Ali Ahmeti! Pjekurise tende politike, i vije ne ndihme fuqia e rinise nga Karshiaka.. (FR BDI Karshiakë)
Author: Hamdi Kumanova
Janë bllokuar sërish punimet për ndërtimin e deponisë Rusino të Gostivarit. Problem përbëjnë pronat private të banorëve të cilët pengojnë asfaltimin e disa rrugëve. Nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut thonë se punimet nuk mund të vazhdojnë për aq kohë sa Komuna e Gostivarit nuk bën shpronësimin e tokave. Kemi në disa lokacione që nuk janë të rregulluara çështjet pronësore juridike, por nuk i di tamam detajet, andaj thirrja mbledhje që ta sqarojmë. Por, atë e bën komuna, sepse rajoni nuk ka mjete dhe nuk ka mekanizma për shpronësim të tokës – tha Fatmir Saiti, drejtues i Qendrës…
Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë vizitës së papës do të ketë rregulla të posaçme komunikacioni për lëvizje me automjete. Gjithashtu, do të ketë rregulla të posaçme të lëvizjes edhe për këmbësorët në qendër të Shkupit. Ky regjim do të vlej nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, e deri në qendër të kryeqytetit. Gjatë vizitës së Papa Françeskut, lëvizja në qendër të qytetit, e njohur si Mall ring, nuk do të ndalohet, por qytetarët do të jenë të vëmendshëm sepse do të ketë zonë të sigurisë së lartë. Kjo do…
Një qytetar i Shkupit është kidnapuar dhe është mbajtur peng në Shqipëri, e gjithë kjo për çështje të një borxhi prej 5000 euro. Tv Sitel bën të ditur se Dorotej Stojanov, afarist nga Shkupi, ishte nisur për në Ohër, por kishte përfunduar si peng në Shqipëri. E gjithë situata ka filluar më 19 prill. Afaristi ka udhëtuar me bashkëudhëtaren e tij është ndalur për të ngrënë darkë në Strugë. Dy të njohur të bashkëudhëtares u janë bashkangjitur, të cilët më pastaj e kanë kidnapuar. Sipas afaristit Stojanov, urdhërin për kidnapim e ka dhënë një person nga Radozhda, të cilit i…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret të arrihet censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. “President i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë është prof. Gordana Siljanovska- Davkova. Pres të ketë census më 5 maj”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në liturgjinë e Pashkëve në katedralen “Shën Kliment i Ohrit”. I pyetur nëse do të merr përgjegjësi nëse humb kandidati i tyre në zgjedhjet ai me përgjigje: “Kuptohet se çdo garë zgjedhore është moment kur duhet të shqyrtohen angazhimet dhe politikat. Por, ne me rrethin e parë treguam se VMRO-DPMNE është konsoliduar, se fort…
Zv. ministri për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim hapësinorë, Jani Makraduli ka paralajmëruar se ekologjia mund të shkaktoj probleme në anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë, Makraduli thotë se standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së. Sipas tij, të gjitha ministritë kanë gjithsej 22 milionë euro për projekte të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Mirëpo Makraduli shprehet se këto para nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur standardet e BE-së për pengimin e dëmeve nga emetimet në ajër, dhe se për këtë gjë nevojiten qindra miliona euro.
Dy rrahje grupore kanë ndodhur në Maqedoni, një në komunën e Pllasnicës dhe një tjetër në atë të Ohrit. Në Pllasnicë ka ndodhur një rrahje familjare, kur M.S dhe A.S, babë e birë, janë përleshur fizikisht me E.N dhe N.N, gjithashtu babë e birë. Policia ka ndërmarrë masat për ndriçimin e rastit për të proceduar më tutje me procedurat e duhura ligjore. Rrahja tjetër ka ndodhur në Ohër, kur personat F.R dhe D.B janë përleshur fizikisht me personat B.M dhe S.D. Të përfshirët në rrahje janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngriten procedurat e duhura ligjore.
Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës (SHMMP) me rastin e 28 prillit- Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës ngrit iniciativë për mbjelljen e 33 fidanëve në nder të 33 personave që kanë humbur jetët në vendet e tyre të punës në vitin 2018. Në ngjarjen do të marrin pjesë anëtarë dhe partnerë të SHMMP-së, ndërsa do të promovohet edhe Raporti vjetor i rregullt për fatkeqësitë e ndodhura në vendet e tyre të punës gjatë vitit 2018. Në raport janë përfshirë numri i fatkeqësive më të rënda në vendet e punës në vitin 2018, të ndarë sipas aktivitetit,…
Një grua e moshës 50 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Tetovës. Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Mercedes”, ndërsa janë përplasur me një makinë tjetër e llojit “Golf”. Në afërsi të rrethrrotullimit gjatë hyrjes në Tetovë ka ndodhur aksidenti, ndërsa pas përplasjes me golfin, mercedesi ka vazhduar me vozitjen e pakontrolluar duke goditur një shtyllë. Në golfin ka pasur dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët janë lënduar gjatë përplasjes dhe janë dërguar në qendrën klinike në Tetovë. Ekipe të policisë dhe SPB Tetovë…
Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka mundur të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur, duke lënë të habitura autoritetet e drejtësisë britanike. Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, ka hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërkohë që në Shqipëri ka një dënim në mungesë për vrasje. Në tetor të vitit të kaluar, gjykatësi Tan Ikram vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri. E pavarësisht se Mahmutaj kishte një sërë dënimesh në ishull, përfshi për zotërim armësh zjarri, ai u lirua me kusht. Duke qenë…
Kryetari Menduh Thaçi sonte zhvilloi takim me shtabin e degës së Tetovës ,ku pasi i falemenderoi për angazhimin dhe votën për kandidatin e përbashkët qeveritar për president, vuri në pah se tani duhet një angazhim maksimal nga të gjithë ne dhe në kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët të sqarohen dhe të binden për votimin e kandidatit të përbashkët qeveritar për president sepse me këtë përfundimisht parandalojmë influencën e politikave të Rusisë në këtë shtet. Më tutje kryetari z.Thaçi theksoi se ne qartë jemi përrcaktuar për aleancë me SHBA, BE dhe NATO, prandaj me një votë masive të shqiptarëve dhe qytetarëve…
Partia për prosperitet demokratik të Romëve (PPDR) ka vendosur që në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti të mbështesë Stevo Pendarovskin. Këtë e paralajmëroi Aksel Ahmedovski, kryetar i PPDR-së, përmes një konference shtypi. Sipas tij, deri te ky vendim ka ardhur pas takimit me nënkryetarin e LSDM-së, Oliver Spasovski, por edhe pas konsultimeve me degët komunale të partisë në fjalë. Me këtë rast, Ahmedovski u bëri thirrje përkrahësve të tij, anëtarësisë dhe të gjithë romëve që ta votojnë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti./Telegrafi/

