MPB njofton 05.12.2025 në orën 14:30 në SPB Tetovë, I.S. (58) nga fshati Bërvencë ka denoncuar se ditën e mëparshme në periudhën nga ora 13:30 deri në 19:30 para fabrikës së mobiljeve në fshatin Bërvencë, një person i panjohur ka hyrë në automjetin e tij të tipit “Yugo” me targa të Tetovës, e cila ka qenë me dyer të shkyçura, dhe është përpjekur ta ndezë automjetin, por pasi nuk ka arritur në qëllimin e tij, ka vënë zjarr në automjet. Zjarri është fikur nga kalimtarë të rastit. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar. Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, tema e forumit të sivjetëm është: “Drejtësia në veprim: më shumë se vetëm një premtim për përparim”. Në kuadër të aktivitetit, në margjinat e Forumit të Dohas, kryetari i Kuvendit do të realizojë takime me homologun e tij, Hasan bin Abdullah Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shuras së Shtetit të Katarit, pastaj me Sultan bin Saad Al-Muraiki,…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, megjithëse në disa segmente ka lagështi, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane mbetet mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e RMV-së, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM rikujton shoferët se detyrimi ligjor për pajisje dimërore në automjete ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2025 dhe do të jetë i vlefshëm deri më 15 mars 2026, pavarësisht kushteve aktuale të motit.
Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot po mbahet Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit. Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t’i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit – gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete. “Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët – promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit”, informojnë organizatorët e ngjarjes. Organizatorë janë Shoqata e bletarëve “Qyteti i Bletëve” – Tetovë, Shoqata…
Takimi i zëvendëskryeministrit Arben Fetai me Daniel J. Lawton, zëvendës-ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është edhe një dëshmi e qartë se rruga e reformave ka marrë mbështetjen më të fortë ndërkombëtare. Kur flasim për qeverisje të mirë, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, nuk jemi vetëm. Sot, partnerët tanë strategjikë në SHBA e njohin dhe e vlerësojnë ndryshimin që po ndërtohet. Ata shohin përpjekjen, seriozitetin dhe vullnetin që po investohet për të rikthyer besimin te institucionet. Në kuadër të kësaj, roli dhe bashkëpunimi me përfaqësues të tjerë kyç të administratës amerikane, si Mark Tervakoski, drejtor i…
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për uljen e çmimit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gjë që do ta ulë faturën përfundimtare të qytetarëve me rreth 1 përqind. Pjesa e faturës që rregullohet nga Komisioni përbën rreth 36 për qind, pra afërsisht një të tretën e çmimit të përgjithshëm, ndërsa furnizuesi universal EVN Home së shpejti do të llogarisë dhe shpallë çmimin e ri përfundimtar që do të vlejë për qytetarët nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Në vitin 2026 çmimi për transmetimin e energjisë elektrike ulet me 2,67%, çmimi i operatorit të tregut…
Në rast zjarri, si ai i mbrëmshmi në Çarshinë e Shkupit, qasja për ndërhyrje nga shërbimet e emergjencës është jashtëzakonisht e vështirë, për shkak të rrugëve të pakalueshme, uzurpimit të pronës publike, tendave dhe pengesave të tjera që bllokojnë lëvizjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve. Nëse një dyqan ndizet dhe nuk intervenohet shpejtë për shuarjen e zjarrit është e mundur të përfshihen nga zjarri edhe shumë dyqane të tjera që për shkurt kohë mund të përfshihej e gjithë çarshia e vjetër e Shkupit thonë esnafët. E gjithë kjo sipas tyre, për shkak të strukturës së vjetër të…
Më 05 dhjetor 2025, rreth orës 00:10, në fshatin Vollkovë të Tetovës, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.S. (25) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur automjeti i udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, në pronësi të I.J. (49) nga fshati Bërvenicë, për të cilin më herët ishte paraqitur kallëzim se ishte vjedhur. Sipas informacioneve zyrtare, automjeti do t’i kthehet pronarit, ndërsa G.S. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresa adekuate. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të…
LSDM, me një deklaratë të re, tregon se ka frikë të përballet me popullin. Nëse LSDM beson se është gati dhe ka mbështetjen e popullit për zgjedhje, duhet të paraqesë një kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër, thonë nga VMRO-DPMNE. “Nëse LSDM beson se sondazhet në të cilat ata janë partia e 4-5-të në Maqedoni nuk janë të sakta dhe se kanë pasur besim më të madh nga populli, le të paraqesin një kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare nesër. Në mosveprim total, me njoftime të këqija që inteligjenca artificiale shkruan për ta, sepse padyshim nuk…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë realizuar grabitje në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, të njëjtit pas kontrolleve kanë rezultuar se janë të arratisur nga burgu. “Më 04.12.2025, në orën 17:05, në rrugën “Nëna Terezë” në Shkup, punonjës të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-së Shkup i arrestuan A.ZH. (37) nga Shkupi dhe K.B. (33) nga Manastiri. Ata dyshohen se më 03.12.2025 rreth orës 18:40 në një shoqëri financiare në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke kërcënuar punonjësen, kanë…
Në një intervistë ekskluzive për CIVIL Media, Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cilëson si shqetësuese rritjen e ndikimit ruso-serb në rajon dhe në vend, por thekson se ky ndikim nuk po shtyhet drejtpërdrejt nga Beogradi. “Nga Serbia nuk ka presion të qartë që ne të futemi në botën serbe. Problemi është se disa struktura politike në vend duan vetë të jenë pjesë e asaj bote,” deklaron Pendarovski, përcjell PressOnline.al Ai shpjegon se koncepti i “botës serbe”, i ndërtuar sipas modelit të botës ruse, bazohet në identitet etnik, gjuhë dhe ndikim kishtar…
Ka dhënë betimin si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq. Ai ka thënë se përpara i presin sfida, por ka shtuar se duhet të ruhet paqja e siguria në komunë. Miloviq ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë për neve. “Periudha para nesh nuk do të jetë e lehtë, do të jetë me sfida. Të ruajmë së paku paqen dhe sigurinë në hapësirën e komunës. Çdo familje që banon në Zveçan të ndihet e sigurt”, ka thënë Miloviq pas betimit. Ai ka theksuar se do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë. “Do të…

