Më 29.11.2025, rreth orës 02:45, oficerët policorë të SPB Tetovë, në kryqëzimin mes rrugëve “Blagoja Toska” dhe “Ljubo Bozhinovski – Pish” në Tetovë, e kanë privuar nga liria R.R. (53) nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policia ka ndaluar një automjet “Nissan” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga R.R. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe atij i janë matur 2.34 promile alkool në gjak.
Author: Hamdi Kumanova
Pagesa e pensioneve po zhvillohet normalisht, njofton Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë (PIOM), duke shtuar se pagesa e pensioneve të nëntorit do të fillojë me kohë, më 1 dhjetor, me një shumë të përgjithshme prej 9.297.493.427 denarësh, transmeton Portalb.mk. Nga Fondi theksojnë se pensionistët duhet të jenë të qetë, pasi Qeveria garanton pagesën e rregullt dhe të përkohshme të pensioneve. Pagesa, që realizohet çdo ditë të parë të muajit në koordinim me Qeverinë, do të vazhdojë të kryhet në të njëjtën mënyrë edhe gjatë vitit 2026. Fondi informon se janë siguruar mjete edhe për vitin…
Më datë 28.11.2025 në ora 12:20, në SPB Tetovë, A.J.I. (27) nga f. Pallçishti i Poshtëm ka raportuar për veprën mjekim të pavetëdijshëm të të sëmurëve dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, kundër M.E.A. e punësuar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik Tetovë. Sipas raportimit, më 22.11.2025, ajo shkoi në spital ku ishte duke u trajtuar në repart për shkak të komplikimeve me shtatzëninë dhe më 24.11.2025 u lirua në shtëpi me terapi të duhur, por nuk iu dha raport mjekësor. Të njëjtën ditë, raportuesja kishte patur një abort spontan dhe iu drejtua të njëjtit repart, ku një mjek…
Gjatë 24 orëve të fundit, më shumë reshje shiu janë regjistruar në Demir Kapi, ku kanë rënë 40 litra për metër katror. Pasojnë Radovishi dhe Pozhari me nga 37 litra, Gjevgjelia me 35 dhe Shtipi me 28 litra.Në Strumicë kanë rënë 19 litra, në Vinicë 16, në Kumanovë 15, ndërsa nga 13 litra janë regjistruar në Kavadari dhe Kriva Pallankë. Kodra e Diellit ka regjistruar 12 litra, Pretori 11, Mavrova dhe Shkup–Petrovec nga 10, Berova 8, Lazaropole 7, Velesi 6, Pozharane 5, ndërsa nga 4 litra janë shënuar në Manastir, Tetovë, Krushevë dhe Prilep. Në Shkup–Zajçev Rid dhe…
Platforma Omni e inicuar nga kompania „ British Amerikan Tobako “, është e shpallur për „ PR kampanja globale për vitin 2025“, në ndarjen e shpërblimeve të sivjetme të Platinum PR Awards në Nju Jork, SHBA. Shpërblimi paraqet një moment kyç në rrugën e transformimit të shoqërive, duke e potencuar rrolin e Omni si vend për inicimin e diskutimeve kyçe dhe dialogjeve për uljen e dëmshmërisë së duhanit në tërë botën. Omni paraqet rezyme të prorgresit të kompanisë „ British Amerian Tobako“ në qëllimin për ndërtimin e të nesërmes më të mirë (A Better Tomorrow™), gjegjësisht „një bote pa tym“. Sipas BAT, bota pa…
Pas dorëheqjes së Ana Çupeskës, LSDM do të mbetet pa edhe një nga katër nënkryetarët e zgjedhur pas ardhjes së Venko Filipçes në krye të partisë opozitare. Sipas informacioneve jozyrtare të “Fokus”, Metodija Ilievski pritet të shkarkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme gjatë zgjedhjeve. Tashmë dihet se nënkryetari i ri i partisë do të jetë Aleksandar Trajanovski, me çka pritet të përmbyllen ndryshimet në kryesinë e ngushtë të socialdemokratëve. Mes dy raundeve të zgjedhjeve lokale, si dhe menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, erdhën disa dorëheqje nga funksionarë të LSDM-së, nga të cilat më e bujshmja ishte ajo…
Një 71-vjeçar nga fshati Crvevci është plagosur rëndë pasi ka rënë me një makineri pune (bager) gjatë tentativës për të kaluar lumin që kalon nëpër fshatin Garanë të Kërçovës, njofton TV21. Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës dhe më pas në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. “Më 28.11.2025, në ora 13:00, në DPB Kërçovë është raportuar se në fshatin Garanë të Kërçovës, A.D. (71) nga fshati Crvevci, gjatë tentativës për të kaluar lumin që kalon nëpër fshatin Garanë me një makineri pune – bager, ka rënë. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë,…
Jane Çento, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me 13 vite burg për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017, është bërë bashkëpronar i një kompanie ndërtimore në Prilep, e cila tashmë zotëron të paktën dhjetë apartamente, transmeton Portalb.mk. “Që nga 10 nëntori, Çento është futur si ortak në shoqërinë tregtare “Arena Grup import–eksport DOOEL Prilep”. Kompania, e regjistruar në vitin 2022 dhe e specializuar për ndërtimin e objekteve banesore dhe jo-banesore, deri në fund të vitit 2024 kishte realizuar të ardhura të vogla dhe detyrime rreth 200 mijë euro”, shkruan Portali Faktor.…
Të paktën 128 persona kanë vdekur në zjarrin shkatërrues që përfshiu disa ndërtesa të larta në Hong Kong të Kinës. Tetë persona janë arrestuar me dyshimin për korrupsion në lidhje me punimet e rinovimit që po kryenin blloqet para zjarrit, ku skelat ishin me bambu. Tre të tjerë u arrestuan më parë me akuza për vrasje të paqëllimshme. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, megjithëse zyrtarët thanë se polistireni dhe rrjeta mbrojtëse e vendosur në pjesën e jashtme të dritareve lehtësuan përhapjen e tij. 79 persona të tjerë u plagosën në flakë, më vdekjeprurësi në qytet në më shumë se…
Dy persona nga fshati Peshtan janë arrestuar në Ohër, pasi në orët e para të mëngjesit kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës së tyre pranë lagjes “Sveti Stefan”, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum. Të dy të ndaluarit kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. “Më 29.11.2025, në ora 01:10, në SPB Ohër janë ndaluar G.M. (52) dhe R.M. (65), të dy nga fshati Peshtan i Ohrit. Më herët, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, pranë lagjes “Sveti Stefan” në Ohër, ata fillimisht kanë…
Për shkak të një aksidenti trafiku, trafiku në autostradën Kumanovë-Kriva Palankë është ndërprerë plotësisht. Siç informon LAMM, trafiku është ndërprerë që nga ora 8:30 e mëngjesit.
🧹🏀 Aksion për kthimin në jetë të terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së në Kumanovë Me iniciativë të Institutit “Pulsi i Demokracisë”, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë, OJQ “Drom”, OJQ “Linda” dhe Klubin e basketbollit “Rinia Basket” Kumanovë, sot ndërmorëm aksion për pastrimin e terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së. “Ky vend dikur ishte një nga pikat kyçe të qytetit – hapësirë rekreacioni, aktivitete sportive dhe takimesh shoqërore për shumë gjenerata. Për më shumë se tre dekada, ky terren është lënë në harresë dhe ka qëndruar jashtë funksionit. Aksioni i sotëm është vetëm hapi i…

