Author: Hamdi Kumanova

Anëtari i AAK-së dhe analisti Arton Demhasaj ka ngritur shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e votimeve që mbahen në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ai tha për “Front Online” se diplomatët përfshirë ambasadorët janë të obliguar të përfaqësojnë shtetin e jo të marrin pjesë në aktivitete elektorale. “Vet fakti që është lejuar me u mbajt votimet në përfaqësi diplomatike në anën tjetër përfaqësuesit diplomatik të Kosovës qoftë ambasador ose të rangut më të ulët që janë të thirrur me përfaqësuar Kosovën e jo me mbajt pjesë ne aktivitete elektorale të partive politike”, tha Demhasaj. Sipas Demhasajt, fakti që disa…

Lexo më Shumë

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor do të mbahen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin. Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi ata nga Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e…

Lexo më Shumë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mundësinë e një bashkimi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se koha nuk është pengesë, por se gjithçka varet nga vullneti politik. Limaj tha se ka kërkesa nga elektorati që Nisma të bashkohet me PDK-në. “Mërgimtarë, por edhe zyrtarë të PDK-së kanë kërkuar që të ndodhë bashkimi. Nga deputetë me përvojë dhe drejtues të luftës është kërkuar nga unë që të bashkohem me PDK-në. Unë nuk kam dashur të injoroj kërkesën e tyre dhe kam shprehur gatishmërinë time”, u shpreh ai. …

Lexo më Shumë

“Sot, Shefi i Shtabit Qendror të VLEN, Adnan Azizi, së bashku me krerët e koalicionit, zhvilluan një vizitë pune në Gostivar, ku u pritën nga aktivistët dhe strukturat e VLEN në Gostivar. Atmosfera në Gostivar ishte e njëjtë me atë të fitoreve të 19 tetorit: e fuqishme, e qartë dhe plot besim se VLEN është drejt fitores së radhës. Rezultatet e zgjedhjeve lokale treguan pa asnjë dilemë se qytetarët shqiptarë zgjodhën ndryshimin, duke na dhënë besimin në gati të gjitha komunat shqiptare. Gostivari nuk bën përjashtim, përkundrazi, është gati t’i bashkohet valës së re që ka përfshirë të…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit te Pakices Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025. Ky vleresim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, perkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci. Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll te Gostivarit, prej vitesh eshtë një nga emrat më të respektuar ne fushën e urologjisë ne Zagreb. Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgezuar për këtë sukses të madh,…

Lexo më Shumë

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, teksa hetuesit policorë të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e vetaksidentit. “Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues…

Lexo më Shumë

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Në një analizë të publikuar në peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është “pikë e nxehtë”, ai shumë lehtë mund të kthehet në të tillë. Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e stabilitetit, por mungesa e ndryshimit politik demokratik, pasi “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”. Gjatë seancës, dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit amerikan u pajtuan se Serbia…

Lexo më Shumë

Moti me vranësira dhe reshje të shiut, më të dendura në pjesët jugore të vendit (mbi 40 l/m2 për 24 orë). Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperature minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 12 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11…

Lexo më Shumë

Sot në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku pritet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. Në seancën e kaluar Ilir Meta ishte vetë i pranishëm, por seanca u shty pasi kërkoi që të njihej me një pjesë të akteve me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa dy ditë më parë, sikurse Veliaj, edhe kreu i PL kërkoi që të mos…

Lexo më Shumë

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë. Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”. Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për…

Lexo më Shumë

Në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe nga përplasja e fortë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në ora 10:00. Konferenca do të zhvillohet në zyrat e OVL UÇK-së, ku pritet të adresohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet e fundit rreth organizatës. Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar se protesta e radhës për përkrahjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, do të zhvillohet edhe në Shkup më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”. “Më…

Lexo më Shumë