Kisha Ortodokse Maqedonase feston kujtimin e mbrojtësit të saj Shën Klementit të Ohrit – Mrekullibërësit, më i famshmi midis shumë nxënësve të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi. Ditën e Emrit e festojnë: Klementi, Klime, Klimentina… Kisha Ortodokse Maqedonase feston me vëmendje të veçantë, por edhe me krenari kujtimin e mbrojtësit të saj Shën Klementit të Ohrit – Mrekullibërësit. Kryepeshkopi i parë maqedonas dhe njëkohësisht krijuesi i shkollës letrare të Ohrit, e cila njihet gjerësisht, është shkrimtari dhe pedagogu më i rëndësishëm mesjetar maqedonas. Me aktivitetin dhe punën e tij në shumë fusha (kishtare, arsimore, letrare, etj.), ai u…
Author: Hamdi Kumanova
Dy persona janë arrestuar pasi në një veturë me targa të Shkupit u kapën duke transportuar vegla pune, për të cilat nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se personat në fjalë nuk kishin dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse. “Më 07.12.2025, në autostradën Tabanoc–Kumanovë, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për masa kompenzuese privoi nga liria L.A. (32) nga fshati Nikushtak dhe A. Sh. (32) nga Shkupi. Policët ndaluan automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.A., me pasagjer A. Sh., dhe gjatë…
Antonio Conte u shfaq shumë i lumtur dhe krenar pas fitores 2-1 të Napolit ndaj Juventusit, një ndeshje që skuadra e tij e dominoi edhe pse po kalon një periudhë me shumë lëndime. Ai tha se lojtarët po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe po tregojnë karakter të madh, duke marrë përgjegjësi në një moment tepër të vështirë. Juventusi shënoi me të vetmen goditje në portë, por Napoli reagoi dhe Rasmus Hojlund shënoi dy gola, duke i dhënë fund mungesës së tij të gjatë të realizimeve. Conte theksoi edhe lojën e mirë të McTominay dhe Eljif Elmas, ndërsa tregoi se Lobotka…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimin kufitarë “Dojran” koha e pritjes për dalje nga vendi është 30 minuta. Në vendkalimin kufitarë “Tabanoc” koha e pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga aje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje…
Policia në Leposaviq ka raportuar dy raste të vjedhjes brenda pak ditësh. Rasti i parë është një vjedhje e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” më 6 dhe 7 dhjetor në orët e mesditës. Sipas raportit policor, dy persona të panjohur kanë përdorur forcë për të depërtuar në një lokal, nga ku kanë vjedhur një frigorifer, një arkë fiskale, xhama të dritareve, një nxehëse, karrige dhe një tavolinë. Rasti i dytë është regjistruar më 1 dhjetor në rrugën “JNA”. Policia njofton se një i dyshuar pasi ishte larguar nga viktima, i ka marrë këtij të fundit një shumë…
Një zjarr në një klub nate në rajonin turistik popullor Goa në Indi ka lënë të vdekur të paktën 25 persona, përfshirë katër turistë, thanë zyrtarët. Kryeministri i shtetit Pramod Sawant tha se zjarri u ndez nga fishekzjarrët e brendshëm në klubin e natës në Arpora rreth mesnatës sipas orës lokale, raportoi News18, raporton kp. Policia më parë kishte sugjeruar se një shpërthim cilindrike shkaktoi flakën, por Sawant tha se hetimi paraprak tregoi se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrë elektrikë. Katërmbëdhjetë nga viktimat besohet të kenë qenë staf, dhe kombësitë e turistëve nuk janë konfirmuar ende, tha policia…
Trajneri Xabi Alonso ka reaguar ndaj zërave se Real Madridi mund ta shkarkojë atë në rast se pëson humbje ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve. Trajneri spanjoll u pyet konkretisht pas humbjes befasuese ndaj Celtas në Bernabeu, një disfatë që ka shtuar presionin mbi të, duke pasur parasysh edhe formën jo të mirë të skuadrës në La Liga. “Ne jemi të përqendruar te ndeshja e së mërkurës. Humbja ndaj Celtas është e dhimbshme, por duhet të kemi krenari dhe ta ngremë nivelin e pritshmërive tona”, deklaroi ai. Real Madridi ka fituar vetëm një…
Brenda një dite, dy procese gjyqësore për krime lufte do të nisin në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Por në të dyja rastet, të akuzuarit nuk do përballet drejtëpërdrejtë me akuzat që rëndojnë mbi ta, sepse gjykimi do të zhvillohet në mungesë. Paraditën e 22 dhjetorit planifikohet të mbahet seanca fillestare ndaj ish-drejtori i Burgut, Ljubomir Cimburovic dhe dy ish gardianëve Milivoje Ivic dhe Predrag Bradic, për krime lufte brenda burgut të Prishtinës. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sqarohen malltretimet që Predrag Bradic dhe Milivoje Ivic gardian të burgut iu kishin bërë të burgosurve shqiptarëgjatë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të takohet me udhëheqësit kryesorë evropianë në Londër të hënën, ndërsa aleatët e Ukrainës planifikojnë përgjigjen e tyre ndaj një shtytjeje të vazhdueshme të SHBA-së që Kievi të pranojë lëshime në bisedimet e paqes. Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do t’i bashkohen Zelensky-t dhe kryeministrit Sir Keir Starmer në Nr. 10, ndërsa ata kërkojnë të sigurohen që çdo marrëveshje të pengojë një sulm të ardhshëm rus, shkruan BBC. Takimi i nivelit të lartë vjen pas tre ditësh bisedimesh në Florida, ku kryenegociatori i Zelensky-t nxiti ndryshime në një plan të Shtëpisë së Bardhë,…
Tetovasot raporton se më 06.12.2025 një zjarr shpërtheu në njësinë transformuese të një firme private në Shtip. Zjarri u shua nga zjarrfikësit dhe u krye ekspertizë.
Më 05.12.2025, E.B. (56) ka denoncuar se rreth orës 19:00 një person i ka marrë stolitë me forcë fizike. Policia po punon në identifikimin e autorit, njofton Tetovasot.
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Maqedonisë. Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar. “Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia…

