Sot mbushen 7 vjet që kur në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Sipas deklaratës nga ekipi i MPB-së së atëhershme të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë, njofton Portalb. Më 12 prill të vitit 2012-të, Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe peshkatari Borçe Stevkovski u gjetën pa shenja jete në Liqenin e Smillkovës, në rrethin e Shkupit. Për rastin…
Author: Hamdi Kumanova
Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE thuhet se “Maqedonia qershorin e kaluar nuk mori datë për bisedime. Datë për bisedime s’ka as këtë qershor. Vend që është bllokuar në fundin e listave të korrupsionit dhe nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE”. Sipas VMRO-DPMNE-së vendi është që udhëhiqet nga kriminelë të amnistuar që punojnë sipas parimit “një euro për kishë, një euro për vicen” nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian. “Ky është çmimi që e paguajnë qytetarët për gënjeshtrat e Zoran Zaev dhe ushtarit të tij Stevo Pendarovski”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNEshtojnë se Stevo…
Kryeministri Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm në Kumanovë, në kuadër të fushatës presidenciale për mbështetjen e Stevo Pendarovskit, tha se ai nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore. Ai i dha këtë përgjigje një pjesëmarrësi i cili tha se një kryeministër nuk duhet të udhëheq një komision të tillë, transmeton Nova Tv. “Unë dhashë dorëheqje nga Këshilli për Reforma Gjyqësore, nuk jam më kryetar. M’u desh të isha në fillim të lëvizjes që të zhvillohet, dhe tani në atë pozitë është ministrja e drejtësisë Renata Trenevska Desoska”, tha Zaev për qytetarët e pranishëm. Kryeministri Zaev, në krye të…
Sot për vizitë në Shtabin qytetar ishin studentët e kandidates për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanoska-Davkova. Ajo, siç qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, realizoi takim të shkurtër me ta, nga të cilët mori mbështetje për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj, ndërsa i dhuruan edhe portret, të cilin vetë ata e kanë punuar. Siljanoska-Davkova theksoi se pikërisht studentët janë krenari dhe shpresa e saj, si dhe të rinjtë janë e ardhmja e Maqedonisë. .
LSDM nëpërmjet një kumtese ka reaguar lidhur me akuzat e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE duke thënë se “gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së kishte çmimin rekord”. “Qytetarët e mbajnë mend se pikërisht gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe regjimit të Nikolla Gruevskit qytetarët paguanin derivate më shtrenjtë që nga pavarësia e shtetit”, thonë nga LSDM. Sipas LSDM-së, viti 2012 do të mbahet mend si viti kur derivatet e naftës arritën çmimin më të madh kur qytetarët për një litër EUROSUPER paguanin 89 denarë. “Në vend se ta gënjejë opinionin, VMRO-DPMNE duhet të dijë se çmimin e naftës nuk e cakton as LSDM as…
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për ditën e nesërme më 1 maj në Ditën ndërkombëtare të punës ka paralajmëruar marsh sindikal. Reparti për siguri të komunikacionit të rrugëve pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për zhvillimin pa pengesa të manifestimit dhe marshit. MPB sot njoftoi se marshi është paraparë të fillojë para objektit të LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” majtas në rrugn “Filip i Dytë i Maqedonisë” pastaj djathas nëpër rrugën “11 tetori” drejt për të kaluar nëpër rrugën “Dumitrie Çupovski” pastaj djathtas nëpër rrugën “Dimitrie Çupovski”, djathas nëpër rrugën “Vasil Gllavinov” drejt nëpër bulevardin…
Kandidati për president nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski sot është në takim me përfaqësues të bashkësive të vogla etnike në Kumanovë. Në deklaratën për media, Pendarovski ka thënë se do të angazhohet për të gjithë qytetarët, pa dallim të kombësisë, besimit, gjuhës, përcaktimit social dhe se kabineti i tij do të ketë pjesëtarë nga gjitha bashkësitë etnike, të zgjedhur sipas kompetencës së tyre dhe profesionalitetit. Vizioni i tij, ka shtuar ai janë qytetarët e bashkuar, shoqëri pa ndarje, shtet stabil dhe të sigurt, pasi siç ka theksuar, “vetëm në atë mënyrë shteti do të ecë drejt një të ardhme…
Shfrytëzimi i hapësirave shkollore për të votuar, mbart rrezikun për përhapjen edhe më të madhe të epidemisë së fruthit. Megjithatë pavarësisht rrezikut, procesi i votimit nuk mund të ndërpritet apo të zhvendoset nëpër lokacione të tjera. Epidemiologët qartësojnë se për shkak se përhapja e sëmundjeve mund të pengohet përmes dezinfektimit dhe pastrimit të hapësirave shkollore zhvendosja e votimit nuk do të ishte e patjetërsueshme. “Secili tubim, qoftë gjatë votimeve, nëpër teatro e të ngjashme, paraqet rrezik për përhapje të infeksioneve, jo vetëm të fruthit por dhe sëmundjeve tjera infektive. Ana pozitive është se zgjedhjet mbahen të dielën, kur nuk ka…
Kandidati për president Stevo Pendarovski sot ka vizituar Kumanovën dhe komunën e Likovës. Në Likovë Pendarovski është takuar me të rinjtë e kësaj komune, te të cilët është vërejtur gatishmëri për të votuar atë në raundin e dytë. “Rinia e Likovës e gatshme ta votojë Stevo Pendarovskin!”, ka shkruar pas takimit Hadi Osmani, i cili bashkë me deputetin Muhamet Zeqiri dhe kryetarin e degës së LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski, kanë shoqëruar kandidatin presidencial gjatë qëndrimit në Likovë.
Në Bashkimin Evropian (BE) ende është kontestues se sa shpejtë Qeveria në Shkup duhet të shpërblehet me fillimin e negociatave qasëse për rolin në marrëveshjen me Athinën. Franca frenon, pasi presidenti Makron kërkon së pari reforma në BE, shkruan sot gazeta gjermane “Zidojçe cajtung”. Gazeta në tekstin “Impuls i ri për politikat ballkanike” konstaton se takimi nuk ofron më shumë se “një diskutim të hapur”. Gazeta është ndalur edhe në lëvdatat në adresë të Maqedonisë së Veriut, por edhe mosunitetit në BE sa më shpejtë vendi të shpërblehet për arritjet e saja, transmeton Dojçe Vele. “Për rajonin e ngarkuar me…
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se me rritjen e re të çmimit të derivateve të naftës, është prekur ekonomia, kompanitë, qytetarët dhe buxheti familjar. Gjorçevi tha se prej kur LSDM ka ardhur në pushtet çmimi i dizelit është rritur për 40 përqind. “Nëse këtij çmimi ia shtojmë edhe 3.5 denarë të akcizës që e vendosën Zoran Zaevi dhe Dragan Tevdovski, vijmë në përfundim se si janë prekur gjithë qytetarët e Maqedonisë. Për këtë arsye kërkojmë sa më parë, që qeveria dhe shumica parlamentare e Zoran…
Dënimi i Gjergj Prekoçajt me 1100 euro, dëbimi dhe ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriuta për 5 vite vetëm pse ngriti flamurin shqiptarë në Kalanë e Ohrit, është dënim i maksimal dhe i mjaft i rreptë. Kështu shprehet avokati Ardian Demiri i cili dje e mbrojti Gjergjin para Gjykatës, duke vlerësuar se gjykata vendimin për dënimin e klientit të tij, e ka marr nën presion. Mendoj që ky gjykim ishte si rezultat i presionit të cilit i bë nga ana e mediave të ndryshme gjatë gjithë ditës së djeshme dhe mendoj unë në gjykimin tim, Gjykata Themelore e Ohrit…

