Author: Hamdi Kumanova

Këshilltare e re në Këshillin 15-anëtaresh të Komunës së Dibrës prej sot është Arbëresha Turkeshi nga BDI-ja. Ajo vjen në vendin e Hekuran Dukës, i cili në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 21 prill është zgjedhur për kryetar të komunës së Dibrës. Në seancën e 21-të të rregullt, mes tjerash këshilltarët debatuan dhe e miratuan raportin për realizimin e Programit për mbajten e pastërtisë publike në komunë për vitin e kaluar, si dhe Programin për këtë vit. “Qëllimi kryesor edhe këtë vit do të jetë mirëmbajtja e pastërtisë në sipërfaqet publike të ambientit të hapur të objekteve publike, për…

Lexo më Shumë

Një banor 49-vjeçar nga Tetova përfundoi në stacionin policor për t’u marrë në pyetje pasi mbrëmë kishte sulmuar një polic. Sulmi ka ndodhur rreth orës 1 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, informoi policia. “Mbrëmë rreth orës 1, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësitë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë e kanë ndaluar 49-vjeçarin tetovar J.S. Ai fillimisht kishte refuzuar që të legjitimohet, ndërsa më pas ka filluar të ikë. Pasi ka arritur ta ndalojnë, J.S në mënyrë fizike e ka sulmuar njërin prej nëpunësve policorë. Personi më pas është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike Gostivar parashtroi aktakuzë kundër tre personave të cilët ngarkohen se kanë qenë të involvuar në vrasjen e familjes treanëtarëshe në Dibër, që ndodhi në gusht të vitit të kaluar. Pas procedurës së gjerë hetimore, Prokuroria siguroi dëshmi se e akuzuara e parë ka kryer vepër penale – vrasje, përderisa dy të akuzuarit e tjerë për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njejtë. Siç është cekur në kumtesën e Prokurorisë publike, më 26 gusht të vitit 2018, në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara, duke shtënë nga një afërsi e madhe, me pistoletë të kalibrit 7,65mm së pari…

Lexo më Shumë

Dalja e ulët e votuesve në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut, ka hapur debatet se çfarë do të ndodhë nëse në raundin e dytë nuk arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind. Në raundin e parë më 21 prill në votime dolën 41.79 për qind nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote. Nga Qeveria në disa raste nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në rast të dështimit, zgjidhjen ta kërkojnë në Kuvend, por pa përjashtuar edhe mundësinë e heqjes së pragut zgjedhor. “Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit në raundin e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ka sjellë vendim që ta rinovojë shkollën fillore dhe të mesme në komunën e Pustecit të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk Siç njoftojnë nga Qeveria, është rezultat i raporteve të mira ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë, dhe është pjesë e vendimeve të seancës së përbashkët që u mbajt vitin e kaluar në Pogradec. Nga atje njoftojnë se rinovimi i shkollës ishte kërkesë e komunitetit maqedonas që jetojnë në Pustec.

Lexo më Shumë

Katër muaj radhazi në Maqedoninë e Veriut secilën ditë regjistrohen raste të reja me fruth. Menjëherë pas rasteve të para në çerdhe në Radishan në dhjetor të vitit të kaluar, në territorin e Shkupit u shpall epidemia ndërsa më vonë epidemia u shpall në gjithë territorin e Shkupit. Për këtë periudhë për katër muaj, MRP vaksinën e kanë amrrë 12.848 fëmijë deri në moshë 14 vjeçare, ndërsa në fillim kishte 16.360 fëmijë të pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për “Nova Makedonija” thotë se kanë paralajmëruar se epidemia e fruthit mund të zgjerohet në gjithë territorin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dje në Ohër porositi se de-legjitimimi i pushtetit mund të realizohet vetëm përmes rrugës institucionale, duke cekur se ajo që është jo-legjitime mund të de-legjitimohet vetëm në mënyrë institucionale, në procedurë, e jo në rrugë. “Pas premtimeve të pambajtura njerëzit kanë dyshim, pas presioneve njerëzit kanë frikë, pas ndryshimit jokushtetues të emrit njerëzit nuk duan të dalin kudo duke menduar se me atë e delegjitimojnë vendimin e tillë… Me pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të gjithë qytetarët ta bojkotojnë dhe delegjitimojnë pushtetin, ndërsa me zgjedhje të parakohshme parlamentare të…

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë e një vjeçari S.E. nga fshati Simnicë e Gostivarit, dje (29-prill) ka denoncuar se rrethë orës 10.00, ai dhe djali i tij kanë qenë të sulmuar fizikishtë nga 55-vjeçari A.M. nga po i njëjti fshat. Gjatë sulmit personi A.M. ka përdorur edhe mjet të mprehtë-sëpatë, kështu që i njëjti është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar. Nga policia thonë se po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Kryetari Menduh Thaçi takoi shtabet e partisë të degës Bogovinë dhe të degës Bervenicë-Çellopek. Thaçi vuri në pah se shqiptarët janë përcaktuar për miqësi të përjetëshme me SHBA si dhe me BE,prandaj dalja sa më masive në raundin e dytë dhe votën për kandidatin e përbashkët qeveritar për president jo vetëm që rrumbullaksojmë procesin e aderimit në NATO dhe njëkohësisht parandalojmë influencën e politikës së Rusisë e cila sigurisht është në kundërshtim me interesat tona dhe mund të shkaktojë destabilizim në këto hapsira.

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Forumit Rinor, të BDI-së, Avni Rustemi, u zgjodh në kuvendin e dheshëm zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e trashëgoi këtë post nga ish-kryetari i deritanishëm Hisen Xhemaili. Në fjalimin e tij, kryetari i ri forumit rinor të BDI-së, përshëndeti kryetarin e partisë, z.Ali Ahmeti, mysafirin dhe njëherit kryetarin e bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj si dhe anëtarët e kryesisë së rinisë me të cilët do të udhëheq gjatë mandatit të tij. “Shumë i dashur Kryetar i joni z. Ali Ahmeti, i nderuar z. Erion Veliaj, Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj, e nderuara kryesi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi dje në emisionin  “Click Plus” ka hedhur poshtë pretendimet se po bëhet gati për president të RMV-së, me çka ka ftuar qytetarët që të dalin më 5 maj dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. “Jo nuk po bëhem gati për president”, tha Xhaferi, duke u përgjigjur në pyetjen se “a po bëhet gati për ta ushtruar postin e presidentit?”. Xhaferi ka bërë thirrje që në rrethin e dytë të zgjedhjeve, 5 maj 2019, qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. “Qytetarët duhet të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Gostivarit ka dorëzuar aktin prokuror kundër tre personave të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e tre anëtarëve të një familje në Dibër. Siç njoftojnë nga Prokuroria, janë siguruar dëshmi se e akuzuara e parë ka kryer veprën “vrasje”, ndërsa dy të akuzuarit tjerë kanë kryer veprën “ndihmë gjatë kryerjes së vrasjes”. “Më 26.08.2018 në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara duke gjuajtur me pistoletë të kalibrit 7.65 mm, së pari ka vrarë nënën dhe babain e saj, ndërsa më pas edhe motrën minorene. Dy të akuzuarit tjerë me paramendim e kanë ndihmuar në kryerjen…

Lexo më Shumë