Më 16.02.2026 në ora 14:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Kodrën e Diellit, tek vendi i quajtur “Ceripashina”, ka mbetur i lënduar një person. Një ekip nga një shoqatë për sport dhe shërbime të tjera me automjet special në ora 16:10 e ka gjetur personin F.M.L. (24) nga Danimarka, i cili sipas raportimit, ishte lënduar nga një ortek dëbore derisa po skijonte. Pas dhënies së ndihmës, personi me autoambulancë është dërguar në një spital privat në Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Më 16.02.2026 në ora 13:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.D. (25) nga Serbia për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i pasurisë së paluajtshme” të dënueshme sipas nenit 225 dhe nenit 244-a të Kodit Penal. Konkretisht, ai dyshohet se gjatë vitit 2025 në vendin e quajtur “Kodra e Mbretit” (Kralevo Brdo) ka ndërtuar një objekt pa dokumentacion përkatës, gjë që plotësisht ka shkaktuar erozion të tokës dhe dëmtim të objekteve fqinje, pronë e I.I. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB…
Më 16.02.2026 në ora 20:40 në DPB Gostivar, personi B.S. (60) nga fshati Raven ka raportuar se rreth orës 17:40 në sallën e sportit të shkollës fillore në fshat, djali i tij 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga katër bashkënxënës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
MPB njofton se dje pasdite, rreth orës 17:00, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Zhivko Firfov” në lagjen Draçevë të Shkupit, një automjet i udhëtarëve “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D. (41) nga Shkupi, ka goditur një fëmijë katërvjeçar po ashtu nga Shkupi. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Pjesëtarët e armatës së Maqedonisë dhe Belgjikës nesër nga ora 4 deri në orën 9, do të realizohet stërvitje ushtarake në bregdet dhe në ujërat e Liqenit të Ohrit tek karakolla në fshatin Radozhdë të Strugës. SPB Ohër sot kumtoi se gjatë aktiviteteve të stërvitjes, do të përdoret municion për manovrim. “Apelojmë popullsinë lokale që t’i përshtatë detyrimet e saj dhe të jetë e kujdesshme në zbatimin e tyre, si dhe t’u përmbahet udhëzimeve të nënpunësve të uniformuar përgjegjës për sigurinë e zonës, thuhet në informacion.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancën e 27-të miratoi raport të veçantë për kushtet e përcaktuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë në vitin 2025, me rekomandim se për proceset e ardhshme zgjedhore është i nevojshëm unifikimi i standardeve për evidencë dhe rregullat publike në lidhje me pjesëmarrësit, si dhe lidhja e të dhënave bankare, si dhe ngrihet çështja e digjitalizimit të proceseve të krijimit të raporteve financiare me qëllim që të mundësohet menaxhim i përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent i procesit. Kryetari…
Profesori universitar, Mersel Bilalli ka komentuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA” lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar nevojën për një qasje më të arsyeshme dhe në përputhje me logjikën kushtetuese. Sipas tij, është e vështirë të kuptohet pse studentët mund të kryejnë studimet universitare, ato pasuniversitare dhe madje edhe doktoraturën në gjuhën shqipe, ndërsa nuk u lejohet të japin provimin e jurisprudencës në të njëjtën gjuhë. “Çdokush që ka një minimum inteligjence, logjikë elementare dhe njohuri sipërfaqësore të së drejtës kushtetuese e kupton se kjo nuk ka kuptim. Si…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sonte, me një ceremoni solemne në Operën dhe Baletin Kombëtar, do ta shënojë jubileun – 80 vjet nga themelimi i saj. Nga SHGM informojnë se në kuadër të ngjarjes do të ndahen çmimet vjetore: “Krste Petkov Misirkov” për vepër jetësore, “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese për vitin 2025, si dhe Çmimi për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025. Në kumtesë theksohet se jubileu përfaqëson një moment të rëndësishëm për një retrospektivë të tetë dekadave punë të përkushtuar në mbrojtje të profesionit të gazetarit, lirisë së…
Profesori Toni Deskoski, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Draft-ligjit për Arsimin e Lartë, duke vlerësuar se zgjidhjet e propozuara dëmtojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe hapin hapësirë për nepotizëm. „Paksa habitshëm, në Fakultetin Juridik brenda pak ditësh u shfaq një ortek vërejtjesh dhe kritikash ndaj Draftit të Ligjit për Arsimin e Lartë (LAL), të cilin Ministrja Janevska e lëshoi në publik. Para pak ditësh, fillimisht patëm një mbledhje të Institutit për të Drejtën Ndërkombëtare (Publike dhe Private), ku anëtar është edhe Dekani i Fakultetit, Prof. Sasho Georgievski. Miratuam unanimisht 28 vërejtje, shumica e…
Nga ana tjetër në Maqedoni janë konstatuar parregullsi serioze në grupin Alfapharm, në ruajtjen, etiketimin, sigurinë dhe video mbikëqyrjen. Dyshimet janë se në këtë mënyrë marihuana mjekësore e ligjshme u bë marihuanë e paligjshme për kontrabandë, e cila është 4 deri në 5 herë më e shtrenjtë se kanabisi i shitur ligjërisht për vajra farmaceutikë dhe terapi me kanabis. Një gram marihuanë në rrugë, çmimi nëMaqedoni është 500 denarë, ndërsa një gram lule për shitje mjekësore të ligjshme shitet për një euro e gjysmë, e në rastet më të mira deri në 2 euro për gram. Hetimi në Maqedoni tani…
Dy linja të reja fluturimesh nga Aeroporti i Shkupit, nga muaji korrik, pas një rekordi prej 3.2 milionë pasagjerësh. Nga data 15 dhe 18 korriku, prej Shkupit do të ketë fluturime direkte për në Palermo dhe Alghero, gjë që pritet të rrisë më tej trafikun ajror. Linjat e reja të ‘Wizz Air’, vijnë pas një viti që shënoi rekord 2025 me 3.2 milionë pasagjerësh dhe pa subvencione shtetërore. Dy linja të reja do të fillojnë në Aeroportin e Shkupit në korrik, njoftoi Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski. Nga 15 korriku, fluturimet nga Shkupi do të jenë të disponueshme për në…
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal parashohin masa të rrepta për sigurinë në rrugë, ku përveç makinave, tashmë edhe traktorët që konstatohen të parregullt teknikisht ose të paregjistruar do të konfiskohen menjëherë nga policia. Fokus i veçantë i këtyre ndryshimeve janë traktorët që qarkullojnë pa sinjalizim adekuat (dritat e pasme), fenomen ky që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe ka qenë burim i aksidenteve të rënda. Pse po ndërmerret kjo masë? Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, çdo sezon bujqësor regjistrohen dhjetëra aksidente ku mjetet e udhëtarëve godasin traktorët nga mbrapa. …

