Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u dërgoi urime të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e festës kombëtare të Shën Klementit të Ohrit. Në mesazhin e saj të urimit, presidentja thotë se kemi një detyrë të madhe përpara nesh për të rimësuar virtytet që mbështesin komunitetin. “Ashtu si në kohën e Klementit, edhe ne kemi nevojë për një qëllim të përbashkët, më të lartë, rreth të cilit do të ndërtojmë marrëdhënie dhe do të kapërcejmë dallimet. Përmes sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, përmes drejtësisë sociale dhe kujdesit të ndërsjellë, le të rinovojmë kontratën shoqërore të qytetarëve të lirë, të…
Author: Hamdi Kumanova
Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas imazhit të publikuar nga analistja Nafie Selmani, në këta libra Kosova shihet si pjesë e Serbisë, sepse qnë fjalinë e parë hyrëse shkruan se gjendet në jugperëndim të Serbisë dhe jo që kufizohet ashtu siç është shkruar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende në kufi. Po ashtu më pastaj ajo identifikohet me emërtimin “Metohi”, një term që Serbia e përdor tradicionalisht me ngarkesë politike dhe fetare, duke e trajtuar si pjesë…
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u bëri thirrje sirianëve që të punojnë së bashku për rindërtimin e shtetit të tyre, teksa shënojnë njëvjetorin e rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad. Aleanca e udhëhequr nga islamistët e Sharas nisi një ofensivë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, duke marrë kryeqytetin sirian, Damask më 8 dhjetor pas pothuajse 14 vjetësh luftë dhe duke i dhënë fund sundimit mbi pesëdekadësh të familjes Assad. Pas lutjeve të mëngjesit në Xhaminë Umajad në Damask, Sharaa “lavdëroi sakrificat dhe heroizmin e luftëtarëve” që hynë në Damask, sipas një njoftimi të…
Ukraina ka raportuar këtë të hënë se është përballur me sulme të reja nga dronët rusë gjatë natës në rajonin e Sumy, ku zjarrfikësit punuan për orë të tëra për të kontrolluar disa zjarre. Sipas raportimeve nga mediat vendase, në Okhtyrka, një ndërtesë banimi me nëntë kate u godit ndërsa njerëzit flinin. Ekipet e shpëtimit evakuuan 35 banorë pasi flakët u përhapen në disa kate. Shërbimet e emergjencës thanë se të gjitha zjarret u shuan dhe nuk ka raporte për të lënduar. Rajone të tjera, përfshirë Dnipropetrovsk dhe Chernihiv, gjithashtu u goditën. Sulmet vijnë pas një vale më…
Gazetarja Saranda Ramaj ka komentuar kandidimin e Naim Bardiqit për deputet nga VV-ja. Bardiqi kishte qenë sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas Ramajt, ky kandidim nuk i bën nder as Bardiqit e as VV-së. “Fakti qe ish-Sekretari i Pergjithshem i MSh, Naim Bardiqi, figuron ne listat e VV-se vetem kater muaj pas perfundimit te mandatit te tij, nuk i ben nder as z. Bardiqi e as partise qe e ka nominuar. Perkundrazi, e ushqen perceptimin se pozitat e larta ne administrate jane te lidhura ngushte me pushtetin politik e se ruajtja ose avancimi profesional varet nga afersia…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut e ka numrin më të madh të automjeteve zyrtare nga institucionet publike. 693 automjete janë të MPB-së nga totali i 6659 automjeteve zyrtare në vend sipas regjistrit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Megjithatë, nga MPB-ja nuk japin detaje rreth tyre, shkruan Portalb.mk. Analiza e Portalb.mk mbi automjetet zyrtare tregoi se pikërisht Ministria e Brendshme ka numrin më të madh të automjeteve zyrtare. Është e pritshme që ky institucion të ketë numrin më të madh të automjeteve marrë parasysh se në kuadër të tij funksionojnë një sërë llojesh të policisë…
Temperatura më të ulëta sot janë matur në Kodrën e Diellit me 0 gradë, dhe e njëjta temperaturë u mat në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Në Mavrovë temperatura minimale ishte 1 gradë, ndërsa 2 gradë u matën në Gjurishtë dhe Kriva Palankë. Tre gradë u matën në Krushevë, Berovë, Strumicë dhe Pozharanë. Temperatura prej 4 gradësh këtë mëngjes u regjistrua në Topolçan, Vinicë, Pretor, Shtip dhe Prilep, dhe 5 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër dhe Kumanovë. 6 gradë u matën në Shkup – Petrovec, Kavadar, Veles, Tetovë dhe Manastir.
Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM, me politikat e tyre të gabuara dhe kriminale, po e izolojnë vendin, duke e shndërruar atë në një njollë të zezë në Evropë dhe duke i larguar të rinjtë nga Maqedonia, akuzojnë sot nga LSDM. ” Krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë, korridoret evropiane po e anashkalojnë Maqedoninë, njerëzit kanë gjithnjë e më pak para në xhepa, varfëria po rritet, emigrimi i të rinjve po rritet dhe qeveria po negocion për të kthyer emigrantët. Të gjitha mediat britanike me reputacion të mirë kanë raportuar për këto bisedime, por qeveria po përpiqet të mbulojë veten. Analistët në…
Pritja 19-vjeçare, me plot 22 ndeshje pa fitore, ka marrë fund për Selta Vigon, që ka thyer “makthin”, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 0-2, në një duel që rezultoi dramatik për skuadrën e Çabi Alonsos, që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Fran Garsias dhe Karreras, që u përjashtuan nga ndeshja në minutat 64 dhe 90+2. Golat për miqtë i shënoi Svedberg në minutat 53 dhe 90+3. Kjo ishte humbja e dytë në 16 javë kampionat për Realin, që tashmë e shikon veten në vendin e dytë me diferencë 4 pikë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e planifikuar për blerjen e gjigandit “Warner Bros. Discovery” nga platforma transmetuese “Netflix” do t’i nënshtrohet një shqyrtimi rregullator, për shkak të ndikimit të madh që mund të ketë në tregun e medias dhe të transmetimit online. “Ky proces duhet të kalojë patjetër nëpër filtra ligjorë. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump, teksa mbërrinte në Qendrën Kennedy për një aktivitet zyrtar, ka raportuar Bloomberg. Ai ka theksuar se bashkimi do të krijonte një kompani me “një pjesë shumë të…
Diplomati austriak dhe ish-negociatori i Rambujesë, Wolfgang Petritsch, ka dhënë një mesazh të fortë për Kosovën, duke theksuar nevojën urgjente për stabilitet politik, qeverisje demokratike dhe rifreskim të dialogut me BE-në. Në një intervistë për Klan Kosova të dielën, Petritsch tha se vendosja e sanksioneve nga Bashkimi Evropian para tre vjetësh e kishte zhgënjyer thellë. “Mund t’ju them se kur Kosovës iu vendosën sanksionet unë nuk isha aspak i lumtur për këtë, t’ju them të drejtën”, deklaroi ai. Megjithatë, ai pranoi se zhvillimet e fundit në vend e kanë bërë më të qartë perspektivën e kritikëve në…
Tajlanda ka nisur sulme ajrore përgjatë kufirit të saj të diskutueshëm me Kamboxhian, tha ushtria tajlandeze, pasi të dy vendet akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Trump. Të paktën një ushtar tajlandez u vra dhe katër u plagosën në përleshjet e reja që shpërthyen rreth dy zonave në provincën më lindore të Ubon Ratchathani, tha ushtria tajlandeze pasi trupat e saj u vunë nën zjarr nga Kamboxhia. “Pala tajlandeze tani ka filluar të përdorë avionë për të sulmuar objektiva ushtarake në disa zona,” tha ajo në një deklaratë. …

