Author: Hamdi Kumanova

Avokati i popullit, Ixhet Memeti në një intervistë për REL ka thënë se qytetarët në vitet e fundit janë të frikësuar nga gjyqësia, në vend që ta llogarisin si një aleat ku secili mund që të ketë drejtësi, transmeton Almakos. “E madhe ishte nevoja që Republika e Maqedonisë të ketë një institucion nacional për mbrojtje dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, e cila në këto rrethana duhet ende më shumë ta ruajmë dhe kultivojmë, pasi që i nevojitet tërë sistemit, e sidomos qytetarëve. Një këshilltar i obdusmanit suedez, institucion që ekziston qe 200 vite, ka thënë se…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Komunale e Gostivarit “Komunalec” për nesër ka paralajmëruar ndërprerje disa orëshe të ujit për pije në një pjesë të qytetit. Arsye për ndërprerjen është sanimi i defektit. “Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të rregullimit të tubave në afërsi të stacionit hekurudhor. Planifikohet që të zgjasë deri pasdite, gjegjësisht deri në rregullimin e tubave”, informojnë nga ndërmarrja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për nesër gjithashtu është paralajmëruar ndërprerje e ujit për pije edhe në shumë vende tjera, për shkak të rregullimit të stacionit filtrues./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vërejtja e profesorëve universitar është se në ndryshimet e reja ligjore të Ligjit për arsim të lartë, i cili tashmë është në fuqi, nuk ka nen me të cilin do të rregullohej punësim i ri kur një profesor shkon në pension, edhe pse në këtë gjë kanë insistuar, transmeton Almakos. Ata kanë kërkuar që institucioni i arsimit të lart të mundet që me ato para që i ka pranuar profesori të angazhoje kuadër të ri dhe të shpallë konkurs pa pasur obligim që të kërkoje pajtim për punësim nga Ministria e Arsimit. Ministri i arsimit, Arbër Ademi tha se me…

Lexo më Shumë

“Më së voni për pesë ditë, gjegjësisht para 1 qershorit do të lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë – Shkup, në shtegun Kaçanik – Hani i Elezit, ndërsa pas kësaj do të hapet edhe një aks rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do ta ndërlidh Prishtinën me vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë”. Zëvendësministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Kadriu, në një intervistë për KTV tha se rikonstruimi i rrugës magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit po punohet intensivisht në dy ndërrime, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të…

Lexo më Shumë

Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO, thuhet në një status në Facebook të Ilir Metës.

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk heshti ndaj deklaratave të kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi se në Parlament e ka sulmuar pasi që ka qenë në krizë psikologjike për shkak të proceseve gjyqësore kundër tij, transmeton Almakos. “Po lexoj se Talati ka deklaruar se jam në krizë psikologjike. Duke e njohur gjithmonë kur dikush mjaftueshëm nuk do të dezinfektohet, fiton një krizë apstenciale dhe kështu sillet. Nuk i hidhërohem. Nuk është për hidhërim”, shkroi Gruevski në Facebook./Almakos/

Lexo më Shumë

Ish kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në profilin e tij në Facebook e publikoi këngën nga Blazhe Koneski “Lutja”, transmeton Almakos. Një pjesë e vargjeve nga ajo këngë janë: “Ata mendojnë se janë të thirrur të udhëheqin si Musai dhe pejgamberët tjerë, ndërsa vet nuk mund që të lirohen dhe t`i tërheqin nga vetja mëkatet e vogla. Ma mundëso o Zot që sa më pak sytë t`ia shoh, pasi që ata t`ia mbajnë majtas, unë të shkoj djathtas”./Almakos/

Lexo më Shumë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procedura aktuale me të cilën shtohet apo zvogëlohet lista pozitive e ilaçeve, është joefikase. Deri më 10 qershor duhet të jetë gati propozim ligji për sigurim shëndetësor që do t’u mundësojë pacientëve të kenë qasje edhe deri tek ilaçet e tjera më të shtrenjta që aktualisht i blejnë vetë. Që nga viti 2012, lista e ilaçeve vërtetohej nga 14 komisione të ndryshme të formuara nga Qeveria, një vendim që u arsyetua me faktin se 17 anëtarët e secilit prej këtyre komisioneve, që ishin mjekë specialistë në fushën e tyre, mund të përcaktonin më qartë se cilat…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar u prit me gjitha nderimet më të larta nga Vatikani. Në takimin me Papa Françeskun, kryeministri Zaev është shprehur i kënaqur nga marrëdhëniet e shkëlqyera të Maqedonisë me Vatikanin. Zaev i ka përcjellë Papës se e një rëndësie historike për Maqedoninë është vizita e kardinalit, Pjetro Parolin, në Maqedoni në vitin 2016, në shenjtërimin e Nënë Terezës. “Kishim qëndrime të përbashkëta afirmative për figurat tona të përbashkëta historike, sikurse Nënë Tereza, vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi, si dhe për themelet e forta historike midis Maqedonisë dhe Vatikanit. Prej tyre dalin vlerat…

Lexo më Shumë

Çështja e emrit për shumë qytetarë të Maqedonisë shihet si temë e cila është larg zgjidhjes përfundimtare. Të anketuar nga TVM2, shprehën pesimistë për mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Ata vlerësojnë se politikbërësit e Maqedonisë nuk kanë kapacitete të duhura për të përmbyllur me sukses çështjen e emrit. “Nuk përmbyllet çështja  e emrit, nuk kanë kapacitet për ta përmbyllur këtë çështje, nuk kanë politikë, sepse tjetërkush i dirigjon”,- u shpreh një qytetar. “Nuk e di për besë, nuk besoj kurrë. Ne vet po e bëjmë që as emër të na japin e as asgjë mos me…

Lexo më Shumë

Skandali i radhës me përkthimin vjen nga Kuvendi. Në njoftimin pë takimet e kryeparlamentarit Xhaferi në Serbi, e posaçërisht takimit me kreun e Preshevës Shqiprim Arifi, shërbimet e Kuvendit kanë përkthyer tesktualisht madje edhe emrin e kryetarit të Preshevës nga Shqiprim në Albanija. Albanologët kritikojnë ashpër këtë mënyrë të përkthimit duke kujtuar se rregullat e gjuhës shqipe nuk lejojnë përkthimin e emrave. Albanologët madje konsiderojnë se emrat nuk duhet të shkruhen as me shkronja të gjuhëve të tjera, e jo më të përkthehen. Kuptohet se ky është një gabim shumë i madh përkatësisht është një lapsus, do të parapëlqeja ta…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për mediat serbe i pyetur për qëndrimin e tij personal për ish kryeminsitrin Nikolla Gruevski, deklaroi se kundër Gruevskit nuk ka asgjë personale ndërsa përplasja në seancën ku votohej Ligji për përdorimin e gjuhëve ndodhi për shkak krizës psikologjike në të cilën gjendet Greuvski si pasojë i proceseve gjyqësore që zhvillohen ndaj tij. “Personalitetet publike përgjigjen vetëm për sjelljen e tyre në publik. Përleshja ishte si pasojë e krizës psikologjike duke pasur parasysh se shumë procese për vepra penale zhvillohen ndaj tij. E gjithë kjo ishte arsye që ai në atë moment…

Lexo më Shumë