Author: Hamdi Kumanova

Rritja e PBB-së prej 3,8 për qind në kuartalin e tretë të vitit, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është tregues se periudha e konsolidimit ka përfunduar dhe se ekonomia po shkon mirë. Në një deklaratë për mediat të dhënë para fillimit të kongresit të sotëm partiak të VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se kjo i jep fund të gjitha gënjeshtrave të opozitës të plasuara në periudhën e fundit. “Vazhdimisht flasim se fillojnë të dalin në pah indikatorët e parë për stabilizim dhe konsolidim pas kataklizmës që la qeveria e kaluar, do të thoja, qeveria më kriminele në historinë më të re të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Trashëgimia jonë kulturore nuk është vetëm një gjurmë e së kaluarës, por një kujtim i gjallë që vazhdon të pulsojë në të tashmen. Shtresat arkeologjike, tradita shpirtërore, njohuritë artizanale dhe energjia artistike bashkëkohore krijojnë kryeqytetin simbolik unik të Maqedonisë, një vlerë që nuk mund të replikohet ose importohet, thotë Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov në një intervistë për MIA-n. Sipas tij, këtu qëndron potenciali që vendi të bëhet një destinacion që vizitohet jo vetëm me sy, por edhe me mendje. “Maqedonia duhet të bëhet një hapësirë ku historia nuk tregohet, por përjetohet; ku trashëgimia nuk mbahet nën xham,…

Lexo më Shumë

Më 06.12.2025, në orën 01:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, punonjës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.M. (29) nga Negotina, pas një denoncimi nga një grua 41-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka raportuar se më 02.12.2025, në një banesë në zonën e Qendrës, ai e kishte detyruar në veprime seksuale, duke e filmuar me telefonin mobil, dhe më pas i kishte dërguar kërcënime dhe kishte kërkuar para për të mos e publikuar videon në rrjetet sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim i përkatës.

Lexo më Shumë

Brenda një jave zyrtarët doganorë parandaluan kontrabandë mallrash të ndryshme dhe sekuestruan përkohësisht, 27 steka cigaresh, të cilat u zbuluan në Aeroportin e Shkupit gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri i cili udhëtonte drejt Londrës. Gjatë kontrolleve të ndara është gjetur një motor i përdorur automjeti në bagazhin e një makine, pako me lloje të ndryshme të ilaçeve. Vlera e ilaçeve të sekuestruara është mbi 83 mijë denarë. Në një kontroll tjetër u gjetën edhe 58 pako me ilaçe veterinare për të cilat kërkohet leje importi, ndërsa u zbuluan në çantat e udhëtimit të dy pasagjerëve në…

Lexo më Shumë

Washingtoni ruan optimizmin se plani Trump për paqen në Ukrainë do të vihet në zbatim, edhe pas takimit dyditor mes negociatorëve amerikanë, Witkoff dhe Kushner, në Florida me të dërguarit ukrainas. Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga Departamenti amerikan i Shtetit, Stiv Witkoff, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, i quajti “konstruktive” diskutimet me Rustem Umerovin, kryekëshilltarin ukrainas për sigurinë kombëtare, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së këtij vendi, Andrij Hnjatov. Megjithatë, fundi i luftës varet nga gatishmëria e Rusisë për të hedhur hapa drejt çtensionimit dhe ndalimit të vrasjeve – theksohet më tej…

Lexo më Shumë

Ishte dhjetori i vitit 2012 kur u raportua një prej krimeve më të bujshme në Shqipëri. Një 34-vjeçare, e cila po priste të sillte në jetë fëmijën e tretë, u vra në formë makabre nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Çeliku. Ngjarja tronditëse u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku Shpëtim Çeliku, asokohe 35 vjeç, e goditi me sqepar të renë e cila ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë. Për ngjarjen, u fol edhe në emisionin e “Opinion”, më 17 dhjetor 2012: Dy vajzat e mitura të çiftit përjetuan momente terrori, ndërsa alarmi në polici u dha nga…

Lexo më Shumë

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak të mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ceremonia e trajnimit ushtarak organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School”, e që zgjati dy muaj u mbajt të premten. Lidhur me këtë arritje të Kosovës ka shkruar edhe ambasadori i vendit tonë në Abu Dabi, Xhabir Hamiti. “Fotoja e Nëntogerës sonë, Lirijona Bajraktari, teksa pranon çmimin e vendit të parë në kursin dymujor ushtarak në Abu Dhabi, është shpërndarë gjerësisht në mediat shtetërore dhe rrjetet sociale të…

Lexo më Shumë

Tre trupa të pajetë u gjetën të shtunën në mëngjes në një shtëpi në Çaçak në Serbi, shkruan N1. Policia ishte njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se tre trupa të pajetë ishin gjetur në një shtëpi dhe hetimi është duke vazhduar. Kështu ka deklaruar policia e Çaçakut për N1. Është njoftuar edhe prokuroria kompetente. Mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një vrasje./Express

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë me një send të fortë. Sipas Policisë së Durrësit, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë ndërhyrë në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës që mund të kishte pasur pasoja fatale. Në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 76 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes. Hetimet paraprake treguan se gjatë…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 05.12.2025 në orën 09:50, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.E. (38) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprave penale ,,vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”, të kryera gjatë muajit të kaluar në shitore dhe markete. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë një parashtresë përkatëse. Gjithashtu më 06.12.2025 në orën 00:05 në fshatin Çajle, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria A.K. (44) nga fshati Lëunovë, rrethi…

Lexo më Shumë

Në Kavadar sot në Kongresin e 18-të të VMRO-DPMNE-së pritet të rizgjedhet Hristijan Mickoski për udhëheqës të partisë, i cili është edhe kandidati i vetëm për këtë funksion. Në Kongresin nën moton “Vizion që ndërton shtet – Për brezat e ardhshëm 2030”, pritet të marrin pjesë 2.600 persona, nga të cilët 850-860 delegatë dhe 1700-1800 mysafirë dhe në të duhet të miratohet “Strategjia Maqedonia 2030”.

Lexo më Shumë