Venko Filipçe theksoi se buxheti qendror, siç është ndërtuar, nuk është social, nuk ka komponent zhvillimor dhe nuk ka kapacitet për të shërbyer vazhdimisht deficitin në thellim në Fondin për Sigurim Pensional he Invalidor, theksohet në kumtesën e LSDM-së. Kjo, siç tha Filipçe në “Telma”, e vë në rrezik pagesën e pensioneve. “Lind pyetja, një buxhet i ndërtuar në këtë mënyrë që nuk është as social, as nuk plotëson nevojat e kategorive të cenueshme të qytetarëve, as nuk mund të ndërpresë një krizë, as nuk është zhvillimor, sepse ka një sasi shumë të vogël parash për investime kapitale, çfarë do…
Author: Hamdi Kumanova
Të gjithë të akuzuarit për zjarrin në diskoteken “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen. Në seancën e sotme në gjykatën e Idrizovës, disa prej tyre shprehën keqardhje dhe deklaruan se e kuptonin akuzën, por megjithatë nuk e pranuan fajësinë për “krime të rënda kundër sigurisë publike”. Gjykimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes, gazetarëve dhe publikut. Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15…
Vendi ynë po fiton çdo ditë e më shumë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit. Pjesëmarrja e ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në panelin për investimet e huaja në Berlin është dëshmi se Maqedonia e Veriut po rikthehet si destinacion serioz për investitorët. Kontributi i ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në të njëjtin diskutim, e forcoi edhe më shumë mesazhin se vendi po ecën me hapa të qëndrueshëm drejt standardeve bashkëkohore dhe praktikave europiane të qeverisjes. Reformat që po zbatohen digjitalizimi, modernizimi industrial, nxitja e inovacionit dhe forcimi i kapitalit njerëzor po krijojnë një…
Zbatimi i planeve të përfshira në Strategjinë e Specializimit të Mençur do të sjellë rritje ekonomike dhe një jetë më të mirë në vend dhe do të kontribuojë në përmbushjen e standardeve për hyrje në Bashkimin Evropian, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila mori pjesë në një Konferencë kushtuar strategjive të specializimit të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së në Bruksel. “Kam përshtypjen se jo të gjithë qytetarët e kuptojnë se çfarë është në të vërtetë specializimi i mençur dhe sa i rëndësishëm është një element në vendin tonë. Strategjia e Specializimit të Mençur, me…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërkohë që komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM dhe njëherit u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të mjegullës së dendur është ulur dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë deri në 25 metra, ndërsa në Strazh dukshmëria është ulur në mes 50 dhe 70 metra. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se në disa pjesë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat hiqen rregullisht. U bëjnë thirrje shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se rafineria kryesore e naftës në vend, e operuar nga Gazprom Neft i Rusisë nëpërmjet Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), nuk arriti të sigurojë licencën e SHBA-së të kërkuar për të vazhduar operimin nën sanksione dhe tani do të mbyllet. Duke folur pas një takimi në Beograd me zyrtarët që mbikëqyrin stabilitetin dhe sigurinë energjetike të Serbisë, Vuçiç foli për mbylljen e afërt të rafinerisë, e cila është përballur me muaj të tërë zgjatjesh që kur u listua nën sanksione më 10 janar së bashku me Gazprom Neft, një nga prodhuesit dhe…
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar dje, 2 dhjetor, në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshiu Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjit të Europës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00. Kështu raportojnë mediat italiane si La Repubblica apo Corriere della Sera. Janë liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit. “Sipas deklaratës së policisë gjyqësore federale belge, pas intervistimit, tre individët u njoftuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta. Akuzat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij, këngëtarin shqiptar – Bejta. Në pamjet të cilat janë publikuar në rrjete sociale, pos Bejtës i pranishëm shihet të ketë qenë edhe aktori Flamur Aljiji. Beja u bë i famshëm me këngën e tij “Lule” e cila pushtoi estradën dhe e njëjta numëron mbi 30 milionë klikime në YouTube.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar. Aftësia e kufizuar nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë. Përpjekjet e OBSH-së për të mbështetur shtetet…
Turqia, në parim është e gatshme që me pjesëmarrjen e partnerëve të tjerë, të marrë përgjegjësinë dhe të udhëheqë sigurinë në Detin e Zi, në lidhje me garancitë e sigurisë që do të ofrohen bazuar në një marrëveshje paqeje të rënë dakord nga palët pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Sipas burimeve diplomatike turke, të informuara mbi sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, Turqia paralajmëron kundër rrezikut të zgjerimit të luftës drejt brigjeve të saj dhe përhapjes në të gjithë rajonin e Detit të Zi dhe thekson se nuk do të lejojë që siguria e Detit të…
Administrata Trump ka pezulluar të gjitha përpunimet e imigracionit për qytetarët e 19 vendeve që kanë qenë nën një ndalim udhëtimi që nga qershori, duke ngrirë aplikimet për karta jeshile dhe shtetësi amerikane, sipas një konfirmimi nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së , siç raportohet nga New York Times. Pezullimi mbulon qytetarët nga vendet që i janë bashkuar kufizimeve të administratës Trump, duke përfshirë Afganistanin, Myanmarin, Çadin, Republikën Demokratike të Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin , të cilat janë nën një ndalim të plotë, si dhe vendet me kufizime të pjesshme…

