Pas çdo disfate vjen shpërthimi i nervozës, dhe këtë e pamë te Ali Ahmeti. I rrëzuar nga froni, ai doli të fyejë shqiptarët. Filloi me “zagarë” dhe përfundoi me “Gazimestan”. Ky është Ali Ahmeti i vërtetë pa filtrin e propagandës dhe pa teleprompterin e Grubit. Fitorja e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë dhe epërsia në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen zhveshën përfundimisht patriotizmin e rremë të treshes në agoni Ahmeti–Taravari–Sela. Dhe ja ku përfunduan në përqafim me partinë pro-ruse dhe anti-NATO Levica. Kjo është fija e fundit e kashtës së shpëtimit për Ali Ahmetin,…
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se më 26.10.2025, rreth orës 16:20, në rrugën lokale nga fshati Haraçinë drejt fshatit Bërnjacë, policët nga Njësia e Policisë Intervenuese kanë arrestuar dy persona: Ķ.I. (33) nga Kumanova dhe E.I. (65) nga fshati Grushinë. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi”, të cilin e drejtonte Ķ.I., ndërsa E.I. ishte pasagjer, është gjetur një pushkë automatike dhe një karikator për të. Personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dijonska” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45 në SPB Shkup ishte raportuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna armësh, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, dhe R.T. është arrestuar duke u gjetur me pistoletë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.T. do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Në autostradën Shkup – Veles, pas pikëpagesës Sopot, para tunelit të fshatit Bashino, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë të rrugës, komunikacioni po zhvillohet në korsinë e djathtë. Lidhj Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se në të njëjtën kohë në vendin e njejtë kanë ndodhur dy aksidente me dëme materiale. Të lënduar nuk ka, ndërsa komunikacioni po zhvillohet në një korsi rrugore. Në terren janë dërguar shërbimet nga SP Veles. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane…
Njoftim nga Ministria e Administratës Publike: Nuk bëhet fjalë për Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë i cili është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias. Lidhur me interpretimet e publikuara të deklaratës së ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, sqarojmë se në paraqitjen e tij në Ditarin e TV Sitel, ministri nuk mendonte për Ligj të ri për Përdorimin e Gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë në sektorin publik, i cili është në fazat e fundit të përgatitjes dhe i është dërguar Komisionit të Venecias për mendim.…
Seri arrestimesh të shoferëve të dehur gjatë 24 orëve të fundit, por edhe në ditët e kaluara. Përveç në kryeqytet, shoferë në gjendje të dehur janë arrestuar edhe në qytete të tjera në mbarë vendin. Rasti i fundit është shënuar në Manastir ku policia herët në mëngjes arrestoi një 27-vjeçar, që voziste me mbi dy promilë alkool në gjak. “Sot në mëngjes në orën 03:42 në rrugën „Partizanska“ në Manstir, zyrtarët policorë nga SPB Manastir privuan nga liria P.D. (27) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në trafik, policia ndaloi një veturë „Opel“ me targa të Manastirit, e cila drejtohej nga P.D.,…
Gjatë takimit me banorët e Koroshishtës, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti vuri në dukje rëndësinë e kandidaturës së pavarur të Mendi Qyrës për Komunën e Strugës. Sipas tij, Mendi Qyra është zgjedhja e duhur, jo sepse kërkon përfitime personale, por sepse dëshiron të japë përvojën dhe energjinë e tij për zhvillimin e qytetit. “Struga ka nevojë për udhëheqës që fokusohen tek zgjidhjet konkrete, jo tek agjendat partiake apo premtimet boshe. Mendi Qyra vjen për të dhënë kontributin e tij real për qytetarët,” theksoi Mexhiti. Nga ana e tjetër, Mendi Qyra falënderoi banorët e Koroshishtes për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh i…
Një shtetas serb është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, që siç bëri të ditur policia, po kërkohej nga Interpoli i Serbisë. M.N u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme. “Më 24.10.2025 në orën 14:12 në Vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.N. (45) nga Republika e Serbisë, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve është vërtetuar se ai kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Serbisë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.
Më 24 tetor 2025, në disa lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria tre persona: S.G. (41) nga Shkupi, ZH.K. (38) nga Prilepi dhe D.D. (28) nga fshati Gallatë i rajonit të Gostivarit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë të bardhë kokrrizore, substancë pluhuri të bardhë, marihuanë dhe tableta të dyshuara narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ngrihen paraqitjet përkatëse në përputhje me ligjin.TS
Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (OVR Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë. Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre. Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale. “Siguria dhe sundimi i ligjit…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi ka shkruar se Isen Shabani ka fituar në zgjedhjet lokale në Vrapçisht duke fituar 88.13% të votave. Sipas Taravarit shumica garuan me konkurentë lokal, kandidatët e AKI-t kishin kundra shtetin dhe jashtë parashikimeve të tyre ne po fitojmë! Shihemi në raundin e dytë në Vrapçisht ku nuk ka më census, dhe Isen Shabani do të mund më në fund të festojë fitoren e tij që ky pushtet nuk po ia pranon dot!, përcjellë Top24 Isen Shabani ka fituar në Vrapçisht 88.13% të votave. Kjo fitore e bën kryetarin me përqindjen më të…
Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i dyshuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2025, rreth orës 16:30, kur nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari N.J. (65) e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 63-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtrimi përkatës penal.

