Me 22.02.2019 në ora 18.30 në Stacionin Policor në Rankovce, D.V.(36) nga Kriva Pallanka ka lajmëruar se me 21.02.2019 në ora 18.45 në një shitore në fshatin Rankovce, një person i panjohur ka lëshuar në qarkullim një bankënotë prej 100 euro, për të cilën dyshohet se është fals, transmeton Almakos. Personi ka blerë cigare në vlerë prej 1800 den dhe iu është kthyer kusur prej 4300 denar. Me vërtetim për lëndë të konfiskuara përkohësisht bankënota është ngritur për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Përpjekjet për gjetjen e një presidenti të pranueshëm për të gjitha palët, si duket kanë hasur në vështirësi. Edhe pse LSDM-ja vazhdon kontaktet intensive, si me partitë politike që janë pjesë e Qeverisë, poashtu edhe me ato opozitare shqiptare, me përjashtim të ASH-së, prapëseprapë ajo ballafaqohet me pengesa të shumta, sidomos me kërkesat iracionale për president konsensual,nga ana e partnerit të koalicionit, BDI-së. LSDM-ja, është e detyruar që të gjej një kandidat serioz, me të cilin mund t`i bëj ballë një rivali të denjë siç është zonja Siljanovska. Megjithëse ata kanë paralajmëruar se kandidatin e tyre do ta zyrtarizojnë më…
Gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale në disa media u publikuan dokumente zyrtare përmes të cilave qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI ka finansuar mbrojtjen e Johan Tarçullovskit i cili qëndronte në Hag si i akuzuar nga tribunali për masakrën e Luboteni. Nga dokumentat në fjalë mund të shihet qartë se mbrojtja e Johan Tarëçullovskit është bërë përmes rrugës zyrtare dhe atë që ironia të jetë më e madhe disa nga dokumentat janë të nënshkruara edhe nga ish ministri Blerim Bexheti, kuadër i BDI-së i cili aktualisht është kryetar i komunës së Sarajit. KUSH ISHTE AMBASADORI I MAQEDONISË NË HAG QË SIGURONTE…
Me 22.02.2019 në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 13.50, në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te personi M.H.(27) nga Gostivari, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa personi është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.02.2019 rreth orës 20.00 zyrtarët policor nga vendkalimi kufitar Frangovë, gjatë rrethimit në një kanal ujërash në bregun e liqenit të Ohrit në fshatin Kalishtë kanë gjetur katër thasë prej najloni me rreth 50 kilogram marihuanë, transmeton Almakos. Thasët e gjetur janë ngritur për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 22.02.2019 në ora 12.10 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ falsifikim dokumentesh”, është arrestuar D.T.(37) nga Republika e Turqisë, i cili ka qenë duke e vozitur veturën e tipit “Daf” me targa nacionale turke, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 22.02.2019, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në lagjen Mlaki 2 në Gostivar, zyrtarët policor i kanë arrestuar Z.H.(33) nga Tetova, L.S.(27) nga fshati Miletinë, Tetovë, M.Z.(1973) nga Recica e Vogël, Tetovë dhe S.N.(25) nga Tetova që kanë qenë në veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga Z.H., transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturë dhe te personat te Z.H. është gjetur një qese me rreth 500 gram marihuanë. Personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.02.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në pronësi të V.A. nga Lumi i Hekurt, ku momentalisht ka qenë duke qëndruar djali i tij M.A.(43) nga Republika e Serbisë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 500 gram marihuanë. Paraprakisht me 21.02.2019 M.A. është arrestuar pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Njashtu, pas kryerjes së kontrollit është vërtetuar se M.A. po kërkohet me fletarrest ndërkombëtar nga Republika e Serbisë për mbajtjen e dënimit me burg prej tre deri…
Me 21.02.2019 në ora 12.30 në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” në Prilep ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Folksvagen golf” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga R.A.(71) nga Prilepi dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Prilepi e drejtuar nga K.R.(20) nga fshati Berovc, Prilep, transmeton Almakos. Është lënduar rëndë shoferi R.A., derisa K.R.(20) dhe M.N.(66) nga Prilepi, bashkëudhëtare në “Golf” janë lënduar lehtë. Me veturën e Ndihmës së shpejtë të lënduarit janë dërguar në spitalin në Prilep ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në…
Me 23.02.2019 në ora 00.50 në udhëkryqin nga rruga regjionale Kumanovë-Shën Nikollë dhe në dalje nga autostrada në ndërtim Shtip-Miladinovci, vetura e tipit “BMV” me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.K.(26) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar në lumin Knezhev, transmeton Almakos. Gjatë aksidentit janë lënduar rëndë bashkëudhëtarët P.J.(25) nga Shkupi, A.M.(21) nga Kumanova dhe H.I.(20) nga Shkupi. Me veturën e Ndihmës së shpejtë ata janë dërguar në spitalin në Shtip, pas së cilës P.J. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ndërsa të tjerët janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.…
Në spitalin “8 Shtatori” dje pasdite ndërroi jetë 72-vjeçarja me iniciale T.S. e cila është dërguar në spital pasi në mëngjes është goditur nga një veturë në Shkup. Policia njofton se është duke e kërkuar vozitësin dhe veturën që e ka goditur gruan. “Nga goditja T.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin shtetëror ‘8 Shatori’ ku në orën 15:30 është konstatuar vdekja. Është kryer ekspertizë në vendngjarjen e aksidentit dhe pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dhënë për autopsi. Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli para ikjes së tij nga Maqedonia e Veriut, në një intervistë jozyrtare për rezidencën e tij, u përgjigj në 50 pyetjet e parashtruara. Ai nuk është përgjigjur në pyetjet politike, por ai tregoi se çfarë i ka pëlqyer më shumë në Maqedoni, si e ka kaluar kohën e lirë. Ai gjithashtu ka treguar se çfarë nuk i ka pëlqyer deri sa ka qenë në Maqedoni. E mira që po largohet, siç theksoi Bejli, është ndotja e ajrit. Në vend të Xhes Bejlit, në vendin e tij, do të vijë zëvendësja e tij nga SHBA-të…

