Author: Hamdi Kumanova

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi dy anije të ankoruara në një port lumor në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës në Peru. Rrëshqitja e tokës fundosi një traget dhe dëmtoi rëndë një tjetër anije pasagjerësh që kishte dhjetëra njerëz në bord, sipas një raporti policor të cituar nga agjencia e lajmeve Andina, shkruan BBC. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 sipas orës lokale, ndërsa pasagjerët po përgatiteshin të zbrisnin në Iparia, në rajonin qendror Ucayali të vendit të hënën. Të plagosurit janë dërguar në…

Lexo më Shumë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Siç u raportua gjatë bisedës ata diskutuan situatën aktuale me luftën Rusi-Ukrainë. Biseda pasoi bisedimet e Macron me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris. Pallati Elysee tha se presidentët francezë dhe amerikanë diskutuan kushtet për një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme në Ukrainë, si dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të SHBA-së. Udhëheqësi francez tha gjithashtu se puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën kishte përfunduar dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje.

Lexo më Shumë

Këshilli komunal i Strugës akoma pa kryetar. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it. Partia e Mickoskit nuk heq dorë nga kjo pozitë. Nga atje thonë se nëse deri më 3 dhjetor kur duhet të miratohet buxheti, nuk e marrin pozitën e kreut të Këshillit, atëherë do të largohen nga koalicioni me VLEN-in në nivel lokal. “Kur të krijohen kushtet për shumicë dhe për zgjedhjen e kryetarit, atëherë do të realizohet”, tha Mite Stevoski – këshilltar i VMRO DPMNE-së. Edhe nga VLEN-i në Strugë për Alsat thonë se për momentin nuk ka marrëveshje. Ende nuk janë ulur…

Lexo më Shumë

Edhe pronari i kompanisë “Durmo Tours”, Durmis Beluli, nuk u paraqit sot, më 1 dhjetor, në burgun e “Idrizovës” për të filluar vuajtjen e dënimit të tij me 10 vjet burg për aksidentin e tmerrshëm rrugor pranë Llaskarcës. Atë herë, 16 pasagjerë vdiqën, mbi 30 u plagosën, transmeton Portalb.mk. Sipas gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Themelore e Gostivarit, Durmish Beluli mori tjetër shtyrje në serinë e pafundme të shtyrjeve të dënimit me burg, sepse tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në testikulin e dytë. Siç raporton SAKAMDAKAZAM.MK, Beluli pati hernien e tij të parë testikulare në…

Lexo më Shumë

Vendkalimi hekurudhor në fshatin Llopat të Kumanovës prej vitesh është burim shqetësimi, frike dhe pakënaqësie për banorët. Problemi nuk është i ri, por i përsëritur dhe i vazhdueshëm, pasi rampat që u instaluan për të rritur sigurinë rrugore pothuajse kurrë nuk funksionojnë siç duhet. Ndërsa, qytetarët thonë se kjo situatë zvarritet prej më shumë se një dekade, ndërsa institucionet nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në mënyrë të qëndrueshme, duke e lënë fshatin në një rrezik të përhershëm. Për banorët e Llopatit si dhe fshatrave të komunës së Likovës, kalimi çdo ditë pranë hekurudhës është një lojë fati. Kur vjen treni,…

Lexo më Shumë

Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dërguar një mesazh të qartë për Vinicius Júnior dhe Neymar, duke bërë të ditur se nuk do të garantojë pjesëmarrjen e tyre në Botërorin 2026 nëse nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike. Në një intervistë për programin ‘Esporte Record’ në TV Record, trajneri italian theksoi se përfshirja e ‘yjeve’ brazilianë në listën për Botërorin do të varet nga gatishmëria e tyre 100%. “Nëse Vinicius është në 90%, unë do të thërras një lojtar tjetër që është 100%, sepse ky është një ekip me nivel shumë të lartë konkurrues,…

Lexo më Shumë

Në Tetovë procesi i emërimit dhe ri-emërimit të rrugëve, urave dhe objekteve tjera ngeli pezull shkaku i zgjedhjeve lokale. Komisioni komunal në atë kohë përfundoi procesin e debateve publike dhe këshilltarët propozuan mbi 500 emra rrugësh dhe objekteve tjera. Por nga komuna e Tetovës thonë se procesi do të fillojë aty ku ka ngelur para zgjedhjeve. Këshilltarët e AKI-së thonë se do të përkrahin procesin që qytetarët të mos ngelin pa emra të rrugëve, por pyesin nëse Kasami do të ketë fuqi politike të ndryshojë emrat e rrugëve të ish-sistem komunist. VMRO-DPMNE thotë se ata kanë një marrëveshje…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.D. (29) nga Kumanova, pasi ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Rasti daton më 21 qershor 2025, kur nëpunës policorë ndaluan një automjet pasagjerësh të markës “Passat”, të drejtuar nga i dyshuari. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi sasi marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.D. do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Në Fakultetin e Filozofisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot është lëshuar zona Wi-Fi falas, e para në kuadër të projektit për internet falas të Ministrisë për Transformim Digjital (MTD). Me këtë internet janë përfshirë hapësirat administrative, auditoriumi i fakultetit dhe të gjitha amfiteatret, ndërsa në të ardhmen do të përfshihen dhe sallat e leksioneve dhe kabinetet. Ministri, Stefan Andonovski dhe dekani i këtij Fakulteti, Oliver Bakrevski definoi projektet e bashkëpunit me nënshkrimin e një Memorandumi. Presin që internet falas ta bëjë më të lehtë për studentët qasjen deri te informacioni. Andonovski paralajmëroi se me…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në prag të festave dhe organizimit të madh të ahengjeve, do të ndërmerr aksione të përforcuara në objektet hotelierike. Qëllimi është të parandalohen parregullsitë gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie dhe të sigurohet mbrojtja e mysafirëve. Nga Inspektoriati apelojnë deri tek hoteleritë të veprojnë me ndërgjegje dhe të respektojnë dispozitat ligjore të cilat i referohen punës së tyre veçanërisht në pjesën e numrit të lejuar të mysafirëve, orarin e punës, Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe të gjitha dispozitat e tjera. Inspektorati Shtetëror i Tregut paralajmëroi se do të reagojë në mosrespektimin…

Lexo më Shumë

Pensionistë nga i gjithë vendi, të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, u tubuan sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja e pensioneve të vazhdojë në mënyrë lineare. Zoran Trajkov, kryetar i këshillit inicues të grupit të pensionistëve, tha se qeveritarët duhet të pyeten “se ku e kanë ndërgjegjen për pensionistët me pensione të vogla”. Ai theksoi se kjo është një luftë për bukë dhe ilaçe dhe se zëri i pensionistëve duhet dëgjuar: “Lufta jonë është për të gjithë pensionistët, jo kundër pushtetit. Maqedonia duhet të jetë e bashkuar. Mjaft me ndarje. Zëri ynë do të…

Lexo më Shumë

-Kultura do të jetë në prioritetet më të larta të Çairit, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë takimit me pikotorët pjesmarrës në edicionin e sivjetmë të Kolonisë së piktorëve “Shkupi në Telajo”, përcjell TV21. Përveç mbështetjes ndaj këtij organizimi, Mexhiti paraljmëroi organizimin e disa ngjarjeve të tjera kulturore në këtë komunë. “Jo që do të vazhdojë, por mendoj që organizimi do të rritet. me Fatmirin kemi folur bashkë që përveç ekspozita të vazhdojë viteve të ardhshme, të sjellim pra Panairin e Librit të Tiranës, të jetë në Shkup. Hapjen e librarisë, që i mungon Çarshisë së…

Lexo më Shumë