Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonie. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe raundit të dytë zgjedhor, integrimit euroatlantik, gjendjes në rajon si dhe samitit të Berlinit. Kryetari Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për të arritur sukses më 5 maj sepse kështu fitues del vendi dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë. “Ne po bëjmë punën tonë që të arrihet cenzusi i domosdoshëm dhe të fitojë kandidati i përbashkët konsensual.” theksoi Ahmeti. Ahmeti dhe Timonie e vlerësuan procesin…

Lexo më Shumë

Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë kërkuar informatë në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, për atë sa është buxheti i cili i takon Kabinetit të Presidentit, pas përfundimit të mandatit dhe brenda këtij buxheti, cilat janë specifikat për formim të kabinetit të ish-presidentit, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk. “SHPPP është përgjigjur se ky Buxhet e kap shumën tetë përqind të Buxhetit vjetor, të paraparë për institucionin President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se brenda këtij buxheti Kabineti i presidentit duhet të parashtrojë kërkesë deri te SHPPP për pune lokale etj. Deri dje s’ka pasur kërkesë të…

Lexo më Shumë

Të dielën më 5 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët në raundin e parë e fituan numrin më të madh të votave por jo edhe shumicën e nevojshme prej 904.066 vota që të zgjidhet presidenti i Republikës. Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditësh prej përfundimit të raundit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj. President zgjidhet kandidati i cili ka marrë shumicë votash, nëse në vendvotime kanë…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase “E Majta” në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mbështet kandidatet e opozitës Gordana Siljanovska-Davkova. Siç njoftojnë nga “E Majta”, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbrëmshme. Nga kjo parti Siljanovskën e konsiderojnë si kandidate atipike për kryetare shteti. Ata thonë se edhe përkundër mospajtimeve në disa çështje, Siljanovska ka kredibilitet që t’i kundërvihet politikës së koalicionit LSDM-BDI. “Mbështetja jonë për Siljanovskën është personale dhe jo pro-VMRO-DPMNE-së. Bashkëpunimi jonë me profesoreshën daton që nga koha e plenumit të profesorëve”, thonë nga “E Majta”. Ata shtojnë se Siljanovska duhet ta mbajë fjalën dhe të mos bie…

Lexo më Shumë

Siljanovska duhet të japë përgjigje si pikërisht bashkëshorti i saj ka blerë shtëpi nga shteti derisa ajo ka qenë ministre në Qeveri. Informatat e publikuara publikisht dhe dokumente të kapshme tregojnë se në kohën derisa kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka qenë ministre në Qeveri bashkëshorti i saj nga shteti ka blerë shtëpi prej mbi 100 metër katrorë në qendër të Shkupit. Siljanovska qytetarëve duhet t’u japë përgjigje si dhe në çfarë mënyre pikërisht bashkëshorti i saj nga shteti ka blerë shtëpi derisa ajo ka qenë ministre. Cili ka qenë roli i saj në shit-blerjen të hapësirës banesore në lokacionin…

Lexo më Shumë

Kopshti Zoologjik i Shkupit është vjedhur mbrëmjen e djeshme. Vjedhësit kanë hyr brenda nga hyrja zyrtare dhe kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme. Nga Kopshti kanë konfirmuar se ka pasur vjedhje. Rastin e kanë denoncuar në polici dhe ekip i tre ka dalë në teren. Pritet që hetimi të tregoj sa është dëmi material i shkaktuar. Kopshti Zoologji gjatë kohës së festave ka punuar me orar të plotë.

Lexo më Shumë

Një person i moshës 46 vjeçare mbrëmë ka humbur jetën në aksident që ka ndodhur tek pishina e qytetit në Kumanovë.. “Është den0ncuar se në parkingun në rrugën ‘Pirinska Makedonija’ para pishinës së qytetit, ai duke drejtuar motoçikletën ka huumbur kontrollin dhe ka goditur në mburojën e rrugës, pas çka është rrëzuar dhe ka vdekur në vendngjarje”, thonë nga policia

Lexo më Shumë

Deputetët e Partisë Liberale Demokratike (PLD) do të propozojnë ndryshim të Ligjit për tregti me të cilin do të sigurojë që të dielat dhe festat të jenë ditë jopune edhe për të punësuar në tregtinë e vogël, siç janë shitësit, shitoret dhe qendrat tregtare të mëdha, njoftoi sot në konferencë për media, deputetja Julijana Nikollova, transmeton Portalb.mk. Siç sqaroi Nikollova, me këtë bëhet përpjekje që të rritet produktiviteti i punëtorëve. “Në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti i punëtorëve, do të ulen detyrimet dhe shpenzimet e punëdhënësve, por edhe do të pamundësohet konkurrencë jolojale. Propozimi vjen nga Forumi i Grave i PLD-së, sepse dua të…

Lexo më Shumë

Në rrugën “Pero Nakov”, në Shkup, mëngjesin e sotëm një veturë e llojit “BMË 320”, e drejtuar nga 34 vjecari A.J është përplasur një shtyllë elektrike, shkruan gazeta KOHA. Si rezultat i këtij aksidenti lëndime të lehta ka marrë bashkudhëtarja e shoferit, e moshës 16 vjeçare. Menjëherë pas këtij aksidenti të lënduarit me Ndihmën e Parë janë dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza”. Ndërkohë, në vendngjarje ekspertizë kanë kryer ekipe të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup. Nga ana tjetër dëshmitar okular kanë njoftuar se për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura ekipe të zjarrfikësve është dashur të përdorin…

Lexo më Shumë

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia nuk do të merr datë për fillim të bisedimeve as këtë qershor. Nga partia më e madhe opozitare maqedonase, vendi është në fundin e listës në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye nuk mund të shpresoj të anëtarësohet në BE. “Ky është çmimi që qytetarët e paguajnë për gënjeshtrat e Zoran Zaevit dhe argatit të tij Stevo Pendarovski. I humburi Stevo Pendarovski i cili asnjëherë për asgjë nuk ka sjellë vendime është zgjedhur nga Zoran Zaev për ta mbrojtur dhe mbuluar krimin”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNE shtojnë se Maqedoni ka nevojë për një lloj të…

Lexo më Shumë

Naum Stoikovski nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “Stevo Pendarovski dëshiron të bëhet kryetar shteti, dhe ikën nga ballafaqimet në televizion me qytetarët, ikën nga pyetjet e opozitës, ikën nga publiku”. “Ai dëshiron të jetë kryetar i cili paraqitet në tribuna, me pyetje të porositura, dhe nëse ndonjë tjetër ka mundësi për pyetje të vërtetë, ia hekë mikrofonin”, tha Stoilkovski. Ai kërkoi nga Pendarovski të përgjigjet pse nuk e ka dënuar dhe nuk është tërhequr nga privatizimi dhe cili ka qenë roli i tij si Shef i analitikes gjatë ngjarjeve të Gostivarit në vitin 1997. Stoikovski pyeti…

Lexo më Shumë

Në konferencën për media të Shtabit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që u mbajt sot në Shkup, Izet Mexhiti ka deklaruar se bojkotimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale i ndihmon partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, ndërkaq rrezikon procesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) me NATO-n, Bashkimin Evropian (BE), barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit. Bojkoti i ndihmon opozitares VMRO-DPMNE. Bojkoti bart krizë presidenciale dhe parlamentare. Qëndrimi në shtëpi më 5 maj, e rrezikon anëtarësimin në NATO, e rrezikon datën për negociatat me BE-në, e rrezikon fqinjësinë me Uashingtonin dhe Brukselin, dhe përfundimisht e rrezikon barazinë…

Lexo më Shumë