Agjencia informative e Maqedonisë (AIM) publikoi intervistë me Stevo Pendaroskin, kandidat i përkrahur nga LSDM dhe partnerët e koalicionit, ku është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve që i kanë dërguar në “Facebook”, por edhe në pyetjet që i janë parashtruar nga redaksia e AIM. Në intervistë nga AIM thonë se me të njëjta pyetje i kanë mundësuar të përgjigjet edhe kandidates së përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova. “E njoftuam shtabin e saj dhe idenë që dy kandidatët të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve të të redaksisë së AIM, por nga shtabi i saj na thanë se Siljanovska…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-ja vlerëson se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski e shkatërruan ekonominë e vendit. Partia opozitare thekson se vendi po fundoset me LSDM-në në pushtet. “Nuk ka familje në shtet që nuk ballafaqohet me probleme që ka nxitur ky pushtet. Gjysmë milionë njerëz jetojnë në varfëri ndërsa pushteti në vend se të krijojë mundësi për zhvillim, po shkatërron shtetin. Përderisa qytetarët mezi po ia dalin në fund, karteli kriminal i pushtetit po pasurohet. Mbi gjysmë miliardë euro është borxhi publik që e bëri kjo Qeveri. Borxhi tejkaloi kufirin prej 50 për qind dhe se qytetarët nuk e dinë se ku janë…
Me 29.04.2019 rreth orës 00.58 në fshati Bukovo, Manastir, S.G.(32) nga fshati Bukovo, duke drejtuar motoçikletën “Jamaha DT-200 P” pa targa, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e shtëpisë në pronësi të R.M. nga fshati Bukovo, transmeton Almakos. Në aksident, shoferi S.G. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir.
Bashkimi Demokratik për Integrim dje bëri përzgjedhjen e re të kryesisë së forumit rinor të BDI-së të cilët do t’i paraprijnë proceseve më me rëndësi në vend siç është integrimi i vendit në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, siç informon zyra për Informim e BDI-së, në fillim të fjalimit u ndal tek rinia e tij ku të rinjve të cilët ishin prezent në sallë ju bëri me dije se veprimtarinë e ka filluar nga momenti kur është ndaluar përdorimi i gjuhës shqipe. “Neve na mohonin të drejtën e shkollimit në gjuhën tonë amtare gjatë…
Është bërë pothuajse një muaj prej se Qeveria e Kosovës mbylli të gjitha kazinotë në vend. Por, jo të gjithë u pajtuan me këtë vendim. Pronarë kazinosh nga Kosova, kanë filluar ta shikojnë mundësinë që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në Maqedoninë e Veriut, Një kazino, përmes faqes së saj në Facebook, i ka njoftuar klientët se shumë shpejt do të zhvendoset në Bllacë. Dhe se do të sigurojnë transport falas nga të gjitha komunat e vendit. Për këtë lokal të braktisur në hyrje të fshatit Bllacë, banorët thonë se kanë shprehur interesim kosovarët, të cilët duan ta shfrytëzojnë si…
Rrethi i dytë i zgedhjeve presidenciale po afron dhe kandidatët po thirrje për të dalur në votime. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe komandant Malisheva i cili shpreh haptazi ‘drejtësinë’ e VMRO-së që gjithmonë ka qenë selektive. Ja postimi i plotë i Komandant Malishevës: Komandant Malisheva “Mesazh drejtuar popullit Shqiptarë: Të nderuar bashkatdhetarë kam nji mesazh për ju, ky mesazh ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet presidenciale. VMRO-ja si parti shoveniste nuk ka merituar asnjiherë përkrahjen e popullit shqiptar e as votën e Shqiptarve. Kjo kandidate e VMRO-s Siljanovska që thirret në drejtsin se gjoja paska pas drejtsi…
Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës në Zvicër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të njeriut të afërt përmes një shënimi në “Facebook”. “Familjar, miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do të ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”-shkruajnë familjarët, raporton Albinfo.ch Policia e Solothurn-it thotë se ditën e shtunë rreth orës 12:00, shqiptari me iniciale A.Z ka…
Vështirë do të realizohen planet dhe investimet e kompanive nëse vjen deri te një krizë e re politike. Mungesa e censusit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, e me këtë edhe moszgjidhja e presidentit të shtetit mund të rezultojë me jostabilitet politik. Biznesmenët shprehen se skenari i këtillë do të sjellë pasiguri në ekonomi. Sipas tyre, çdo zgjedhje do të thonë ngërç për biznesin. “Kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale, nëse nuk kemi census për president të shtetit atëherë do të kemi situatë të pavolitshme në raport me biznesin duke marrë parasysh se kemi ngërç të madh në mosfunksionimin…
Sot në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh Kryetari i re, nënkryetaret, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë. Bashkimit Demokratik për Integrim po ndërton politika mbi parimin e konsensualitetit në parti dhe në shtet. Duke marrë këtë parasysh, konsensualisht zgjodhëm kryetarin e kuvendit, kryetarët e komunave, qeverinë dhe nesër edhe Presidentin, por, për neve sot edhe më me rëndësi, është konsensualiteti brendapartiak. Si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të konsultave të gjëra të kryetarit Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të rinisë dhe pas arritjes së…
Stojançe Angellov, lider i shoqatës “Dostoinstvo” i ka përkujtuar ushtarët e URM-së të vrarë në luftimet e vitit 2001 në Vejcë të Tetovës, në një pritë të organizuar mirë nga UÇK-ja. Sipas tij, në këtë luftë humbën të gjithë, humbën të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e më shumë humbën ata që që i humbën më të afërmit e tyre. “Nga këtu, nga vendi kur më 2001 u vrabë bashkëluftëtarët tanë, shokët tanë, vëllezërit tanë të armëve, bëj thirrje që të mos përsëritet! Asnjëherë të mos përsëritet pasiguria dhe tmerri që e kaluam, ne mbrojtëlsit maqedonas”, shprehet Angellov. Në këtë ditë…
Dymbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga Vinica, Strumica, Prilepi e Shkupi mbetën në rrugë në Kapadoki të Turqisë, sepse hoteli nuk ishte i paguar. TV24 bën të ditur se turistët ishin nisur përmes agjencisë “Orfej”, por e kanë kuptuar se agjencia nuk e ka paguar hotelin, dhe pas një nate qëndrimi ata janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Turistët ishin nisur drejt Turqisë për festën e pashkëve dhe ngelën në qiell të hapur. Nga ana tjetër, Agjencia është arsyetuar se pagesa nuk është kryer për shkak të prishjes së sistemit nga goditja e vetëtimës afër ndërtesës ku janë zyrat. Inspektoriati shtetëror i…
Kandidatja për kryetar shteti, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, kërkon nga qytetarët që të dalin të votojnë në rrethin e dytë zgjedhor. Kjo thirrje shkon për ata të cilët në rrethin e parë zgjedhor nuk dolën të votojnë. Ajo shprehet se në shtëpi ka mund të qëndrojë, por ka vendosur që të angazhohet, dhe se asnjëherë nuk do t’i zhgënjej qytetarët. “Në shtëpi munda të qëndroj edhe unë, por vendosa që të luftoj. Asnjëherë nuk do t’u zhgënjej, e keni fjalën time! Më 5 maj së bashku të mundohemi për të drejtën dhe drejtësinë dhe ta ndryshojmë Maqedoninë…

