Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski foli për Konferencën për e-tregti që sot u mbajt në Shkup, duke u referuar në rëndësinë e sigurimit të e-shërbimeve, si bazë për digjitalizim, transmeton Portalb.mk. “Në rrjedhë janë aktivitetet përfundimtare për lansimin e portalit të ri nacional e-shërbime, si dhe regjistri nacional elektrik. Portali do të sigurojë shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta dhe do të jetë pika e vetme në kontakt, shteti me qytetarët dhe biznesmenët. Ajo që është e rëndësishme të dihet është se sigurojmë mundësi ligjore për qasje të kompanive private te regjistri elektronik i popullatës. Në…
Author: Hamdi Kumanova
Zv.zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet, thekson se Ballkani Perëndimor po ballafaqohet me problemin e dezinformatave dhe se ky shembull ka mundur të shihet në Maqedoni. Ai tha se ka pasur shumë dezinformata gjatë referendumit për marrëveshjen me Greqinë. “Para kësaj në rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO kemi parë fushatën e njëjtë në hapësirën informative në këtë vend. NATO nuk mendon se është në luftë informative me Rusinë. Ne si Aleancë kemi politikë transparente dhe të angazhuar për të vërtetën”, tha Cazalet. Sipas tij, në rastin me Maqedoninë ambasadori i tanishëm dhe atëhershëm i Rusisë, ka pasur…
Në Qendrën Simultante Mjekësore, sot në pres konferencë, ministri i shëndetësisë, dr.Venko Filipce, përfaqësuesja e organizatës “Houp”, Emilija Dukovski dhe trajnues nga “Drim Doktors”, Noam Inbar dhe Rotem Goldenberg nga Izraeli, paralajmëruan program të ri, kloun mjekësor që do t`i ndihmoje pacientëve në spital për ta ulur stresin, anksioznitetin dhe tek fëmijët-frikën nga mjekët, transmeton Almakos. Në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve, me ndihmën e organizatës jo qeveritare izraelite, “Drim Doktors”, për pacientët më të rinj janë të trajnuar 26 të ashtuquajtur kloun mjekësor, të cilët kanë për detyrë për t`ia tërhequr vëmendjen pacientit nga terapitë e vështira. …
Marrëveshja e Prespës kur të arrijë për shqyrtim në Kuvendin grek nuk do të dënohet, ka theksuar zëvendës ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Terens Spenser Nikolaos Kvik gjatë takimit të sotëm me kolegun e tij nga Maqedonia Andrej Zhernovski. “Konsideroj se pas miratimit tek ju, kur të arrijë para Kuvendit grek do të kalojë menjëherë”, ka deklaruar Kvik pas takimit. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë informojnë se dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se besimi dhe miqësia midis dy palëve po thellohet dhe se me marrëveshjen për zgjidhje të çështjes së emrit, ju vihet fund dallimeve të…
Maqedonia është në vendin e parafundit në Evropë me vetëm 20% blerje online nga popullsia e përgjithshme me qasje në internet. Pavarësisht faktit se 75% e qytetarëve kanë qasje në internet, kartela për pagesë janë lëshuar më shumë se sa ka banorë në vend, për ta ende opsioni i parë dhe më i shpeshtë është pagesa me para të gatshme dhe blerjet në supermarkete dhe qendra tregtare, e jo në internet. Cilat janë shkaqet? A nuk kemi oferta të mjaftueshme apo nuk kemi njohuri kompjuterike? Këto çështje u diskutuan në konferencën e parë në Shkup për e-tregti në Maqedoni, ku…
Gjykatësi Ognen Stavrev ua tregoi pjesëmarrësve në gjykimin për rastin Monstra një fletorë të vogël, me ngjyrë të zezë, që dyshohet të ketë lidhje me rastin “Monstra”. Gjoja se në fletore janë emra të Afrimit, Hakiut për çështje borxhesh. Por, gjykatësi nuk tregoi asnjë detaj se prej ku e ka marrë fletoren, ose se ku është gjetur. /SHENJA/
Është mesditë. Përpara dyqanit të fshatit Shtuka, nën shpatet e malit Ograzden, janë mbledhur rreth pesëmbëdhjetë njerëz, kryesisht të moshës së mesme dhe të moshuar. Të rinjtë janë në punë, në shkollë, si dha ka mjaft që kanë shkuar në kurbet. Ky është një nga tubimet kryesore në të cilin temë kryesore, në të vërtetë e vetmja temë, e bisedës është miniera Illovica që, siç sqarojnë ata, e mban emrin fshatit fqinj ndonëse tërësisht bie në rrethin e fshatit Shtukë, shkruan Meta.mk, transmetonPortalb.mk. Popullsia merret me bujqësinë, prodhojnë duhan, thonë se dikur kanë qenë më të mirët për cilësinë e duhanit, specit,…
Në vitin 2017 shkalla e personave të varfër në Maqedonia ka qenë 22.2 për qind ose rreth 460 mijë qytetarë. Sipas Entit Shtetëror për Statistika, bazë për llogaritjen e varfërisë kanë qenë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind të të ardhurave mesatare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke analizuar amvisëritë, shkalla e varfërisë tek shtëpitë me dy persona të rritur dhe dy fëmijë në vitin 2017, ka qenë 20 për qind. Sipas ESHS, koeficienti “Gini” – masë e pabarazisë gjatë shpërndarjes së të ardhurave ka qenë 32.4 për qind. Shkalla e varfërisë për vitin 2017 është…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjegjësisht avokatët e tij, në takim në Gjykatën Supreme kanë dorëzuar kërkesë për rishqyrtimin e procedurës për rastin “Tank” dhe njëkohësisht kanë dorëzuar kërkesë për shtyrjen e mbajtjes së dënimit me burg, shkruan Fokus.mk. Gruevski sot e mori edhe aktin e referimit sipas të cili ai me 8 nëntor duhet vetë të paraqitet në burgun hetues të Shkupit. Megjithatë, është e mundur që ai mos të shkojë pas grilave, gjegjësisht nëse Gjykata Supreme vendos ta shtyjë mbajtjen e dënimit me burg, deri sa të sjellin vendim pas rishqyrtimit të procedurës. Gjykata Supreme në mënyrë të tillë e ka…
Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mund të formojnë grup parlamentar më vete në Kuvend, për të cilin kanë edhe të drejtë. Sipas deputetes Emilija Aleksandrova , ata sot do të kenë një takim dhe do të definojnë se do të procedojnë edhe më tej. Një deputete tjetër prej tetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha për MIA-n se ata tashmë e tutje do të funksionojë së bashku, por edhe se janë të hapur edhe për deputetë të tjerë, si edhe se do të punojnë në përkufizimin e katër kërkesave të tyre me ekspertë…
Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë thekson se falja mes të djathtëve dhe të majtëve, si dhe falja kombëtare duhet të bëhet përmes Parlamentit me sjelljen e një “deklarate për falje kombëtare”. Nga LD thonë se në deklaratë duhet të theksohen arsyet dhe nevoja e faljes, qëllimet strategjike për të cilat nuk duhet konfrontime, por konsensus dhe bashkim, siç janë karakteri unitar i shtetit, integrimeve euroatlantike, sundimi i së drejtës dhe të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në deklaratë duhet të parashihen rehabilitimi dhe dëmtimi i viktimave të sistemit një partiak, shqyrtim të drejtësisë selektive, lustrimi, padrejtësia private dhe të tjera”, thonë…
Një pjesë e projekt amendamenteve kushtetuese sot do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa procedura do të fillojë të realizohet nga e hëna e tutje, paralajmëroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. Ai sqaroi se nevojitet nga tre ditë për një amendament në komision kuvendor dhe më vonë edhe në seancë plenare. Nëse të gjitha amendamentet, ato që i dimë dhe i presim të dorëzohen, kjo do të marrë rreth dy muaj e gjysmë për procesin kompleks”, tha Kiracovski. “Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët në mënyrë integruese do të marrin…

