Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot theksoi se pas zgjedhjeve lokale së bashku me partnerët evropianë po punohet për vendosjen e dialogut dhe rikthimin e besimit midis Shkupit dhe Sofjes, me qëllim tejkalimin e kontestit dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Murtezani këtë e tha në konferencën e sotme për shtyp në Shkup me ministren për Çështje evropiane të Suedisë, Jesika Rosenkranc, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse po përgatitet një protokoll i tretë me Bullgarinë për të tejkaluar dallimet, të cilat së fundmi i përmendi presidentja Gordana Siljanovska Davkova si një nga…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykatësja e parë e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherësh kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolovska, në një intervistë në emisionin “Click Plus” në TV21, foli hapur për gjendjen kritike në sistemin gjyqësor të vendit. Ajo theksoi se fondet financiare që kërkohen nuk janë të destinuara vetëm për pagat e gjyqtarëve, por janë të domosdoshme për funksionimin e të gjithë sistemit. “Paratë që kërkohen nuk janë vetëm për pagat e gjyqtarëve, por për gjithçka në gjyqësor”, nënvizoi Nikolovska, duke theksuar se ky institucion ndër vite po…
SPB Tetovë njofton se dje (27.11.2025) në orën 20:20, punonjës policie nga Stacioni Policor i Gostivarit, në rrugën „Banjeshnica“ në Gostivar, kanë privuar nga liria personat Z.Sh. (58) dhe Gj.Sh. (54) nga Gostivar. Siç thonë nga SPB Tetovë, ata u denoncuan nga Gj.Sh. (34) nga Gostivar se rreth orës 20:00, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.Sh. (22). “Sipas denoncimit, Z.Sh. kishte tentuar të sulmonte denoncuesin dhe persona të tjerë edhe me një send të mprehtë, si dhe u kishte drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”,…
Për shumë njerëz, telefoni është burimi kryesor i njoftimeve të bezdisshme, mesazheve të padëshiruara, shfletimit dhe humbjes së kohës, por prapëseprapë, ne nuk ndahemi prej tij. Përdorimi afatgjatë dhe i pavetëdijshëm shpesh na fut në një rreth magjepsës të stresit – jemi të mbingarkuar me informata, krahasohemi vazhdimisht me të tjerët, flejmë keq dhe humbasim përqëndrimin duke kërcyer nga një aplikacion në tjetrin. Truri thjesht nuk ka mundësi të pushojë. Çdo moment heshtjeje ndërpritet nga njoftimet, mesazhet ose nevoja për të “kontrolluar diçka”. Në të njëjtën kohë, telefoni është një pajisje jashtëzakonisht e dobishme pa të cilën jeta në shoqërinë…
Nuk mund të heshtim për situatën në gjyqësor, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe rezultate, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. “Ata po kërkojnë para për paga dhe buxhete më të larta, por nuk punojnë, nuk munden vetë të reformohen dhe nuk po japin rezultate”, theksoi Nikolloski i ftuar në “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5, duke folur për situatën në gjyqësorin dhe prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Duke komentuar vërejtjet për punën e autoriteteve gjyqësore, ai thotë se presionet nga faktori ndërkombëtar janë të dukshme, megjithëse gjyqësori nuk po tregon ndonjë rezultat. Lidhur me kërkesën për…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, një ditë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Washington DC, një ngjarje që është kthyer shpejt në pikë të nxehtë politike, mes fushatës së tij për shtrëngimin e politikave të emigracionit. Në një postim në rrjetet sociale, të publikuar pas orës 23:00 të së enjtes dhe që niste me urimin “Gëzuar Ditën e Falenderimeve”, Trump tha se administrata e tij do të “ndalojë çdo përfitim federal për joqytetarët” dhe do të dëbojë “çdo person që nuk është…
73 meshkuj në Kosovë quhen Nëntor, një përkujtim i 28 Nëntorit Emri “Nëntor” i lidhur ngushtë me festën e 28 Nëntorit në Shqipëri, vazhdon të jetë një nga emrat më domethënës patriotikë në Kosovë. Sipas të dhënave të regjistruara në ASK, gjithsej 73 meshkuj në vend mbajnë këtë emër, i cili simbolizon Pavarësinë dhe Flamurin Kombëtar. Numri më i madh i qytetarëve me emrin Nëntor gjendet në Gjakovë me 18 persona, e ndjekur nga Prishtina me 16 dhe Prizreni me 8. Më tej renditen Gjilani dhe Peja me nga 5 banorë secila, Gllogoci dhe Rahoveci…
Mianmari liroi të enjten 3,085 të burgosur përpara zgjedhjeve të dhjetorit . Individët e liruar ishin dënuar sipas Nenit 505(a) të Kodit Penal për “bërjen, publikimin ose qarkullimin” e deklaratave, thashethemeve ose raporteve që mund të nxisnin anëtarët e ushtrisë “për kryengritje”, sipas televizionit shtetëror Myanmar International TV. Lirimi i tyre u dha me kusht që ata të mos kryenin një vepër tjetër penale; përndryshe, ata do të duhej të vuanin çdo dënim të ri përveç pjesës së mbetur të dënimit të tyre të mëparshëm. Falja dhe lirimi u dhanë nga Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë i kombit…
Policia e Kosta Rikës, e mbështetur nga Roja Bregdetare e SHBA-së, sekuestroi më shumë se katër ton kokainë gjatë një operacioni të përbashkët që ministri i sigurisë i Kosta Rikës e quajti “historik” të enjten. Dy shtetas kolumbianë u arrestuan. Midis viteve 2022 dhe 2024, Kosta Rika sekuestroi gjithsej 81 ton drogë dhe u përball me një rritje të frikshme të krimit të lidhur me trafikimin e substancave të paligjshme. Më parë vendi më i sigurt në Amerikën Qendrore, Kosta Rika kishte një shkallë vrasjesh prej 16.6 për 100,000 banorë në vitin 2024 – dyfishi i mesatares globale. Uashingtoni…
Me Gasperinin në stol, Roma po përjeton një sezon fantastik, jo vetëm në Serie A ku udhëheqin në krye, por kryeqytetasit festojnë dhe në Evropë, suksesi 2-1 ndaj Midtjylland i fut në garë për të kaluar fazën e parë, 9 pikë në 5 ndeshje, vendi i 15-të në Europa League. Roma bëhet ekipi i parë që arrin të “thyejë” danezët ku në stadiumin “Olimpik” ishin të parët që kaluan në avantazh fal një goli fantastik nga El Aynaoui, me mesfushorin maroken që brenda në zonë finalizoi plot klas. Roma hasi jo pak vështirësi për të mbyllur llogaritë me danezët,…
Bilanci tragjik i përmbytjeve që goditën këtë javë ishullin Sumatra në Indonezi është rritur në të paktën 84 të vdekur, ndërsa dhjetëra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, sipas ekipeve të shpëtimit. Zëdhënësi i policisë së Sumatrës Veriore, Ferry Walintukan, deklaroi se në këtë provincë janë konfirmuar 62 viktima, 95 të plagosur dhe të paktën 65 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Ndërkohë, në provincën fqinje të Sumatrës Perëndimore, autoritetet raportuan 22 viktima të tjera dhe 12 persona të zhdukur. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në zonat më të goditura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po rrezikon të kthehet në padrejtësi historike dhe të shtrembërojë të vërtetat e luftës së Kosovës. Ajo theksoi se “viktima nuk mund të shndërrohet padrejtësisht në agresor dhe agresori në viktimë”. Ministrja i bëri këto komente gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shkodër, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit. “Shqipëria në këtë 28 nëntor qëndron qartë në krahët tuaj dhe sot gjyqi në Hagë jo vetëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së por një gjyq…

