Author: Hamdi Kumanova

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti ka komentuar vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit të vendit në NATO dhe BE. “Përtej antagonizmave dhe ndarjeve politike, përkushtimi ynë i përbashkët politik dhe strategjik sapo hapi një rrugë drejt kauzës europiane, drejt ndërtimit të vlerave perëndimore, për një të ardhme më të sigurtë të kësaj gjenerate dhe të gjeneratave pas nesh përkrah BE dhe NATO-s. Ta gëzojmë fillimin e një kapitulli të ri, ku shqiptarët ishin dhe do mbeten faktor kyç të këtij procesi, ata meritojnë të trajtohen të barabartë në të gjitha segmentet dhe vendimarrjet…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos mbrëmë në rrjetin social “Twittet” ka shkruar në lidhje ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. “Kush do ta mendonte se në sistemin evropian të vlerave dhe demokracisë ata që nuk votuan sipas urdhrave janë të burgosur, ndërsa të dëgjuarit fitojnë bonuse nga dy milionë euro para të zeza. Jam i turpëruar”, shkruan Kammenos në Twitter.

Lexo më Shumë

Kuvendi e solli vendimin historik me të cilin Maqedonia zgjodhi ardhmëri në vend të izolimit. Rruga drejt NATO-s dhe BE-së është e pastër, ndërsa për atë meritë më të madhe kanë qytetarët, por edhe 80 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilët me procedurë demokratike u thanë stop ndarjeve dhe e çuan Maqedoninë drejtë unifikimit kombëtar, thekson LSDM. Mickoski, Gruevski dhe udhëheqja e VMRO-DPMNE-së mbrëmë edhe njëherë dëshmuan se janë figura anti-perëndimore dhe anti-maqedonase të cilët Maqedonisë i sjellin vetëm të këqija, kriminalitet dhe varfëri. Qytetarët dhe shumica parlamentare i kthyen shpinën të keqes të udhëhequr nga Mickoski. Maqedonia zgjodhi…

Lexo më Shumë

Votimi tregoi se Maqedonia mund të gjejë forca të mjaftueshme për të vazhduar procesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, e cila është kusht për integrimin tonë, tha Bllagoja Zashov, diplomat, ish-ambasador dhe nënkryetar i Kuvendit në intervistë për “Faktor”. Ai thotë se opozita e tanishme është e ngurtë dhe mendon vetëm për interesat e saj dhe si të fitojë pushtet. “Më duhet të them se pamja që pashë në Kuvend ishte dëshmi se ka forca në partinë e OBRM-PDUKM-së që duan të ndalojnë procesin demokratik dhe me presion dhe shantazh të ndalojnë parlamentarët që të deklarohen lirshëm. Kjo, nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, nëpërmjet në postimi në Tuitter, ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm për fillimin e procedurës për hapjen e ndryshimeve kushtetuese. “Një vendim shumë i rëndësishëm i Kuvendit dhe një porosi e qartë i orientimit euro-atlantik. Sllovenia mbështet fuqishëm fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në reagim. MFA SLOVENIA ✔@MZZRS #Macedonia: a very important decision of the Parliament #Sobranie and a clear message of the Euro-Atlantic orientation. #Slovenia strongly supports the beginning of the accession negotiations of #Macedonia on the #EU and #NATO path. @govSlovenia @SLOinMK @SobranieMK @VladaMK…

Lexo më Shumë

Ne jemi larg nga ajo ku duam të jemi. Por ne e dimë rrugën, shkruajti mbrëmë në rrjetin social “Twitter”, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. “Ne jemi larg nga ajo ku duam të jemi. Por ne e dimë rrugën. Çdo hap është dhe do të jetë një sfidë e madhe. Për të gjithë ne. Por Maqedonia vendosi të qëndrojë në këmbë, të rregullojë kokën dhe të ecë përpara. Në fund, do të bëhet! Dhe kur të shikojmë prapa, do të jemi krenarë”, shkruajti Dimitrovi në “Twitter”.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin në parlamentin maqedonas i cili i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese. “Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.” shkruan Basha në një postim në twitter “Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”. Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmjen e së premtes,…

Lexo më Shumë

Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth e ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm në Kuvend për nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk. “Lajme të mrekullueshme. Shtetësia përpara lojërave partiake! Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat ka votuar për Marrëveshjen e Prespës. Hap i madh përpara drejt BE-së dhe NATO-s. Përgëzime deri te Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani dhe të gjithë miqtë nga Maqedonia”, shkruajti Roth.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të jashtme, Nikos Koxias ka deklaruar se është i lumtur për vendimin e Kuvendit të Maqedonisë që të fillojë procedurën për ndryshimin e Kushtetutës, njofton Portalb.mk. “Përjetoj paradoks. Japë dorëheqje, ndërkaq njëkohësisht ndjehem i gëzuar”, ka deklaruar Koxias gjatë dorëzimit të sotëm të funksionit kryeministrit Aleksis Cipras, i cili prej tani do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk. Në deklaratë për VOA, Nimic thotë se veçmas ka qenë i impresionuar nga fryma demokratike e qytetarëve, por edhe nga ajo, siç sqaron, sistemi demokratik ka funksionuar në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme. “Shpresoj se hapat e ardhshëm do të zhvillohen lehtë që të mbarojë ky proces. I inkurajoj të gjithë liderët partiakë që bashkë në mënyrë konstruktive që ta finalizojnë marrëveshjen dhe të vazhdojnë me implementimin e së njëjtës”, thha…

Lexo më Shumë

Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota “për” dhe 39 “kundër” e ka miratuar vendimin për hapjen e ndryshimeve kushtetuese për të implementuar Marrëveshjen e Prespës dhe me 75 vota “për” ka vendosur që Qeveria si propozues i ndryshimeve më së voni në afat prej 15 ditëve të përgatit propozim amendamente të Kushtetutës dhe t’i dorëzojë deri te Kuvendi. Vendi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë, njofton Portalb.mk. Paraprakisht, ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së Methju Palmer, nga Forumi i Sigurisë në Beograd dërgoi porosi deri te liderët e Maqedonisë se patjetër duhet të ngritën mbi ndarjet politike, pasi që,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas votimit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ai e ka quajtur një hap të rëndësishëm shprese për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s e Bashkimit Europian. Në një status në Facebook, kreu i shtetit shqiptar përgëzoi kryeministrin Zaev për përpjekjet në këtë drejtim. “Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur. E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë…

Lexo më Shumë