Author: Hamdi Kumanova

Me 18.02.2019 rreth orës 18.05 në vendin e quajtur “Lagja e vogël” në afërsi të fshatit Tromegja, Kumanovë, në udhën bujqësore, traktori i tipit “Universal 445”, e drejtuar nga B.P.(49) nga fshati Tromegja është rrotulluar dhe pastaj është lënduar B.P. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, transmeton Almakos. Pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza’ në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Me 17.02.2019 rreth orës 16.50 në Stacionin Policor në Strugë është lajmëruar se në Vevcani, në Strugë, gjatë pastrimit të një kanalizimi është gjetur një bombë dore me prejardhje të panjohur nga Lufta e Dytë Botërore dhe një qese me barut, transmeton Almakos. Nga ana e personit zyrtar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim bomba në mënyrë të sigurt është ngritur dhe dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Në çdo të tretin tenderë ka aq shumë kritere të vendosura saqë disa ndërmarrje të caktuara nuk duhet fare të konkurrojnë, ndërkaq kushtet për pjesëmarrje t’i plotësojnë vetëm një numër i vogël i ndërmarrjeve, tregon analiza “Transparencë, llogaridhënie dhe integritet i institucioneve në furnizimet publike – Hulumtim, rangim dhe analiza 2018” që e ka përgatitur Qendra për Komunikime Qytetare. Këtu bëhet fjalë vetëm për kritere që duhet t’i plotësojnë ndërmarrjet që konkurrojnë, dhe jo për kritere për produktin ose shërbimin konkret që furnizohet. Kriteret e tilla që vendosen e fuqizojnë edhe më shumë dyshimin se bëhet fjalë për tenderë të…

Lexo më Shumë

Jane Çento, i akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në fjalët e tij përfundimtare tha se ai mori ofertë nga struktura të caktuar të policisë dhe prokurorisë për të qenë dëshmitar i mbrojtur për ditën e përgjakshme dhe në këmbim të kësaj mos të akuzohej për rastin. mes tjerash, ai tha se prokuroria po akuzon njerëzit e gabuar për ngjarjet në Kuvend dhe se fajtorët e vërtetë nuk janë në bankën e të akuzuarve. Çento i kërkoi gjykatës të lëshojë një vendim për shfajësim që sipas tij paraqet të vetmin vendim të drejtë.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin serb TV Pink, ka folur edhe për partnerin e koalicionit BDI dhe Ali Ahmetin. Ai ka dhënë detaje se si ishin zhvilluar bisedimet me partinë shqiptare dhe se çfarë kishte ndodhur. “Kur filluam bisedimet me BDI për Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2016, ai më tha se ka dy opsione. Ose të bëj koalicion me VMRO-DPMNE, ose të shkohet në zgjedhje të reja. Këtë e tha në praninë e së paku tre njerëzve të tjerë. Me këtë bëri me dije se nuk ka asnjë qëllim që të bëj koalicion me…

Lexo më Shumë

Sekretarja e Francës për Çështje Evropiane, Natali Laozo, e cila por merr pjesë në këshillin e ministrave në Bruksel, për AIM-në tha se Franca dëshiron që të jetë e pranishme në Ballkan, por për fillimin bisedimeve me Maqedoninë e Veriut tha se “nuk duhet shpejtuar”. Laozo për herë të parë javën e ardhshme do të vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë. “Kuptohet se jam e lumtur që shkojë në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimeve të ngjarjeve pozitive. Për mua është e rëndësishme që të shkohet në këto vende të cilët kanë perspektivë evropiane, sepse kanë histori, gjeografi dhe civilizim evropian, që nuk…

Lexo më Shumë

Zyrtari i inteligjencës, Munir Pepiç i cili është i akuzuar për sulm të dhunshëm në Kuvend, gjegjësisht për dhunë kundër deputetit Zijadin Sela, në fjalët e tij përfundimtare theksoi se ai nuk është pjesë e asnjë kërcënimi terrorist dhe se pamjet që u paraqitën në proces tregojnë se ai nuk ka kryer sulm fizik ndaj askujt. Ai gjithashtu thekson se ditën e përgjakshme ndihmoi të plagosurit dhe shërbeu në nxjerrjen e tyre nga Kuvendi, gjë që sipas tij mund të argumentohet nga deklaratat e dëshmitarëve në procesin gjyqsor. Pepiç tha se ai kishte hyrë në qendrën për shtypit të Kuvendit…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më optimistë për dallim nga qytetarët e tjerë në botë lidhur me politikat ndërkombëtare që i zhvillojnë katër superfuqitë e mëdha – SHBA-ja, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, tregon investigimi që është bërë në periudhën prej 22 nëntorit deri më 6 dhjetor, që vjet e ka zbatuar agjencia “Brima” si anëtare e “Gallup International“. Të anketuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se politikat e jashtme të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës janë kërcënuese dhe e destabilizojnë botën, ndërsa trend pozitiv kanë për BE-në, respektivisht 62 për qind e gjithsej 1.212 të anketuarve konsiderojnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot jep detaje të reja rreth aksidentit të djeshëm në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, ku humbi jetën një person. Nga MPB njoftojnë se më 18.02.2019 në orën 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë ka ndodhur një aksident në mes veturës të markës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.D. (59) nga fshati Nerasht dhe një traktori (IMT 539) pa targa të regjistruara, e drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Dobrosht, ndërsa ka qenë i goditur edhe një veturë e parkuar “Volkswagen Golf” pronë e B.E. (36) nga fshati Dobrosht. “Në aksident lëndime kanë marrë…

Lexo më Shumë

Informatat rreth sulmit të parandaluar terrorist në vend i shqetësuan qytetarët. Detajet e pamjaftueshme që u publikuan këtë fundjavë lanë shumë pyetje pa përgjigje. Operacioni policor është realizuar pak ditë pasi vendi e morri biletën për anëtarësim në NATO, gjë që vetvetiu mund të jetë sfidë për terroristët e “shtetit islamik” fantom, për ta goditur këtë vend të vogël ballkanik, njofton “Nezavisen Vesnik“, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria themelore publike dje vetëm shkurt kanë thënë se janë duke bërë ekspertizë të objekteve që janë marrë nga anëtarët radikalë të ISIS-it, të cilët janë kthyer në Maqedoni pas luftimeve në Siri dhe në…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 15 nga burimet policore është raportuar për një person të vdekur në vend të punës në rrugën “Londonska” në Shkup, në një objekt në ndërtim, raporton gazeta Koha. Bëhet fjalë për personin Mahir Abazi 33 vjeçar nga f.Çellopek i Tetovës, i cili ishte angazhuar në vendin e punës para tre ditëve. Derisa ka tentuar të ngarkojë armaturë hekuri në një kran, armatura e cila ka qenë e lidhur vetëm për njërën anë dhe është ngritur në lartësi prej 2 metrave, është shkëputur dhe ka rënë mbi viktimën. Dëshmitar i rastit ka qenë edhe vozitësi i kranit. Me…

Lexo më Shumë

Fondi për sigurim shëndetësor në Maqedoni ka sjellur vendim për rritje lineare të kuotave edhe për 12 mijë denarë shtesë për çdo institucion shëndetësor – (barnatore), përveç për barnatoret që kanë pasur kuotë maksimale prej 650 mijë denarëve për muajin shkurt. “Me këtë mas shtesë, Fondi siguron shumë shtesë prej mbi 9 milionë eurove për muajin shkurt 2019, me çka do të kontribuojë për qasje tek ilaçet me recetë për personat e siguruara gjatë këtij muaji. Arsyet për këtë masë shtesë janë gripi sezonale, shpallja e epidemisë së fruthit, si dhe shfrytëzimi i kuotës për muajin shkurt”, thonë nga Fondi…

Lexo më Shumë