Përmes një konference për media, LDP thekson se janë vendimtarë për të ardhmen e vendit që garanton një rrugë shumë prespektivë për të gjithë e kryesisht për rininë që gjithnjë e më shumë largohet nga vendi pasiqë nuk sheh ndonjë shancë për zhvillim dhe të ardhme. Ndërkohë që apelon tek të gjithë deputetët që të kyçen në vizionin e Maqedonisë europiane që ka nisur dhe pritet të rrugëtojë deri në cak.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zaev vlerëson se duhet të përshpejtohen procedurat për përpunimin e amendamenteve. Sipas tij në të ardhmen do të rritet numri i deputetëve që do ta mbështesin marrëveshjen, ndërsa propozimi i deputetëve të opozitës, si dhe katër kërkesat e tyre do të rishikohen dhe inkorporuar në ndryshimet kushtetuese. “Do të ulemi së bashku edhe pushteti edhe opozita që ti bëjmë draft amendamentet. Besoj se këtë mund ta bëjmë më shpejtë se 15 ditë. Pse, sepse të mundohem të shkurtojmë kohën aq sa mundemi”, tha Zaev.
Pozicioni që kur marrëveshja e Prespës të vijë në Kuvendin grek, Grekët e Pavarur do të largohen nga qeveria, e përsëriti edhe njëherë partnerin e koalicionit dhe ministri i mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, duke folur në Selanik përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë së tij, në një raport mbi katërvjeçarin e pjesëmarrjes në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bashkëpunimi ynë me Qeverinë, qëndrimi ynë në Qeveri do të jetë derisa nuk ka ardhur “thika në kocka”, domethënë derisa të vijë marrëveshja në Kuvendin e Greqisë. Ku sinqerisht dhe qartë, siç kemi thënë, ne do të largohemi. Nuk ka ndonjë…
Tashmë ka nisur një aksion nga ana e Ministrisë së punëve të brendëshme ndaj qytetarëve të cilët nëpër rrjetet sociale facebook dhe tuitter kanë komentuar dhe kritikuar e me një fjalë kanë kërcënuar deputetët të cilët kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Me këtë rast, ndaj të gjithë atyre që janë marrë me këtë aktivitet do të ndiqet procedurë penale për kërcënim identiteti dhe prishje imazhi, ofendim dhe shpërndarje të urrejtjes e dhunës psiqike. Ekipet e MPB-së tashmë janë në teren kryesisht në komunën Petrovec dhe Qendër pas paralajmërimeve nga ana e depuutetëve Zeqir Ramciloviq dhe Elizabeta Kanceska Milevska.
Partia politike “E majta” do të organizojë protesta në çdo fazë pasuese të votimit mbi ndryshimet kushtetuese. Protestat do të jenë antiqeveritare, dhe do të organizohen para Kuvendit dhe do të jenë nën moton “Vetëmbrojtja e Popullit”. Siç thonë nga atje, qëllimi i tyre do të jetë kthimi në sovranitetin të rrëmbyer nga populli, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Veprimet radikale radikale ditore, në koordinim me të gjithë aktorët politikë të cilët kundërshtojnë ndryshimin e emrit kushtetues, do të merren sistematikisht në territorin e Republikës. Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive që të bashkohen me ne në lëvizje, deri në…
Shtatë deputet të partisë më të madhe opozitare VMRO, Elizabeta Kanceska Milevska, Emilija Aleksandrova, Nola Ismailovska Starova, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Krsto Mukoski dhe Zekir Ranciloviq janë përjashtuar nga partia pasiqë kanë votuar pro fillimit të ndryshimeve kushtetuese të parapara në bazë të marrëveshjes për emrin me Greqinë. “Këto shtatë deputet nga VMRO të cilët morën vendim kundrejt vendimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë e që ishte poashtu qëndrim partiak në bazë të vendimit të marrë në komitetin ekzekutiv dhe qendrorë dhe në kordinim me grupin parlamentar më kanë zhgënjyer shumë mua por ajo nuk është e…
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka mirëpritur ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, për ndryshimin e emrit, duke e konsideruar si fund të marrëdhënieve të luhatshme mes dy vendeve fqinje. Maqedonia ka aprovuar të premten në Parlament propozimin e ndryshimit të emrit në Republika e Maqedonisë Veriore, pas dështimit të referendumit me moskalim të pragut prej 50 përqind. Çështja e emrit ka bllokuar edhe tentimin e Maqedonisë për t’ju bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian, për shkak se Greqia ka qëndruar pas deklaratave se Maqedonia është provincë greke nën të njejtin emër. Propozimi për emrin duhet të kalojë edhe në procedura tjera, duke…
Nga partia maqedonase Maqedonia e Vetme me në krye Jnako Baçev sot nëpërmes një deklarate kanë kërkuar që kryetari i shtetit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, t’ia merr mandatin e formimit të qeveris kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria marionete në Shkup me blerje nga dy milionë për deputetë dhe kërcënimeve me burg të deputetëve ose anëtarët e familjeve të tyre e miratuan vendimin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Lufta për pengimin e ndryshimi të emrit të shenjtë maqedonas, identitetit, historisë dhe traditës të popullit maqedonas është obligim për secilin maqedonas, rreziku është i madh, qëndrueshmëri ose fshihet…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një konferencë për shtyp në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë dha sqarime për proceduarat e mëtejshme të ndryshimeve kushtetuese. Sheqerinska së pari falënderoj të gjithë deputetë të cilët morën guxim dhe votuan “për” rrugën veriatlantike të Maqedonisë. “Sot Maqedonia është edhe më e përgatitur për rrugën e saj veriatlantike, dhe është e gatshme që të hap bisedimet për anëtarësim në BE. Faktori stabilitet që sjell anëtarësimi në NATO, sjell investime më të mëdha në Maqedoni, standard më të madh dhe rroga më të larta”, tha Sheqerinska. Ajo shtoi se votimi historik ishte votë kundër…
Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski janë marioneta antimaqedone dhe antiperëndimore të penguar në tentimet të bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. Mickoski dhe udhëheqësia e tij antiperëndimore janë të mposhtur nga partia e tyre dhe nuk arritën të bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, ka reaguar sot LSDM përmes një kumtese për media, transmeton MIA. “80 deputetë në Kuvend lirshëm, sipas bindjeve të tyre dhe në procedurë demokratike votuan për të ardhmen e BE-së dhe NATO-s dhe e respektuan vullnetin e mbi 80 për qind të të gjithë qytetarëve. Maqedonia po bashkohet rreth të ardhmes në BE dhe NATO.…
Kryetari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së në Strugë, Mirçe Agjioski, i bëri thirrje Nola Ismajloska Starova, e cila votoi për ndryshimet kushtetuese, që ta dorëzoj mandatin e saj, siç tha ai, sepse 7700 qytetarë që votuan në zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk i kanë dhënë legjitimitet për të votuar për ndryshimin e Kushtetutën dhe emrit të Republikës së Maqedonisë. “Ne ishim dëshmitarë të tradhtisë më të madhe në historinë e re të Republikës së Maqedonisë. Ata ushtruan dhunë ndaj shtetit, por mbi të gjitha, kundër popullit maqedonas, pa respektuar vullnetin e qytetarëve, të cilët çartë u sqaruan në referendum. U…
Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski janë marioneta antimaqedone dhe antiperëndimore të penguar në tentimet të bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. Mickoski dhe udhëheqësia e tij antiperëndimore janë të mposhtur nga partia e tyre dhe nuk arritën të bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, ka reaguar sot LSDM përmes një kumtese për media. “80 deputetë në Kuvend lirshëm, sipas bindjeve të tyre dhe në procedurë demokratike votuan për të ardhmen e BE-së dhe NATO-s dhe e respektuan vullnetin e mbi 80 për qind të të gjithë qytetarëve. Maqedonia po bashkohet rreth të ardhmes në BE dhe NATO. Mickoski…

