Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, para mjeshtërve dhe zejtarëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit prezantoi masat e tij programore për ruajtjen dhe zhvillimin e zejtarisë si shtyllë e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit. “Çarshia e Vjetër është shpirti i Shkupit, një monument i gjallë i historisë, kulturës dhe traditës. Por e ardhmja e saj varet nga njerëzit që e mbajnë këtë traditë gjallë. Qëllimi ynë është t’i kthejmë Çarshisë shpirtin dhe imazhin historik, të ndalim zhdukjen e zejeve dhe të krijojmë kushte që ato të vazhdojnë të jetojnë,” deklaroi Osmani. Në kuadër të…
Author: Hamdi Kumanova
Rafa Leao ka pësuar dëmtim në pulpën e këmbës dhe do të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit të ri kundër Cremoneses. Një nga lojtarët më të vlefshëm të Milanit ka pësuar një lëndim në deshjen kundër Barit. “Traumë elongative në pulpën e djathtë, e pësuar gjatë ndeshjes kundër Barit. Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Cremonese dhe do të vlerësohet ditë pas dite në prag të transfertës ndaj Lecce”, thuhet në njoftimin e klubit.
VLEN akuzon BDI-në se prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e BDI-së, thonë nga atje, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradi. “BDI prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e saj, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradi. Në korrik të vitit 2021, pikërisht kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur ambicien e tij për ta ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, duke e cilësuar këtë mision si më të rëndësishëm se vetë Çmimi Nobel për Paqen. Këtë herë Trump kërkon një shpërblim jo tokësor: ‘hyrjen në parajsë’. Në një intervistë telefonike për emisionin “Fox & Friends”, Trump deklaroi se fundi i luftës është një prioritet personal dhe moral për të, duke shtuar në mënyrë ironike se shpreson që një veprim i tillë ta ndihmojë të fitojë vend në parajsë, pavarësisht se, sipas tij, aktualisht është “në fund të renditjes”. “Nëse mund të…
Në prag të zgjedhjeve lokale të caktuara për më 19 tetor, të shtunën më 23 gusht fillon shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore, i cili zgjat 20 ditë, pra deri më 11 shtator në mesnatë. KSHZ e nënshkruan Listën Zgjedhore të mbyllur, përkatësisht ekstraktet e Listës Zgjedhore mbi të cilat do të votohet, më së voni deri më 3 tetor. Qytetarët, kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në ekstraktet e Listës Zgjedhore që është vendosur për shqyrtim publik, e paraqesin me shkrim në njësinë rajonale të KSHZ-së ose në zyrën lokale të vendbanimit, ose me email…
Lëvizja Arbëria shprehu përkrahjen e saj për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra, duke e cilësuar atë si një hap të qëlluar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët struganë, por edhe nga opinioni më i gjerë. “Kandidatura e z. Mendi Qyra vendos një standard të ri në marrjen e përgjegjësive para qytetarëve. Deri më sot, shpesh janë paraqitur kandidatura të ndërtuara mbi inate, rivalitete apo interesa të ngushta personale. Ndryshe nga këto, kandidatura e z. Qyra simbolizon bashkimin e qytetarëve të Strugës për komunën e tyre, depolitizimin e institucioneve dhe zhbërjen e mentalitetit korruptiv”, theksuan nga kjo…
Edhe pse zyrtarisht përgatitet për zgjedhjet lokale, kryeministri Hristijan Micskoski tashmë ka kthyer vëmendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë e vlerëson Andrej Zhernovski, sipas të cilit qeveria aktuale është në krizë për shkak të mungesës së shumicës së Badenterit në Kuvend. “Shumica qeverisëse është vite dritë larg shumicës së Badenterit, çka është tregues i një krize të thellë politike. Vetë numri i madh i deputetëve që ka siguruar VMRO-DPMNE nuk ka peshë nëse mungon kapaciteti për të menaxhuar proceset politike,” tha Zhernovski. Ai theksoi se vendimet që kërkojnë përfshirjen e komuniteteve po afrohen, ndërsa dështimi për të…
Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, në Tëvë1, ka folur rreth zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ku kandidati i Vetëvendosjes është Faton Peci. Bahtiri është shprehur i bindur se Peci do ta fitojë garën në raundin e parë pa balotazh. “Sigurisht që po, asnjë dilemë. Zoti Peci do të fitojë në rundin e parë pa ballotazh me 60% dhe unë do ta ndihmoj që ta fitojë këtë mandat”, tha Bahtiri. Ai shtoi se ka arsye për ta përkrahur kandidatin e LVV-së, duke përmendur se qytetarët e Mitrovicës kanë reflektuar për zgjedhjet e kaluara.…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”. “Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim. Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një…
Policia italiane ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme në Padova. Ngjarja ndodhi më 10 gusht, kur tre persona të maskuar hynë në banesën e një çifti të moshuar. Pronari i shtëpisë, 70 vjeç, u sulmua brutalisht me levë dhe u shkelmua pasi ra përtokë. Grabitësit morën telefona celularë dhe sende me vlerë, ndërsa nuk arritën të hapnin një kasafortë. Pas hetimeve të shpejta, policia identifikoi dhe arrestoi autorët. Në banesën e tyre u gjetën çanta, bizhuteri, 15 mijë euro cash si dhe mjetet e përdorura gjatë grabitjes: levë, doreza, radio dore…
Ju njoftojmë për një vendim që dëshmon se qeverisja jonë është qeverisje e veprave dhe jo e premtimeve boshe. Përmes këtij programi, janë ndarë 170 milionë denarë në mbështetje të familjeve më të cenueshme, duke siguruar për to kondicionerë inverter me efikasitet të lartë energjetik A+. Kështu kanë thënë nga koalicioni VLEN, ndërsa e kanë quajtur një hap gjigant vendimin në fjalë. “Ky nuk është një hap i zakonshëm. Ky është një hap gjigant drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, sepse këto pajisje do të sigurojnë ngrohtësi në dimër dhe freski në verë, duke kursyer energji dhe duke kontribuar në…
Salla Universale do të ndërtohet në një fazë, ndërsa hapja pritet të bëhet deri në fund të vitit 2027, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, gjatë vizitës së sotme në “Skupi”, përcjell TV21. Ai tha se tashmë janë zgjidhur të gjitha mospërputhjet ligjore, është shpallur tenderi dhe janë siguruar rreth 20 milionë euro. Ndërtimi duhet të fillojë pas 15 shtatorit dhe do të financohet gjatë viteve 2025, 2026 dhe 2027. Lutkov paralajmëroi edhe restaurimin e Kalasë së Shkupit, për të cilën janë siguruar 8 milionë denarë, me synim që të dy muzetë të hapen për vizitorët deri në…

