Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi në rrjetet sociale se 17 kilometra nga autostrada Gostivar – Bukojçani tashmë janë përfunduar, duke e përshkuar rrugën përreth kalimit “Strazhë”. “Ndërtime intensive në autostradën Gostivar – Bukojçani, pjesë e Korridorit 8, segmenti Shkup – Strugë – Ohër. Tashmë 17 kilometra janë përfunduar, duke e shmangur kalimin e njohur ‘Strazhë’. Po ndërtojmë Maqedoninë!”, shkroi Nikolloski.
Author: Hamdi Kumanova
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe, dhe Mimoza Musa, Anëtare e Delegacionit, morrën pjesë në Misionin e AP të OSBE-së për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kirgistan, të cilat u zhvilluan më 30 nëntor 2025. Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, si shefe e Misionit, Monika Zajkova i hapi brifingjet para mbajtjes së zgjedhjeve. Para se të nisen në disa rajone të Kirgistanit për të vëzhguar zgjedhjet, ato u informuan plotësisht mbi situatën në Kirgistan para zgjedhjeve nga përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit afatgjatë të ODIHR-it,…
Gjykata e Lartë Administrative, në seancën e mbajtur më 6 nëntor 2025, miratoi Aktvendim me të cilin ankesën e partisë politike Levica kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është refuzuar si e pabazë. Me këtë u konfirmua Aktvendimi i miratuar më parë nga Gjykata Administrative, i cili hodhi poshtë propozimin e Levicës për anulimin e Udhëzimit për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. {Këtë Udhëzim, Аgjencia e miratoi për të sqaruar mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi ndarjen e kohës për reklamim të paguar politik, ndarjen e…
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi nga ndarë lajmin se këshilli i komunës së Çairit në mbledhjen e jashtzakonshme ka shpallur ditë zie 1 dhjetorin me rastin e ndarsjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, shkruan Top24 Po ashtu nën organizimin e komunës së Çairit do të mbahet edhe një mbledhje komemorative sidhe do të hapet libri zizë i cili do të jetë i hapir deri të premten. Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se prej sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt, shtet i sigurt (Sejf Siti-Safe City)”, i cili automatikisht do të regjistrojë shkeljet në trafik përmes kamerave të vendosura në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe përgjatë autostradave të korridoreve 8 dhe 10. Deri në fund të vitit parashihet një periudhë provuese, gjatë së cilës shoferët do të marrin vetëm paralajmërime, ndërsa nga janari gjobat hyjnë në fuqi pa asnjë tolerancë. Sistemi do të evidentojë shkelje si: -tejkalim shpejtësie, -kalim në semafor të kuq, -dokumentacion të skaduar dhe -parkim të parregullt. Çdo pronar…
Raportohet se mesnatën e së shtunës, në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këngëtarja dhe bendi, nuk kishin siguruar leje adekuate për punë. “Më 29/30.11.2025, nga ana e DPB-Kërçovë dhe QRÇK Perëndim, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, mbi bazën e një plani të përgatitur më parë, kanë kryer një aksion kontroll të përforcuar në objektet e gastronomisë në Kërçovë. Në këtë rast, gjatë kontrollit të një objekti gastronomik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë kapur: Xh.R. (23), si këngëtare, dhe…
Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë. Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Sipas mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua. Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte…
Almira Saiti, studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në drejtimin e Psikologjisë, është vlerësuar si studente e dalluar e fakultetit me mesatare 9.89. Ajo është zgjedhur nga Forumi Rinor Islam si studentja më e mirë me mesatare 9.89. Ky vlerësim për Almirën vjen si rezultat i një përkushtimi të vazhdueshëm akademik. Ajo njihet për seriozitetin në studime, pjesëmarrjen aktive në aktivitete universitare dhe gatishmërinë për të kontribuar në çdo iniciativë që lidhet me fushën e psikologjisë dhe përfshirjen rinore. Performanca e saj e lartë është vlerësuar nga profesorët dhe stafi akademik, të cilët e shohin Almirën si një prej…
Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, për zjarrin është hapur shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është iniciuar rast penal. Policia ka bërë të ditur se një grua është intervistuar nën cilësinë e të dyshuares, por e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
Zyrtari i PDK-së dhe ish-deputeti me shumë mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline, ka shprehur një sërë kritikash për punën pesëvjeçare të Presidentes Vjosa Osmani, duke vënë theksin te transparenca, raportet institucionale dhe roli i saj në arenën ndërkombëtare. Haliti tha se angazhimet e presidentes duhet të jenë të lidhura ngushtë me kornizën ligjore dhe kushtetuese. “Angazhimi i Presidentit të Kosovës, duhet të bëhet në përputhje me kompetencat që ia jep Kushtetuta e ligji”, deklaroi ai. Ai shtoi se mungesa e transparencës financiare mbetet shqetësim. “Çdo vit buxhetorë, në procesin e votimit të buxhetit, Kuvendi miraton edhe buxhetin…
Një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar, tek fshati Ulancë në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30. Trupi i është dorëzuar shërbimeve kompetente. Informacioni u konfirmua nga Cvetanka Bogoevska, prokurore publike e Prokurorisë Themelore në Veles, e cila informoi se janë ndërmarrë masa hetimore, përfshirë përcaktimin e identitetit të kufomës përmes një autopsie në Institutin e Mjekësisë ligjore në Shkup.
Analistja politike Aida Dërguti ka deklaruar nuk është habi nëse në orët e fundit të ditës së sotme arrihet apo bëhet publik ndonjë koalicion i rëndësishëm i partive të mëdha politike, pasi sot është dita e fundit e regjistrimit në KQZ të marrëveshjeve të tilla për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka thënë se është e rëndësishme që po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi pohoi se vendi mund të dalë nga kriza disa mujore, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. “Nuk befasohem nëse ndodhin koalicione në orët e fundit, këto orët e fundit…

