Author: Hamdi Kumanova

Patriotizmi në shekullin 21 është përkushtim i sigurimit të së ardhmes të sigurt për Republikën e Maqedonisë dhe për rrugën e saj në integrimet euroatlantike, të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat me BE-në. Porosinë e tillë e dërgoi nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Frosina Tashevska-Remenski prejse sot  dorëzoi kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Goce Dellçevit me rastin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë. Ajo potencoi se rruga drejt BE-së dhe NATO-s është e shtruar  me vendime  të cilat duhet të sillen me konsensuz në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka dhënë pajtueshmëri për kthimin e pasaportës Sasho Mijallkovit. Më herët edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për AIM njoftuan se Këshilli Penal i Gjykatës nuk ka vepruar mbi kërkesën për shfuzqizim të masës së përkujdesit për Sasho Mijallkovin. “Në lidhje me informacionin lidhur me personin S.M, i akuzuar në lëndë të PSP-së, informojmë se Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore nuk ka vendosur për kërkesën për shfuqizim të masës së përkujdesit për personin e përmendir dhe informacionet që qarkullojnë në oopinion janë të pavërteta”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Përndryshe, disa mediume sot raportuan…

Lexo më Shumë

Anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së për NOVA ka deklaruar se “nuk ka pasur asnjë shërbim të huaj, por na ka përgjuar Mijallkovi”. Në seancën e djeshme të KQ të VMRO-DPMNE-së, momenti më dramatik, sipas burimeve të NOVA-s ka qenë nisma për propozimin “PËR” të përjashtojë nga partia Sasho Mijallkovin. Iniciativën ë ka ngritur nënkryetari i partisë Aleksandër Nikollovski i cili ka dalë me qëndrim se partia patjetër të pastrojë me “materialistët” që të kthehet në idealet e partisë dhe me këtë të mundësojë veprimin e “idealistëve”, ka thënë anëtari i KQ të VMRO-DPMNE-së i cili ka kërkuar anonimitet, transmeton MEDIAL.…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Bacev si duket ka humbur betejën brenda partisë së tij. Në partinë e cila bënte fushatë kundër referendumit, pas miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese, janë shfaqur pakënaqësitë dhe ndarjet. Baçev përjashtoi nga partia bashkëpunëtorin Stefan Vlahov Micov me arsyetimin se në emër të partisë ka marrë fonde nga mërgata dhe të njëjtat i ka shfrytëzuar për qëllime personale, ndërsa në parti ka prezantuar plane radikale. “Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kërkonte formimin e një krahu ushtarak, edhe pse ne, si parti, nuk kemi mundësi të tilla, dhe as që kemi bazë të…

Lexo më Shumë

Tani më ish nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Komitetit Qendror për ta përjashtuar nga partia. Ai ka thënë se ndaj tij janë dërguar shumë akuza të pabaza si nënkryetar i VMRO-së, por edhe si individ. “Në konferencën e djeshme nga ana e Aleksandar Nikollovskit ndaj meje u drejtuan akuza agresive dhe të ulta për kërcënime, mitmarrje dhe krim, krah për krah me Sasho Mijallkovin. Për shkak të ofendimeve të pabaza dhe joprofesionale nga ana e Hrsitian Mickovskit dhe Aleksandar Nikollovskit të cilët dëshirojnë të rrënojnë autoritetin tim, kërkoj falje publike edhe nga Hristian…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një kumtese për media ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në lidhje me akuzat për blerje të deputetëve gjatë votimeve për ndryshimet kushtetuese. MPJ e Maqedonisë pohimet e Rusisë i vlerëson si të pabaza dhe të pavërteta dhe me tendencë që të pengohet procesi me rëndësi historike për qytetarët e Maqedonisë. “Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me respektim të plotë të parimeve demokratike dhe procedurë parlamentare, sollën vendim që reflekton me angazhimin dekadësh të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Ata shtojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e festës së 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, ka uruar qytetarët e vendit duke thënë se pengesat e ardhshme për paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë duhet të tejkalohen së bashku. “Guximi në luftën revolucionare maqedonase, është motiv që sot na udhëheq drejt rrugës për të arritur qëllimet tona kombëtare. Mësojmë nga historia dhe hapërojmë fuqishëm dhe me guxim drejt të ardhmes. E kemi shtrirë dorën e faljes me fqinjët tanë, do ta shtrijmë dorën edhe brenda, që është tipar i kombeve të mëdha”, thotë Zaev, përcjell Telegrafi…

Lexo më Shumë

Deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE, të cilët votuan për nismën për ndryshimet Kushtetutës së Maqedonisë më 19 tetor, thonë se janë në pritje të formimit të një organi për pajtim kombëtar, në përputhje të kërkesës së tyre për këtë çështje. Megjithatë, ata nuk kanë thënë me saktësi se çka nënkuptojnë me këtë kërkesë dhe nëse ajo do të ketë dhe efekte juridike për të gjithë ata të cilët ndiqen nga organet e drejtësisë të përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar, në Parlamentin e Maqedonisë. “Grupet punuese do të definojnë me saktësi se çka do…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, në një intervistë për TV Alsat ka hedhur poshtë gjitha akuzat se dikush i ka ofruar para ose ka pasur marrëveshje që ajo të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuese të premten në mbrëmje. Ajo tha se me askënd nuk është marrë vesh për asgjë, duke shtuar se akuzat e tilla janë spekulime. “Me askënd nuk jam marrë vesh për asgjë. Ka mundur që e vetmja unë të jem që të votoja “pro”. Kam menduar për këtë dhe para vetes jam e pastër. Hedh poshtë zërat se ka pasur ryshfet, ose ndonjë marrëveshje”, tha Kançeska-Milevska. Për përjashtimin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë në mbrojtje deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese. Që nga votimi i 19 tetorit patrulla policore po qëndrojnë në afërsi të shtëpive të shtatë deputetëve ndërsa ata po sigurohen edhe gjatë lëvizjeve jashtë banesave të tyre, transmeton REL. Një vendim i tillë është marrë pas kërcënimeve në rrjetet sociale se “deputetët që do të votonin për ndërrimin e emrit të shtetit do të tradhtonin idealin e atdheut dhe parimet e partisë VMRO-DPMNE, se me asnjë çmim nuk do të mbështesin marrëveshjen kapitulluese me Greqinë”. Por, disa nga deputetët që votuan ndryshimet,…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kotzias, ka thënë se është në interes të Greqisë që Maqedonia të jetë shtet i stabilizuar. Duke folur për marrëdhëniet dhe pozicionet e Rusisë, ish-shefi i diplomacisë greke tha se zgjidhja mes Athinës dhe Shkupit nuk është që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, por zgjidhja e një problemi është në interesin kombëtar të Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Rusia thekson dhe nuk dëshiron të ekzistojnë shtet që quhet IRJM dhe të integrohet në NATO. Zgjidhja e emrit nuk është bërë si garancë për anëtarësimin e shtetit fqinj në NATO. Nëse duan vetë të…

Lexo më Shumë

Katër ditë pasi që Kuvendi i Maqedonisë siguroi shumicë prej dy të tretave dhe votoi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese,presidenti Gjorge Ivanov i kritikon deputetët se, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit, njofton Portalb.mk. “Në referendumin e mbajtur më 30 shtator, populli me mosvotim është deklaruar kundër zgjidhjeve të përshpejtuara dhe të dëmshme, pa u arritur paraprakisht konsensus nacional. Në referendum populli e shprehi vullnetin e tij sovran dhe pa mëdyshje e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës”, tha Ivanov në uratën për Ditën e Luftës Revolucionare. Duke porositur se kjo gjeneratë nuk guxon të lejojë që “Maqedonia të…

Lexo më Shumë