Nuk shoh asgjë të keqe në lidhje me vendimin tim. Vendimin e ka marrë pa asnjë presion nga asnjëra palë, kështu tha ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska në intervistë për “Dojçe Vele” në lidhje me votimin e saj në Kuvend “për” ndryshimet kushtetuese. “Nëse dikush mendon se do të fshehët pas dikujt ose diçka, është gënjyer – gjithçka do të vihet në dukje”, shtoi ajo në intervistë. Kançevska-Milevska është përjashtuar nga partia për shkak votimit të saj. Për vendimin për përjashtimin e saj ajo tha se është joparimor dhe i nxituar. “Sërish pa u dëgjuar qëndrimi i tjetrit dhe pa u dhënë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore. Në seancën e sotme janë lëshuar “bomba” të padëgjuara më parë, të cilat PSP i ka propozuar si dëshmi materiale në procesin gjyqësor. Në një bisedë të lëshuar në seancën e sotme e cila është bërë më 29 mars të vitit 2013, dëgjohet ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov duke biseduar me Mile Janakieskit, të cilit i tregon se është marrë vesh me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin që ata t’i sigurojnë nga 400 vota për kandidatin e OBRM-PDUKM-së…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot ka vazhduar gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike për parregullsitë zgjedhore. Në seancë janë të pranishëm të akuzuarit Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Edmond Temelko dhe të tjerët. Në sallën gjyqësore janë lëshuar biseda të përgjuara telefonike, të cilat deri më tani nuk janë dëgjuar në opinion. Në to mund të dëgjohet se si ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kërkon lista të të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike, të cilët jetojnë në Qendër. Nëpërmjet taksi-kompanive të afërta me pushtetin e VMRO-DPMNE-së ka kryer trysni…
“Vendimet e deputetëve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese do ta përshpejtojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”, thotë kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Avaz”. Ai shton se procedura për ndryshim të Kushtetutës akoma nuk ka mbaruar, por janë tejkaluar disa faza të rëndësishme të këtij procesi. “Me këtë ju dërguam mesazh të qartë botës se pas përplasjeve me dekada në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jemi nisur drejt stabilitetit dhe përparimit. Deputetët në Kuvend javën e kaluar bënë histori, për të cilën do të urohen nga gjeneratat e ardhshme”, thotë Zaev. Ai tha se ndryshimet kushtetuese janë mbështetur…
Në Kuvendin e Maqedonisë javën e ardhshme do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2018. Për të hënën është caktuar seancë në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ndërsa sipas Rregullores së Kuvendit, debati në komision zgjatë 10 ditë pune, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria më 13 tetor miratoi propozimin për rebalanc të buxhetit, ku sipas rebalancit ka ulje në të ardhurat dhe të dalurat prej 0.5 për qind. Me rebalancin e buxhetit, ulje të mjeteve do të ketë për projektet e gazifikimit dhe ndërtimin e Qendrës Klinike.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, me 15 minuta vonesë ka arritur në Gjykatën Penale ku po mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën ai është i akuzuar nga Prokuroria Speciale. Ai gjatë hyrjes në gjykatë ka injoruar gazetarët duke biseduar në telefon dhe nuk është përgjigjur në pyetjet e tyre lidhur me vendimin për burgosjen e tij, si dhe trazirat që po ndodhin kohëve të fundit në VMRO-DPMNE. Përndryshe, në seancën e sotme për lëndën “Titanik” pritet të dëgjohen 400 “bombat” e papublikuara, të cilat janë pjesë e dëshmive materiale të propozuara nga PSP-ja. Në lëndën “Titanik” të akuzuarit ngarkohen…
Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Bashkimi Ameti, dhe tre punonjës të tjerë kanë marrë kallëzime penale për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit. Sipas policisë, të katër këta nuk kanë vepruar pas një aktgjykimi të gjykatës për konfiskimin e pronës dhe kështu e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. “Në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2012, i denoncuari/akuzuari i parë dhe e denoncuara e dytë, si menaxherë në Agjencinë për Menaxhimin me pasuritë e Konfiskuara të Republikës së Maqedonisë, i denoncuari/padituri i tretë, si Ndihmës shef i Agjencisë dhe i denoncuari i katërt si Drejtor…
Ka dështuar edhe këtë vit vënia e filtrave të Kombinatit Jugohrom. Drejtori i kombinatit, Vasko Skenderoski, fajin për ndërprerjen e punëve e hedh tek Qeveria. Ai gjatë një prononcimi për Alsat deklaroi se Kombinati nuk është në gjendje të vazhdoj punët rreth vendosjes së filtrave derisa qeveria nuk përmbush premtimin dhe të lëshoj mjetet e parapara për këtë qëllim dhe që kapin shumën prej 1.5 milion eurove, njofton Alsat. “Në mbledhjen që dje realizuam me Qeverinë na u premtua sërish se brenda tre javësh mjetet do të lëshohen që të mund të vazhdojë puna. Punët për momentin janë ndërprerë shkaku…
Maqedonia ka marrë rekomandimet e reja nga takimi me përfaqësues të NATO-s në Bruksel. Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani, vërejtjet e reja janë në kuadër të detyrimeve të deritanishme që ka pasur vendi. Target në mesin e institucioneve që duhet të zbatojnë rekomandimet mbeten Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë. “Programi për vazhdimin e reformave i cili është prezantuar në Bruksel, është pranuar nga ata, është vlerësuar. Vlerësimet joformale janë shumë pozitive për shkak se Maqedonia gjatë kohë është në këtë proces dhe është e përgatitur dhe janë marrë, normalisht, disa vërejtje dhe çfarë duhet përmirësuar në…
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ka mbajtur fjalim dje në Këshillin Atlantik, ku tha se ka ardhur momenti që në Maqedoni të gjithë duhet të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të vendit. Në panelin me titull: “Plotësimi i Evropës: A do ta arrijë Maqedonia momentin?”, Robertson tha se në lidhje me këtë duhet të shikohet nga aspekti më i thellë dhe gjerë. “Kujtoni guximin dhe rëndësinë e politikanëve tuaj në krizën e vitit 2001. Ata e shpëtuan vendin tuaj nga një gjakderdhje e sigurt. Guxim dhe rëndësi të tillë kanë disa politikanë sot…
Veprimtari dhe kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe pozitën e shqiptarëve karshi këtyre zhvillimeve. “Parlamenti e formoi edhe Komisionin per Pajtim Kombetar ndermjet Maq. te Veriut. Po shqiptaret ku jane ne kete mjedis? A nuk vlejne dhe a nuk duhet te permenden edhe votat e atyre qe e mbajne shtetin ne kembe duke i sakrifikuar ata qe i kane zgjedhur. Shqiptaret nuk i llogarit askush per te gjalle. Gjendja po e verteton thenien e asaj ministres se shemtuar; shqiptaret do…
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov pas largimit nga anëtarësia së partisë VMRO-DPMNE, publikoi një status në rrjetin social Facebook, transmeton Portalb.mk. “Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, për mua ditë e VMRO-së, e kam pritur me shumë zhgënjim. Por, jo nga fakti që është dhënë propozim për shkakrimin tim nga partia të cilës ia kam përkushtuar jetën dhe rininë time, të cilës së bashku me bashkëpartiakët e mi i kemi sjellë shumë fitore dhe arsye për të festuar. Nuk është ky shkaku për zhgënjimin tim, sepse e dinë se nuk më kanë përjashtuar dhe…

