Author: Hamdi Kumanova

Emilija Aleksandrova është e para nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët publikisht u sqaruan pas votimit të për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ajo në një deklaratë për “Lider” tha se ajo shumë vështirë e kishte përjetuar të gjithë këtë situatë. “Para së gjithash, dua të theksoj se natën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mor vendimi për të fillimin e procedurës debative për për ndryshime kushtetuese. Dhe, si do që të jetë fundi me dy të tretat e votimi, do të varet nga qeveria, domethënë sa është e gatshme ajo të pranojë kushtet e…

Lexo më Shumë

Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski eshte prekur keq nga votimi i deputeteve te VMRO-se per ndryshimet kushtetuese. Ai ka filluar nje mision per ti demtuar ata, te pakten keshtu ka shkruar per deputeten Kançevska Milevska. “Kam biseduar me disa profesorë nga Juridiku. Djali jot fakuletin nuk do ta perfundoj atje. Ç’regjistroje, dhe nje pjese ta parave qe dje i hengre harxhoj qe ta regjistrosh dhe shkollosh ne nje vend tjeter, jo ne Universitetin Kiril e Metodi”, eshte shprehur Milenko.

Lexo më Shumë

Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, qytetarët maqedonas kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të ndërrmarr dicka për ta anuluar këtë akt. Disa kanë kërkuar të anulohet ky akt, ndërsa të tjerë kanë parashtruar edhe kërkesa më radikale, duke i kërkuar presidentit që ushtria ta marrë kontrollin e shtetit, njofton agjencia e lajmeve INA. Disa kanë kërkuar masa edhe nga njësitet speciale Ujqërit për ta mbrojtur sipas tyre Maqedoninë. Por, është e cuditshme se deri më tani presidenti i Maqedonisë nuk ka dalë me ndonjë qëndrim pasi qeveria siguroi 80 vota për ndryshimet kushtetuese që kanë…

Lexo më Shumë

Qëndrimin se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjene Prespës, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm, edhe njëherë e përsëriti kryetari i partisë, Kirjakos Micotakis, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë turneut të tij në ishullin grek Kefalonia. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lideri i partisë më të madhe opozitare greke theksoi se arsyet kryesore për këtë pozicion është qëndrimi i tyre se “për herë të parë fqinjëve u bëhet lëshim për gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas”, e kjo e bën marrëveshjen, sipas Micotakisit, “të dëmshme për interesat nacionale”. “Mënyra e vetme të…

Lexo më Shumë

Për një vit e gjysmë (nga viti 2017 deri në qershor të vitit 2018), në Gjykatën Penale të Shkupit janë anuluar gjithsej 672 gjykime, prej të cilave 650 u anuluan në Njësitin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të mungesës së prokurorëve, tregojnë të dhënat e publikuara për “Makfax” të cilat i mori nëpërmjet qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik. Nga Njësia e Shkupit thonë se, “ju informojmë se pas kontrollimeve të kryera në sistemin AKMIS është konstatuar se në periudhën e sipërpërmendur për shkak të mungesës së prokurorëve publik në Njësinë e Krimit të…

Lexo më Shumë

Rusia nuk e pranon ndryshimin e emrit. Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë, nëpërmjet profit në rrjetin social “Twitter” të ambasadës ruse, Rusia dërgoi një mesazh ku thotë se e pranon Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshoj. “Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshon qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e ambasadës ruse në Shkup.

Lexo më Shumë

hefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm votimin pro ndryshimeve Kushtetuese në Maqedoni, për të cilin thotë se është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian. Hoti po ashtu ka thënë se Maqedonia është duke u bërë një vend i qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Si në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi, shqiptarët po e ruajnë kursin pro evropian të këtyre dy vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook. Postimi i plotë: Maqedonia në rrugë të mbarë Kuvendi i Maqedonisë dje ka bërë një votim…

Lexo më Shumë

Pas votimi dje në Kuvend ku 80 deputetë votuan për pranimin e propozimit të qeverisë për aderim në ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen me Greqinë, pritet që pastaj, secila nga katër amendamentet që do të ndërhyhet në Kushtetutën e Maqedonisë, të përgatitura nga Qeveria, do të kontrollohen nëpërmjet dy komisioneve në Kuvendi, ku seancat debatuese për secilën prej tyre mund të zgjasë deri në tri ditë. Sapo Kuvendi të konfirmoj një draft për çdo amendament, hapet diskutim publik në të cilin deputetët mund të paraqesin ndryshimet në amendamentet. Gjithashtu, kërkesa e ndryshimeve kushtetuese kryhet në dy komisione, pas së…

Lexo më Shumë

Ish ministri Xhevdet Hajredini ka shprehur habinë e tij me ish drejtuesit shqiptar që përkrahnin Nikolla Gruevskin në largim nga NATO dhe BE-ja se si sot gëzohen për ndryshimet kushtetuese, transmeton Almakos. “Ai i cili plotë tetë vite me radhë e dëgjoi dhe e ndihmoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, që Maqedoninë ta largojë nga perëndimi e t’ia afrojë Rusisë,pastaj ta robërojë shtetin, t’i partizojë të gjithë institucionet shtetrore, të mos zbatohet regjistrimi i popullsisë, të lulzojë krimi dhe korrupsioni si gati askund në Evropë, nga buxheti i shtetit në kundërshtim me çfardo ligji, me paratë e popullit, të paguhen mijëra votues…

Lexo më Shumë

LSDM paralajmëron se nga dita e hënë do të fillojnë me procedurat dhe përgatitjet për formimin e komisionit parlamentar për pajtim nacional, që ishte edhe një nga kërkesat e grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE të cilët mbështetën nevojën për ndryshime kushtetuese. Deputeti i LSDM-së, Kostandin Kostandinov në konferencën e parë pas votimit të mbrëmshëm vetëm konfirmoi fillimin e procedurës nga fillimi i javës së ardhshme, por nuk shpalosi detaje duke thënë se duhet pritur zhvillimin e gjithë procesit. Kostandin Kostandinov, LSDM “Presim që nga e hëna ti qasesmi formimit të një trupi të tillë që do të çojë deri te…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, qeveria hyri në një aventurë të rrezikshme që të shkojë kundër vullnetit të popullit të saj të shprehur në referendumin më 30 shtator, thotë Janko Baçev nga partia “Maqedonia e Vetme”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Populli maqedonas dhe shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 30 shtator kanë deklaruar qartë se nuk duan anëtarësimin në NATO dhe nuk duan të ndryshojnë emrin, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas”, tha Baçev. Ai tha se partia “Maqedonia e Vetme” në një deklaratë publike më 2 tetor, paralajmëroi se janë në lojë 2 milionë euro për deputet. “Për fat të keq,…

Lexo më Shumë

Vota “për” u solli policinë në derë. Shtëpitë e deputetëve nga Ohri, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov janë nën mbrojtje të rreptë nga policia. Edhe në Vevçan të Strugës policia e mbikëqyr shtëpinë e Krsto Mukjovski. Nga MPB kanë vlerësuar se deputetët janë nën kërcënim, pasi dje votuan dhe i mbështetën ndryshimet kushtetuese. Rastësi apo jo, pjesa më e madhe e deputetëve që dolën kundër qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE-së dhe nuk votuan kundër, janë nën akuzë serioze dhe kundër tyre ka procese aktive në Prokurorinë e rregullt por edhe në Prokurorinë speciale. https://youtu.be/OfKYPw7t20I

Lexo më Shumë