Author: Hamdi Kumanova

Dyzet e katër vjeçari A.Sh. nga fshati Gradec i Gostivarit dje (29-prill) rreth orës 08 e 25 minuta duke kryer punë ndërtimore së bashku me dy persona tjerë në një objekt në rrugën ,,Vëllezrit Bllazhevski,, në Gostivar e ka humbur ekuilibrin dhe nga një lartësi mbi 3,5 metra, është rrëzuar në dyshemenë prej betoni. Gjatë rrëzimit personi A.Sh. ka marrur lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjeksore në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar si rast urgjent është transferuar në klinikat e Shkupit. Nga policia thonë se është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe se…

Lexo më Shumë

Mediat në Maqedoninë e Veriut nga sonte në mesnatë nuk kanë të drejtë të publikojnë anketa lidhur me rejtingun e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 majit. Sipas rregullores dhe afateve të KSHZ-së rezultatet e anketave mund të publikohen vetëm pesë ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. KSHZ deri nesër më së voni do të duhet të dorëzojë materialin zgjedhor deri tek komisionet komunale zgjedhore.

Lexo më Shumë

Gjatë katër ditëve në Shkup kanë ndodhur 36 aksidente rrugore ku lëndime trupore kanë marrë 3 persona dhe 2 janë lënduar më lehtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 automjete që s’kanë qenë të regjistruara. Sipas njoftimit të SPB Shkup, me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara kanë lëvizur 22 vozitës. Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 61 dënime.

Lexo më Shumë

Kjo është rruga për Matkë, vendi i cili çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë të vendit dhe të huaj. Rruga është në gjendjen siç e shihni në foto, për vite me radhë. Turistët por edhe banorët që kalojnë çdo ditë kërkojnë riparim/sanim të kësaj rruge e cila është turp për institucionet pavarësisht kompetencave që kanë qoftë Komuna e Sarajit ose Qyteti i Shkupit.

Lexo më Shumë

Fillimi i Samiti të Berlinit është bërë temë e analizës nga mediat gjermane. Me analiza të ndryshme për gjendjen e Ballkanit Perëndimor, ata komentojnë për gatishmërinë e përafrimit drejtë BE-së, raporton “Deutsche Welle”. Sipas të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Maqedonia e Veriut është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që meriton të shpërblehet me datë për fillim të bisedimeve me BE-në. “Vendet e rajonit edhe më tej meritojnë përkrahjen, por përafrimi i mëtejshëm drejt BE-së për momentin do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim, Maqedonia e Veriut ka një Qeveri të orientuar drejt reformave, që bëri kompromise të…

Lexo më Shumë

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Qendrën multimediale “Kiro Gligorov”, në Shtip paralajmëroi se si president i ardhshëm do të inicojë vendosjen e dekoratës “Kiro Gligorov”, ndërkaq e cila do të ndahet për qytetarë me merita, të cilët, siç tha, dhanë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë e shtetit. “Politikat e Gligorovit  janë shembull, tregues se sa është me rëndësi për një shtet ta ruajë drejtimin e vërtetë të lëvizjes për të ardhmen e vet”, thotë Pendarovski. Ai vërejti se krenaria e tij më e madhe është që ka pasur nderin…

Lexo më Shumë

Lidhur me rastin që sot ka ndodhur në Kalanë e Ohrit që në media u prezantua me shumë pompozitet se qenka vendosur flamuri kombëtarë shqiptarë nga një grup vizitorësh Arbëreshë nga Italia, për opinion përcjellim këtë: REAGIM Aleanca për Shqiptarët shprehë shqetësimin e sajë për mënyrën e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ohër që sipas informacioneve tona dy pjesëtarë nga grupi i vizitorëve janë ndaluar nga ana e policisë. Ngritja e flamurit Kombëtarë Shqiptarë sipas informacioneve që kemi aspak nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt por është vendosur për koreografi të grupit të…

Lexo më Shumë

Një javë para rrethit të dytë të zgjedhjeve për president të vendit, dy të tretat e qytetarëve dëshirojnë që ata në zgjedhje të drejtpërdrejta ta zgjedhin shefin e ardhshëm të shtetit (75,5%), edhe pse gjatë rrethit të parë atë obligim e kryen 41,82% prej tyre. Kjo thuhet në hulumtimin me temë “Informimi i qytetarëve gjatë fushatës” kryer për emisionin “Detektor” në të cilin morën pjesë Jasna Baçovska-Nediq profesoreshë universitare, Bojan Kordalov – specialist për mediume të reja dhe Aleksandar Kërzhallovski – analist politik. Sipas hulumtimit, pjesa më e madhe e të anketuarve për procesin zgjedhor dhe fushatat presidenciale janë informuar…

Lexo më Shumë

Profesori Ljubomir Frçkovski, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur rreth situatës politike në Maqedoni dhe ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Frçkovski hedh fajin te BDI se kjo parti nuk hapur asnjëherë çështje themelore për shqiptarët, siç është gjuha, shkruan Infomagazin. “BDI nuk hapur çështjen themelore për shqiptarët tek gjuha, ndërsa ajo është zgjerimi horizontal i përdorimit të gjuhës shqipe, në zbatimin ndaj administratës shtetërore. Ata, sipas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre gjithkund në vend dhe jo vetëm në Tetovë dhe Gostivar ku janë shumicë. Asnjë nga BDI nuk e ka…

Lexo më Shumë

70,439 qytetarë kanë dalë jashtë vendit gjatë tre ditëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dalje më të madhe ka pasur në pikën kufitare në Tabanoc, Bogorodicë dhe Bllacë, respektivisht 18106, 11050 dhe 10330. Më pak kalime ka pasur në pikën kufitare Pelince, konkretisht 288. Edhe pse ditët e fundit i lamë pas shiun dhe vranësirat dhe gjithçka dukej e lulëzuar, nga agjencitë turistikë thonë se pavarësisht kësaj shumica e qytetarëve këto ditë kanë preferuar t’i kalojnë në vendet Evropiane, ndërsa një pjesë kanë preferuar Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë. “Është Evropa, shtete si…

Lexo më Shumë

Grupi i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova sot në mëngjes ka vendosur flamurin shqiptar në Kalanë e Samuilit në Ohër. Siç merr vesh Ohrid Skaj, grupi i këngëve dhe valleve kanë dashur të bëjnë një performansë të vet të valleve. Flamuri është larguar, SPB Ohër menjëherë ka dalë në terren dhe valltarët janë arrestuar, ndërsa priten instruksione të mëtutjeshme nga ana e Prokurorit Publik.

Lexo më Shumë