Të dhënat e publikuara nga Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI) tregojnë se Serbia në pesë vitet e fundit ka importuar sisteme të avancuara armatimi nga 13 vende, ndërsa furnizuesit kryesorë kanë qenë Kina dhe Rusia. Sipas raportit, Kina ka qenë partneri më i madh në furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, ndërsa donacionet më të mëdha për Serbinë kanë ardhur nga Rusia dhe Bjellorusia. Ekspertët theksojnë se Beogradi ka shfrytëzuar edhe ndryshimet në sigurinë globale dhe konfliktet ndërkombëtare për të rritur investimet në armatim. Në të njëjtën kohë, Serbia ka përdorur edhe zhvillimet rajonale për…
Author: Hamdi Kumanova
Ish – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se se dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues është një situatë e qartë juridike.Sipas tij, Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual, ndërsa mungesa e këtij veprimi nga Kuvendi përbën një problem të qartë institucional. “Mosafësia e këtij parlamenti me zgjedh presidentin deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual është bardh e zi”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se nëse presidentja nuk do të kishte ndërmarrë veprimet e saj përmes dekretit, atëherë çështja do…
Të gjithë anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, punëtorët, si dhe anëtarët e sindikatave të tjera të cilat udhëhiqen nga liderë që nuk luftojnë për pagat tuaja, janë ftuar të na bashkohen të shtunën në orën 12:05 përpara Shtëpisë së Punëtorëve, për të dërguar një mesazh të ri se pagat, përfshirë pagën minimale, duhet të rriten për të gjithë, bëri thirrje sot në një konferencë për mediat kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov. Ai theksoi se punëtorët duhet vetë të luftojnë për pagat e tyre, sepse, siç tha, të tjerët nuk do të luftojnë në vend të tyre. Sipas tij,…
Arben Fetai ka reaguar në Facebook, pasi u la jashtë procesit të shkrirjes së VLEN-it në një parti. Ai tërheq paralele me Revolucionin Francez dhe situatën në VLEN, duke thënë se “kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet”. Më poshtë e keni reagimin e plotë të Arben Fetait: “Revolucioni i ha bijtë e vet”… dhe në fund e han kokën e vet. Kjo shprehje lindi gjatë Revolucionit francez, i cili rrëzoi monarkinë absolute nën idealet e…
Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe preogramit SIGMA, u mbajt një punëtori praktike me temën “Nga politika te praktika: Forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal në vetëqeverisjen lokale”, ku morën pjesë përfaqësues të komunave, institucioneve, si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Në hapjen e punëtorisë, sipas njoftimit të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, mbajtën fjalimeministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq, si dhe Bagrat Tunjan, menaxher shtetëror për Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëheqës i ekipit për planifikim strategjik dhe…
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Qeveri, zëdhënësja Marija Miteva, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, informoi se në mbledhjen e sotme Qeveria shqyrtoi një informacion dhe mori vendim për t’i hequr 6 licenca për kultivimin e kanabisit. “Sot kishte 6 pika nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria sot ua hoqi 6 licenca. Për informacione më të detajuara se cilat janë kompanitë, ju lutem t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, ku praktikisht ndodhet edhe kjo Komision. Nga ajo që munda të shoh nga informacioni që kaloi në Qeveri, bëhet fjalë për shkelje ligjore të konstatuara gjatë një kontrolli të…
Deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së kanë nënshkruar dhe mbështetur propozim-rezolutën për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, bëri të ditur studenti dhe njëri nga inicuesit e peticionit për mbajtjen e këtij provimi në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi. Ademi njoftoi se kjo nismë synon zbatimin e plotë të ligjit dhe garantimin e të drejtës që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Ai u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë që t’i bashkohen kësaj rezolute. “Ftojmë edhe deputetët e tjerë që nuk iu përgjigjën ftesës sonë t’i bashkohen kësaj nisme. Zbatimi i ligjit…
Një rast grabitjeje është raportuar në rajonin e Tetovës. Siç raporton Tetovasot, më 10 mars rreth orës 17:15 në SPB Tetovë, A.B. (52) nga fshati Dobroshtë ka denoncuar se në një fushë futbolli i është marrë telefoni celular djalit të tij të mitur. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit, shkruan Tetovasot.
Më 10.03.2025, rreth orës 17:30, në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar A.M. (26) nga fshati Senokos i Gostivarit, pasi në një objekt hotelerik është kapur duke përdorur drogë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të për gjendjen e krijuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku konkursi për punësim ka dështuar, ndërsa stafi shëndetësor ende nuk i ka marrë pagat që nga muaji janar. Informacionet për ankesa të shumta lidhur me nepotizëm, ryshfet dhe korrupsion në procesin e punësimit janë alarm serioz dhe dëshmi e një sistemi të degraduar, ku punësimi i ndershëm dhe dinjiteti i profesionistëve po nëpërkëmben. Kur për një vend pune paraqiten ankesa që arrijnë deri në institucionet e antikorrupsionit, atëherë kemi të bëjmë me një krizë të rëndë besimi dhe me një dështim të plotë institucional.…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar sot 45 vjetorin e demostratave të vitit 1981 në Prishtinë duke shënuar se “Brezi i vitit 1981 mbetet një brez i veçantë në historinë tonë kombëtare”, shkruan Top24 Ali Ahmeti 11 Marsi është një datë që nuk i përket vetëm historisë, por edhe ndërgjegjes sonë kombëtare. Sot shënojmë 45 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore të vitit 1981, pranverës së madhe të rezistencës shqiptare. Ato ditë të marsit nuk ishin vetëm protesta studentësh. Ishin zëri i një populli të tërë që kërkonte dinjitet, barazi dhe të drejtën për të jetuar…
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Tetovë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën, mëson Tema.mk. Sipas burimeve tona zjarri ka shpërthyer në orët e mëngjesit, dërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll dhe për të hetuar rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione më të detajuara pas përfundimit të hetimeve.

