Ish – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se se dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues është një situatë e qartë juridike.Sipas tij, Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual, ndërsa mungesa e këtij veprimi nga Kuvendi përbën një problem të qartë institucional.
“Mosafësia e këtij parlamenti me zgjedh presidentin deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual është bardh e zi”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se nëse presidentja nuk do të kishte ndërmarrë veprimet e saj përmes dekretit, atëherë çështja do të mund të përfundonte në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës.
“Po mos ta kishte bërë presidentja dekretin, dikush ka mundur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës së vendit. Do të ishte një lloj puçi”, theksoi Haradinaj në Kanal10.Në deklaratën e tij ai përmendi edhe debatet për interpretimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë periudhën kur në krye të saj ishte Enver Hasani, duke theksuar se për këto çështje ekzistojnë edhe mendime të ndryshme profesionale në komunitetin juridik.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Detajet e hollësishme se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën Laurenti, dalin edhe PAMJET nga vendi i ngjarjes
- Edi publikon pamjet e rrahjes nga Jozi: Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretërit
- Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen tre automjete, përmbyset një “Benz” , bllokohet trafiku
- Uraloglu: Infrastruktura e aviacionit të Turqisë po zgjerohet me shpejtësi, duke rritur avantazhin konkurrues
- “Nesër më shumë!”, Protesta e 95-të kundër qeverisë mbyllet te Komisariati Nr. 3, jehojnë thirrjet për lirimin e aktivistëve: Lironi qytetarët! Rama jep dorëheqjen!
- E dhimbshme: Personi që humbi jetën aksidentin në Prishtinë është TikTokeri, Laurent Krasniqi
- Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës
- Aktivistët në qeli prej rreth 24 orësh, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 3: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët! Nuk jeni vetëm!



