Author: Hamdi Kumanova

Në periudhën nga ora 23.00 të datës 15.04 deri në ora 00.05 të datës 16.04.2019 zyrtarët policor kanë kryer një aksion në një lokal nate përskaj rrugës regjionale Tetovë -Jazhincë, në fshatin Tearcë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur një shtetase nga Kosova e cila ilegalisht ka punuar në objekt. Ajo është arrestuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 15.04.2019 rreth orës 23.00 në bulevardin ‘Goce Dellcev’ në Gostivar, vetura e tipit ‘Citroen’ me targa nga Gostivari, e drejtuar nga G.R.(49) nga Gostivari, e ka goditur këmbësorin Z.A.(66) nga fshati Trnovo, Gostivar, transmeton Almakos. Z.A. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.

Lexo më Shumë

Me 15.04.2019 në ora 20.40 në fshatin Obrashani, Prilep, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Manastiri, e drejtuar nga S.B.(51) nga fshati Rufki Pasha, Prilep e ka gotiku këmbësorin P.Sh.(53) nga fshati Obrashani, transmeton Almakos. P.Sh. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Prilep. Ka kryer kontroll në vendngjarje ekipi i Stacionit Policor në Prilep.

Lexo më Shumë

“Madje edhe ata të cilët, me qëllim të mirë kundërshtojnë, për 10 vite ose më pak do ta kuptojnë Marrëveshjen e Prespës për Greqinë”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin grek “Antena”, njofton Portalb.mk. “Konstantinos Micotakis thoshte se për 10 vite këtë çështje do ta harrojmë. Unë them se me siguri do ta kujtojmë përgjithmonë dhe se për 10 vite, madje ose edhe më pak, madje edhe ata që sot, me qëllim të mirë nuk pajtohen, do ta kujtojmë rëndësinë e madhe historike dhe rëndësinë e Marrëveshjes për Greqinë”, tha Cipras. Kryeministri i Greqisë, në intervistë, në pjesën…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja BESA si dhe shtabi zgjedhor i Blerim Rekës sot qëndruan në Manastir ku ftuan qytetarët shqiptarë që të votojnë Blerim Rekën për President. Lideri i Aleancës për Shqiptarët nga Manastiri ka kritikuar partitë shqiptare që nuk e përkrahin kandidaturën e Blerim Rekës, duke thënë se ata bëjnë tregti me votën shqiptare. ‘Ne kemi dalë të përkahim Profesor Blerim Rekën. Ashtu siç thoshin disa parti shqiptare që është mirë të ketë kandidat shqiptar, dhe dolën e përkrahën, ndërsa të tjerët që e kishin thënë këtë gjë, e kishin vetëm për presion. E presioni i tyre ishte që…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kundërshtuan Zaevin dhe Pendarovskin dhe politikat e tyre antishtetërore e kriminale. Populli tregoi se ka dinjiteti dhe refuzoi t’i jep mbështetje LSDM-së dhe Pendarovskit. Debakli me vizitueshmërinë e dobët në tubimin qendror në Shkup është dëshmi se qytetarët janë kundër shkatërrimit dhe regresit në shtet nga ana e karteli kriminal i pushtetit. As kërcënimet, shantazhet dhe presionet nuk patën sukses të detyrojnë qytetarët të hipin në autobus që të marrin pjesë në tubimin e Pendarovskit. Qytetarët porositën se janë kundër ekonomisë e cila stagnon, nepotizmit, kundër shëndetësisë së uzurpuar, ngecjes në arsim, institucioneve të kapura…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të nxit zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan, ka thënë komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë pranë BE-së Johanes Han në intervistën për “Uashington post”. Han i cili javën e kaluar ka qenë në Uashington në bisedime me përfaqësues të Qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Afërt dhe Ukrainën, ka thënë se Marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit mes Athinës dhe Shkupit. “Mendoj se edhe dy palët janë shumë të suksesshëm.…

Lexo më Shumë

Një person i maskuar dhe i armatosur dje ka kryer grabitje në kazinonë “Star” në Dibër që gjendet në rrugën kryesore “8 shtatori” të qytetit. Sipas njoftimeve të policisë, grabitësi në mënyrë të dhunshme ka hyrë në objekt dhe me kërcënim me pistoletë ka marrë, sipas informacioneve të para, një shumë të madhe të parave. “Grabitja, është paraqitur më 15 prill në orën 4:50. Po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryesit”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër. Në procedurë do të përdoren edhe incizimet e kamerave të sigurisë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër M.O.(34) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë”, transmeton Almakos. Me 28.12.2018 në Prilep, në sheshin Metodija Andonov Cento, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri ku kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.

Lexo më Shumë

NLB Banka me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e natyrës dhe theksimit të dobive nga mjedisi i shëndetshëm hapësiror organizoi kampanjën “NLB Think Green”. Në kuadër të NLB Think Green kampanjës janë organizuar dhe planifikuar më shumë aktivitete shoqërore me qëllim angazhimin e klientëve dhe qytetarëve për të menduar gjelbër dhe të përfshihen në aktivitete për ambient jetësor të shëndetshëm dhe të gjelbër. Aksioni i parë nga NLB Think Green kampanja Banka e ka nisur me 15.04.2019 me nxitjen e klientëve të saj që ta ndryshojnë mënyrën e dërgimit të faturave dhe në vend që ato të dërgohen…

Lexo më Shumë