Author: Hamdi Kumanova

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska sot ishte për vizitë me qytetarë nga Kërçova. “Sinqerisht ju them se votat e qytetarëve nga Kërçova, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo ndonjë tjetër janë të veçanta për mua, tashmë e tash se Kërçova është qyteti i stërgjyshërve të mi, gjyshërve dhe prindërve’, tha Siljanovsa duke shtuar se Kërçova është qyteti i shqiptarëve shokë të saj. Siljanovska Dakova tha se nga kërçovarët të votojnë sipas bindjes së tyre, dhe ashtu siç ju thonë partitë politike. “Potencoj se vota për mua do të thotë votë për sundim të së drejtës. Në një…

Lexo më Shumë

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Shkup, i informon qytetarët të cilët duan që më 7 maj të marrin pjesë në ngjarjen qendrore, gjegjësisht të liturgjisë në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit, se përveç në famullitë katolike në shtet, biletat falas prej më 30 prill deri më 3 maj do të munden t’i tërheqin në 3 lokacione tjera shtesë në qendër të Shkupit, njofton Portalb.mk. E para është në rrugën “Maqedonia”, në Shtëpinë Memoriale të Nënë Terezës, e dyta është në dalje të Qendrës Tregtare të Qytetit për ballë sheshit “Maqedonia”, ndërkaq e treta është e…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Shën Nikollë ka ngritur padi penale kundër G.M.(33) nga Shën Nikolla për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 08.11.2017 gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Gjatë kohës së kontrollit në shtëpinë e të paditurit janë gjetur tre persona ku te njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Një flamur i madh i Republikës së Shqipërisë sot u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut. Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala. Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë, transmeton MIA. Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për shkak…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët nuk lejuan ekipin gazetaresk nga RTVM të xhirojë në oborrin e një kishe në Shkup me rastin e festave të Pashkëve. Më 27 prill rreth orës 11:00 të mëngjesit, para kishës “Shën Apostujt Pjetri dhe Pali” në Gorno Lisiçe, kameramanit Trajçe Ilievski dhe gazetares Marija Kotovska, nga ana e pjesëtarëve të uniformuar të MPB-së nuk iu është lejuar të hyjnë në oborrin e kishës dhe të xhirojnë. Sipas gazetarëve, arsyetimi i policisë ishte se kameramani dhe gazetarja nuk duhet të gjenden aty për shkak të…

Lexo më Shumë

Në prag të samitit joformal të Berlinit, mediat gjermane e analizojnë gjendjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komentojnë gatishmërinë për përafrimin drejt BE-së, raporton Deutsche Welle. “Maqedonia e Veriut është është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që meriton të shpërblehet me datë për fillim të bisedimeve me BE-në”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ndësa “Welt-i” shkruan se Merkel planifikon t’i bëjë trysni Macronit për bisedimet me BE-në. “Vendet e rajonit edhe më tej meritojnë përkrahjen, po përafrimi i mëtejshëm drejt BE-së për momentin do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një Qeveri të…

Lexo më Shumë

Rusia nuk dëshiron rënie të gruevizmit në Maqedoni dhe dëshiron Ballkan jo stabil për t’u kthyer më lehtë në rajonin me ndikimin e vet politik anti-perëndimor, për çka kanë të plan të ri dhe vetëm janë duke e pritur mundësinë, vlerësojnë politikanë, ekspertë dhe qendra rajonale analitike, transmeton REL. Rusia me çdo kusht dëshiron të kthehet në Ballkan. Ajo, edhe pse e ka humbur betejën kundër zgjerimit të NATO-s, nuk heq dorë dhe shpik manovra të reja, duke e vënë në fokus të vetin edhe zgjerimin e BE-së, veçanërisht në drejtim të këndit të ashtuquajtur strategjik Maqedoni – Mali i Zi…

Lexo më Shumë

Në bazë të konkursit të MASH për regjistrim  në vitin e parë shkollor 2019/2020, në tre shkollat e mesme komunale, aq sa funksionojnë  në komunat Dibër, Qendra e Zhupës dhe Mavrovë-Rostushe, mundësi për regjistrim kanë 544 nxënës të shkollave  fillore. “Në shkollën tonë mundësi për regjistrim në vitin e parë shkollor kanë 340 nxënës,  në dhjetë paralele,  prej të cilave katër me mësim në gjuhën maqedonase, dhe gjashtë në gjuhën shqipe. Prej tyre nëntë janë në drejtimin e gjimnazit, dhe një paralele në drejtimin gjeodet-ndërtimtari, me mësim në gjuhën shqipe”, deklaroi Shaban Alajbegu, sekretar në SHMK “28 Nëntori” në Dibër.…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së tij në Kuklish të Strumicës, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski tha se në këto zgjedhje presidenciale përcaktohet e ardhmja e Republikës së Maqedonisë. “Për fat të keq situata s’është e mirë, shumë e keqe është, të gjithë ato premtime të parealizuara, pritjet e parealizuara e mërzisin dhe lodhin qytetarin e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë etnike. Nuk flas vetëm për maqedonasit, flas edhe për shqiptarë, edhe për turq, edhe për rimë, vllahë, serbë”, sqaroi Mickoski. Mickoski tha se në Butell i kanë ardhur bashkëqytetarë shqiptarë nga fshatrat përreth që i kanë treguar se janë…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA është pyetur në lidhje me ndikimin e mundshëm të ngjarjeve në BFI për raundin e dytë zgjedhor, transmeton Almakos. Pyetja: A mund të reflektojnë zhvillimet në BFI në pjesëmarrjen e shqiptarëve në raundin e dytë, censusi i papërmbushur dhe dështimi eventual i zgjedhjeve presidenciale? Stevo Pendarovski: Parimi themelor ose njëri prej parimeve themelore në të cilat është vendosur ky shtet sipas Kushtetutës së vitit 1991, e prej atëherë nuk kemi ndryshuar diçka në këtë pjesë përkundër të gjitha ndryshimeve kushtetuese, është karakteri…

Lexo më Shumë