Author: Hamdi Kumanova

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër L.M.(21) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 17.12.2018 në Kumanovë, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër I.K.(46) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe kundër A.S.(19) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mundësim për përdorimin e drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 20.12.2018 gjatë kontrollit te i padituri i dytë dhe një 15 vjeçar nga Prilepi, zyrtarët policor te adoleshenti kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë ku është vërtetuar se e ka blerë nga i padituri i parë.

Lexo më Shumë

Me 19.02.2019, M.K. nga Manastiri ka lajmëruar se në bulevardin “1 maj” në manastir, në afërsinë e quajtur Ura e Zezë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore gjatë lëvrimit në tokë janë gjetur dy granata artilerie nga Lufta e Parë Botërore, transmeton Almakos. Granatat në mënyrë të sigurt janë ngritur nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme në Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër B.J.(35) dhe J.P.(36) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 18 të këtij muaji, me urdhrin e gjykatësit me procedurë paraprake është kryer kontroll në shtëpinë e J.P. nga Shkupi ku janë gjetur dhe konfiskuar rreth 900 gram marihuanë, hashash, amfetamin, tableta dhe matëse ku ka pasur mbetje nga heroina, kokaina dhe drogë tjetër.

Lexo më Shumë

Me 19.02.2019 rreth orës 22.40 në rrugën lokale Hipodrom-Ilinden, K.M.(33) nga Shkupi duke drejtuar veturën e tipit “Pezho 306” me targa bga Shkupi e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë T.I.(32), bashkëudhëtare në veturë, derisa shoferi është lënduar lehtë. T.I. është bartur në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 19.02.2019 në ora 11.32 në rrugën “Justiniani i parë” në Shkup, vetura e tipit ‘Tojota’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.D.(31) nga fshati Ciflik, Shkup e ka goditur këmbësorin B.V.(79) nga Shkupi, transmeton Almakos. B.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, dje me 19.02.2019 kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të tetovarit I.H.(32), transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor është gjetur heroin. I.H. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e ka refuzuar padinë penale të ngritur nga Kongresi Botëror Maqedonas, e udhëhequr nga Todor Petrov, kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës. Pas rishikimit të padisë, prokurori publik kompetent konfirmoi se në veprimet e paditësve nuk ka përmbajtje të elementeve për kryerjen e veprave penale. “Pikërisht, në mënyrë që negociatat për ndryshimin e ermit të shtetit në kuptimin penalo-juridik të konsiderohen shkelje e reputacionit të shtetit dhe poshtërim i popullit maqedonas dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera, është e nevojshme që tek personat paditës të ekzistojë…

Lexo më Shumë

Ashtu siç nuk kam pasur ndikim gjatë punësimit të saj, unë nuk do të duhet që të kem ndikim dhe të kërkoj nga motra ime që të tërhiqet ose jo, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra e të cilit është punësuar në MEPSO, njofton Portalb.mk. Ai shton se motra e tij është e rritur, martuar dhe ka jetën e saj dhe duhet vetë të vendos për jetën e saj. Në pyetjen e gazetarëve se si është e mundshme që motra e tij të fillojë me punë në ndërmarrje shtetërore pasi që ai është bërë ministër, Bekteshi u tha gazetarëve se pse…

Lexo më Shumë

Mbi 2 mijë qytetarë të moshuar që jetojnë në shtëpitë e pleqve do të kenë mundësinë që të votojnë një ditë para zgjedhjeve, sikurse të sëmurit, të burgosurit e të tjerë. KSHZ ja deri më tani ka biseduar me ministrinë e punëve sociale për të realizuar këtë mundësi, dhe deri më tani ka pajtueshmëri për të zhvilluar votimin në një shtëpi të pleqve që është në kompetenca shtetërore dhe në një që është private.

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së SHBA-ve për sulme të mundshme terroriste në vend, ish-zyrtari i inteligjencës, Sllobodan Bogoevski për emisionin “24 Otvoreno” tha se Maqedonia duhet të mësohet me deklaratat për mundësinë e sulmeve terroriste në vend. “Ne ngadalë do të fillojmë që të mësohemi me ambientin e ri. Anëtarësimi në NATO ka sjell aspekte të reja në jetën tonë. Do të ndjejmë edhe komponentët e të ashtëquajtur luftë hibride. Nuk duhet të shqetësohemi, sepse është një deklaratë e një niveli të ulët. Kjo nuk duhet të ndjell frikë dhe pasiguri. Duhet të mësohemi në të ardhmen me deklarata të tilla”, tha…

Lexo më Shumë