullta dhe të qasshme drejt kampusit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme ndaj autoritetetve. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup për Portalb.mk njoftoi se ende është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Ndërmarrja e Transportit Publik dhe Qytetit të Shkupi për hapjen e linjës së re të transportit publik, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e studentëve nga konvikti “Pellagonia” deri te kampusi universitar. Qyteti i Shkupit vazhdon të injorojë këtë kërkesë dhe pyetjet gazetareske, raporton Portalb.mk. Sipas njoftimit, universiteti ka dorëzuar disa kërkesa zyrtare, së bashku me…
Po shqyrtohet mundësia, që gjobat të shtyhen me afat deri në fillim të shkurtit (1 shkurt). Ndoshta qytetarët do të vlerësojnë nëse do të nevojitet edhe një muaj shtesë për adaptimin. Ndoshta do të vazhdojmë edhe plus një muaj, me qëllim që të sigurohemi nëse qytetarët janë njoftuar mire me rregulat e reja”, ka thënë njeriu i parë i Ministrisë së Punëve të Brenndshme (MPB) Pançe Toshkovski. Veturat e huaja të cilat do të bëjnë shkelje të dispozitave ligjore në trafik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndalohen ta kalojnë kufirin (gjatë daljes nga shteti), por shoferët…
Në këto vende, mesatarisht, numri më i lartë i viteve të jetës së humbura për shkak të ndotjes së ajrit u mat midis banorëve të moshës 30 vjeç e lart, sipas raportit të EEA-s. Agjencia deklaron se ndotja e ajrit mbetet rreziku më i madh mjedisor për evropianët, mbi faktorë të tjerë si ekspozimi ndaj zhurmës dhe kimikateve ose rreziku i valëve të nxehtësisë që lidhen me klimën. Nivelet e pasigurta të ndotjes së ajrit kanë rezultuar në një shifër marramendëse prej 182,000 vdekjesh në vitin 2023, raportoi Euronews. Raporti i EEA-s pohon se 95 përqind e…
Gjoba dhe sanksione të tjera janë parashikuar për shkeljet e trafikut që do të evidentohen përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, i cili nga dje ka filluar të funksionojë në fazë provuese në Shkup. Njoftimet për shkeljet e kryera qytetarët do t’i marrin përmes SMS porosive në telefonin mobil dhe në adresën elektronike, ndërsa afati për pagesë është tetë ditë. Vetëm në 12 orët e para nga nisja e sistemit dje janë regjistruar 65.000 shkelje, prej të cilave 2.800 për kalim në të kuqe dhe 1.000 për automjete të paregjistruara. Me ndryshimet e fundit të Ligjit për Sigurinë e Trafikut…
“Jam rritur në atë klub dhe të gjithë e dinë se si jam kujdesur për sigurinë e klubit, tha mes lotësh Dejan Jovanovski – Deko, i pandehuri i parë për zjarrin në diskotekën PULS në Koçan, duke shprehur ngushëllime për të gjithë ata që nderuan jetë në natën tragjike. Jovanovski tha se e kupton dhimbjen e prindërve, sepse edhe një anëtar i familjes së tij vdiq në atë tragjedi. Për këtë, prindërit e pranishëm në sallën e gjyqit reaguan me indinjatë, dhe disa prej tyre u larguan nga salla e gjyqit pas fjalës së Jovanovskit, dukshëm të tronditur. …
Zyra doganore në Postën e Maqedonisë sot mori një skaner që duhet të lehtësojë parandalimin e trafikimit të drogës, eksplozivëve, armëve, pjesëve të tyre dhe municioneve. Është një platformë me rreze X nga kompania amerikane “Astrophysics” që mund të mbështesë mbi 200 kilogramë, 180 kilovat fuqi, rezolucion të lartë dhe funksionon në gjashtë ngjyra. Skaneri mund të “kalojë” qindra dërgesa në minutë, dhe gjithashtu përdor inteligjencë artificiale që, përmes një baze të dhënash (armë të memorizuara dhe pjesë armësh), sinjalizon operatorin se diçka është e dyshimtë. Skaneri është një donacion nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot më 2 dhjetor 2025 interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me marrjen si të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas kërkesës së firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, Kryeministri po “vepron si avokat i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë, pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Parlamenti”. Opozita shprehet se veprimi i Ramës është i paprecedentë. “Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e…
MPB Maqedoni njofton se dje (01.12.2025) në orën 12:20 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan Z.D. (58) nga fshati Tromegja, rajoni i Kumanovës. “Duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm, oficerët e policisë kontrolluan automjetin e tij “Citroen Berlingo” në rrugën “Branko Bogdanski Gutsman”, në të cilin ai shiste fruta dhe perime, dhe gjetën dhe sekuestruan rreth 1.100 mjete të ndryshme piroteknike”. “Ai po mbahet në stacionin policor. Ku pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

