Një veturë dhe një minibus janë aksidentuar mëngjesin e sotëm, në fshatin Lluzhan të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante që kanë nisur hetimet. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Trafiku në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare “Tabanovcë” koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 20 minuta. Në pikën kufitare “Bogorodica” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk…
Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë deri në 67.5 milionë funte për Eberechi Eze dhe duket se është gati ta shfrytëzojë në mënyrë sensacionale transferimin e sulmuesit anglez nga Tottenham. Kuptohet që skuadra e Mikel Artetas iu afrua Crystal Palace për Eze pasi Kai Havertz pësoi një dëmtim në gju gjatë fitores së Arsenalit kundër Manchester United të dielën, shkruan TheGuardian, transmeton KosovaPress. Arsenali po vazhdon të vlerësojë dëmtimin, por ka frikë se sulmuesi gjerman mund të mungojë për një periudhë të zgjatur, edhe nëse indikacionet e para tregojnë se nuk është jashtëzakonisht serioz. …
Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka ka reaguar pas lajmit të publikuar mbrëmjen e djeshme mbi zhdukjen e e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima. Noka, në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se policia e Shtetit nuk ndan asnjë hollësi për zhdukjen e tij pas telefonatës ku ai njoftonte familjen për arrestimin. “Terr informativ që ngre një pikëpyetje të madhe në përfshirjen e shtetit në rrëmbim personi”, shkruan Noka. Më tej ai thotë se Daniel Shima është lakuar si person në dijeni të zhvillimeve brenda institucionit, por nuk ka qenë objekt hetimi. “ Ai është përfolur si…
Në Mbretërinë e Bashkuar, inteligjenca artificiale ndihmoi fëmijët të dëgjojnë përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vjetësh. Sara Ezekiel humbi aftësinë për të folur dhe për të lëvizur duart për shkak të sklerozës laterale amiotrofike (ALS) në vitin 2000, kur lindi fëmija i saj i dytë. Gjatë pesë viteve të para, ajo mbeti e heshtur, më pas përdori një ndërfaqe të të folurit me një zë robotik. Pas 20 vjetësh, teknologjia i lejoi fëmijët e saj të dëgjonin përsëri zërin e saj. Një kompani londineze, e specializuar në teknologjitë për njerëzit me aftësi të kufizuara,…
Presidenti kinez, Xi Jinping bëri thirrje për unitet në një vizitë të rrallë në Tibet, duke u shfaqur para 20 mijë njerëzve për të shënuar 60-vjetorin që kur Kina krijoi rajonin autonom pas aneksimit të tij. Në vizitën e tij të dytë presidenciale në rajonin e kontrolluar, Xi vlerësoi qeverinë lokale për “angazhimin në një luftë të plotë kundër separatizmit” – një referencë për rezistencën tibetiane ndaj Pekinit që zgjat disa dekada, shkruan BBC. Vizita në Lhasa, e cila ndodhet në një lartësi që mund të paraqesë probleme shëndetësore për 72-vjeçarin Xi, sugjeron një dëshirë për të vulosur…
Qeveria ende nuk ka përfunduar kontrollimin e licencave që u patën dhënë kompanive për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore, shkruan Alsat. Shqyrtimi i licencave ishte paralajmëruar pas shpërdorimeve që janë bërë nga kompanitë, që në vend se për qëllime mjekësore, kanabisi kishte përfunduar në treg të zi. Kryeministri paralajmëroi se do të bëhet e ditur se cili ministër, nga cili subjekt dhe cilëve kompani i ka dhënë leje për përpunim të kanabisit. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, thotë se analizat ende po vijojnë, por gjendja është shumë serioze. “Është e vërtetë se bëhet fjalë për…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur sot në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të rastit me zjarrin në Koçan, pesë muaj pas tragjedisë në të cilën humbën jetën 62 persona, theksoi se po ua lë autoriteteve të prokurorisë dhe gjyqësorit të përfundojnë procedurën. “Unë gjatë kësaj periudhe po përmbahem të komentoj dhe do të vazhdoj me atë praktikë të mos komentimit, ua lë autoriteteve prokuroriale-gjyqësore ta përfundojnë procedurën e tyre. Sa di unë, aktakuza e ngritur është në kuadër të një vlerësimi nga gjykatat, kështu që nuk do të doja të komentoja më tej”, u…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat. Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor. “Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”.…
Qeveria nga tetë procedurat aktive të arbitrazhit, me një qasje të përgjegjshme dhe efikase me sukses ka përfunduar tre në favor të Maqedonisë me çka është bërë kursim në buxhet prej 516 milionë euro, informoi sot zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva. Përveç kontestit të arbitrazhit të fituar me disa nga investitorët nga miniera “Kazandoll” në Vallandovë me çka janë kursyer 115 milionë euro gjë për të cilën informoi dje qeveria, Miteva në konferencën për shtyp tha se janë fituar edhe procedurat “Sasa” me vlerë 445 milionë dhe procedurat “Gama” kundër Maqedonisë me vlerë mbi pesë milionë euro. “Kur…
Benjamin Pavard ka ndryshuar numrin e fanellës te skuadra e Interit për sezonin e ri 2025/26. Mbrojtësi i Kombëtares së Francës tani do ta bartë fanellën me numër pesë te skuadra italiane. Përmes rrjeteve sociale, klubi italian ka njoftuar këtë ndryshim të numrit në fanellë – nga 28 në 5. Kujtojmë se Pavard gjatë këtij viti është martuar me vajzën nga Kosova, Kleofina Pnishi.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot theksoi se për dy deri dy vite e gjysmë nga përfundimi i studimeve hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati. “Pas përfundimit të studimeve për dy deri dy vite e gjysmë është reale të përfundohet, sepse tashmë është trasuar. Ajo do të jetë tërësisht e re me sinjalizim dhe elektrifikim, trasenë tashmë e kemi, nuk kemi eksproprijim dhe nuk ka marrëdhënie pronësore-juridike që shpesh i prolongon projektet. Sipas rregullave evropiane bëhet fjalë për Korridorin 8, do të thotë duhet t’i respektojmë këto rregulla. Duhet të përpunohet studim më…

