Author: Hamdi Kumanova

Të gjithë deputetët të cilët votuan për iniciativën për ndryshim të Kushtetutës janë siguruar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të uniformës së re të destinuar për pjesëtarët e Njësisë për Detyra Speciale sot në kazermën Ilinden. “Kemi bërë vlerësim të sigurt të deputetëve, kryesisht atyre të cilët votuan për fillim të procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe ata do të sigurohen deri në atë moment, derisa ai vlerësim nuk bëhet ndryshe”, tha Spasovski. Në pyetjen nga kush në tërësi mbrohen ata deputetë theksoi se ka kërcënime reale, përmes…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni 79,3 për qind nga amvisëritë në tremujorin e parë të vitit kanë qasje në internet në shtëpi. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se pjesëmarrja e amvisërive sipas tipit të vendbanimit me internet me shtrirje të gjerë fikse në numrin e përgjithshëm të amvisërive është 70,4 për qind në vitin 2018. Në tremujorin e parë të vitit 2018, prej popullatës së përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë shfrytëzuar 79,2 për qind, ndërsa 68,7 për qind e kanë përdorur çdo ditë ose pothuaj çdo ditë. Telefoni mobil ose telefoni i mençur kanë qenë…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshovski, ka dalë me mbështetje të hapur për kryetarin e Hristian Mickoski. Siç dihet, ai ishte pjesë e grupit që kundërshtonin përzgjedhjen e Mickoskit në krye të VMRO-së, pas largimit të Nikolla Gruevskit. “Zhvillimet dramatike në Kuvend dhe akti ilegal kundër kushtetutës, të paktën tregoi një pasqyrë të qartë për atë se kush tenton që të respektohet vullneti i popullit nga të cilët jemi përzgjedhur dhe kujt i interesojnë marrëveshjet fshehtas. Hristian Mickoski, kryetari i VMRO-së, megjithatë tregoi se më e rëndësishme për të është besimi demokratik që votuesit ua kanë dhënë deputetëve dhe vullneti i…

Lexo më Shumë

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer sot po qëndron në Maqedoni për t’i dhënë mbështetjen amerikane zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Para ardhjes në Shkup, diplomati amerikan kishte deklaruar se “Maqedonia ka shansin historik dhe të vetëm për të hyrë në NATO dhe BE, duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë në mënyrë institucionale”. Palmer takimet i ka nisur me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ndërsa gjatë ditës do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me kryeministrin, Zoran Zaev, me të cilin do…

Lexo më Shumë

Mungesa e avokatit Çasllav Stanoeviq, i cili mbron të akuzuarin Tome Gjurçilov, ishte shkak për anulimin e seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Toplik”. Seanca e radhës është caktuar për më 2 nëntor. Avokati Stanoeviq, ka munguar për shkak se është operuar para disa ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykatësi Osman Shabani kërkoi t’i dorëzohet dokumentacion mjekësor për Stanoeviq në afat prej tre ditëve, ndërsa përderisa ajo nuk bëhet Gjurçilovit do t’i përcaktohet avokat sipas detyrës zyrtare. Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dëshmonin Emilija Putilin, Malinka Matevska, Lile Naçeva dhe Vasilka Pop Gjorgjieva. Dëshmitari Mirko Andovski nuk kishte ardhur…

Lexo më Shumë

Deputeti Kërste Mukovski gjatë hyrjes në seancën gjyqësore për rastin e 27 prillit i pyetur nga gazetarët se çfarë e shtyri që të ndërroj mendje dhe të votoj pro ndryshimeve kushtetuese u përgjigj me sa vijon: “Sot jemi në gjykatë për të dëshmuar pafajësinë tonë, atje do të flasim për të gjitha”, tha Mukovski. Ndërkohë bashkëpartiaku i tij Ljuben Arnaudov gjithashtu theksoi se nuk ka pasur presion dhe as që bëhet fjalë për ndonjë shumë parash. Megjithatë njëjtë sikur Mukoski tha se është këtu për të dëshmuar pafajësinë e tij. https://youtu.be/ozttziMvW0c

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane, Metju Palmer. Zotëri Palmer ka falënderuar kryetarin Gashi për rolin e tij konstruktiv për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe ka inkurajuar për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës si mundësia e vetme për hapjen e perspektivës euro-atlantike të vendit. Kryetari Gashi siguroi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit se Lëvizja BESA me tërë kapacitet e sajë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të implementimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës dhe të anëtarësimit të vendit në…

Lexo më Shumë

Ish shefi i dipmoacisë greke Nikos Koxias në profilin e tij në Twitter i ka hedhur poshtë zërat që shkruajnë lidhur me prapavijën e dorëheqjes së tij duke i quajtur gënjeshtra dhe shpifje të porositura. “Me gënjeshtra dhe shpifje e rrisin reputacionin dhe dinjitetin tim. Ofruesit të korruptuar “pistoletë e sistemit” e nxisin nderin dhe dinjitetin e atyre që kundërshtojnë. Kështu e godasin funksionin e demokracisë. Dorëheqja është një akt përgjegjësie”, shkruan Nikos Koxias në profilin e tij zyrtarë në Twitter. Nikos Kotzias@NikosKotzias Με λάσπη, ψέματα, συκοφαντίες, υπονομεύουν την τιμή, υπόληψη και αξιοπρέπεια μου. Εκβιαστές, διεφθαρμένοι, μπιστολια του συστήματος υπονομεύουν την αξιοπρεπεια…

Lexo më Shumë

Profesori Jove Kekenovski ka komentuar ngjarjet e fundit brenda partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe spekulimet se ekziston përçarje mes liderit të partisë Hristijan Mickoski dhe fraksionit të udhëhequr nga ish shefi i DBK-së Sasho Mijallkov, informon Fokus.mk Kekenovski kërkon që VMRO-DPMNE njëherë e mirë të pastrohet, ku nuk do të kenë më ndikim funksionarët aktual të kësaj partie. “Në stufën e ashtuquajtur VMRO-DPMNE po bëhet gjithnjë e më nxehtë. Aleatët e deri djeshëm dhe vëllezër të interesit përnjëherë u bënë armiq të përbetuar. Secili përmes gazetarëve të tyre dhe përkrahësve porosisin tekste kundër njëri-tjetrit dhe krijojnë skenare personale, kurse deri dje po…

Lexo më Shumë

Anëtarët e VMRO-DPMNE-së në rrjetet sociale publikojnë “skenarë” të ndryshëm që do të mundeshin të ndodhin në seancën e Komitetit Qendror partiak, në të cilin ashtu siç paralajmërojnë, është caktuar për sonte në ora 19:00. Këmbimi i qëndrimeve tregon se ekziston ndarje e madhe mes anëtarësisë dhe se debati kryesor është fokusuar në ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe kushëriri i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk. Cilat skenare janë në lojë? Sipas njërës palë, partia ka menduar që ta përjashtojë nga anëtarësia Sasho Mijallkovin, ndërkaq sipas tjerëve “krahu i Mijallkovit” do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të partisë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se shpreson që për më pak se 15 ditë do të jenë gati draft- amendamentet dhe do të përpunohen bashkë me opozitën. Në konkluzat, kujton Zaev i cili sot ka marrë pjesë në “Verarinë e Vallandovës”, Kuvendi i dha jo më shumë se 15 ditë Qeverisë të përgatitë amendamentet. Por nëse e ndoqët debatin publik, ka shtuar ai, “unë u premtova deputetëve se do të kemi proces inkluziv ku ne nga Qeveria do të vijmë në Kuvend me pritjet e skicuara të amendamenteve konform Marrëveshjes së Prespës dhe do të ulemi bashkë me pushtetin…

Lexo më Shumë