Author: Hamdi Kumanova

Një incident ka ndodhur mbrëmë para mesnatës në Ohër, pranë selisë zgjedhore të një partie politike të vendosur në rrugën “Goce Dellçev”, njofton Plusinfo.mk. Para mesnatës, zjarri u shkarkua në selinë e kësaj partie, dhe ashtu siç informojnë disa portale nga Ohri, kjo pjesë e qytetit u bllokua mbrëmë për shkak të inspektimit të bërë nga oficerët e policisë. Sipas informatave fillestare të pakonfirmuara, u qëllua nga një makinë në lëvizje, gjatë së cilës një automjet me targa të Ohrit u dëmtua. Sipas informatave jozyrtare, mjeti është në pronësi të një kalimtari dhe është ngritur për ekspertizë të mëtejshme. Pak minuta…

Lexo më Shumë

Duket se dita e fundit e fushatës presidenciale ishte dita më e zezë në fushatën e errët ndaj meje. Kjo është vetëm shenjë apo dëshmi se edhe njëherë pushteti në largim është pushteti më i tmerrshëm, tha në konferencën e sotme për media kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova. Siljanovska Davkova potencoi se pret nga qytetarët në mënyrë masive të dalin më 5 maj. “Të dielën pres që qytetarët të dalin në mënyrë masive dhe pres ta vazhdojnë atë që e kanë bërë në rrethin e parë zgjedhor. Të rritet mbështetja për mua, sepse kandidati i pushtetit nuk…

Lexo më Shumë

Për shkak të vizitës së Papa Françeskut ditën e martë më 7 maj, udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes nga Aeroporti ndërkombëtare Shkup duhet të arrijnë në aeroport më së voni në orën shtatë, sepse nga ora 7:30 deri në orën 9:00, rruga drejt aeroportit do të jetë e mbyllur për qarkullim, kumtoi sot koncesioni i aeroportit TAV Maqedoni. Udhëtarët të cilët kanë fluturime në mbrëmje, do të duhet të arrijnë në aeroport më së voni deri në orën 15:30, sepse nga ora 16:15 rruga deri tek Aeroporti ndërkombëtar do të jetë i mbyllur për qarkullim. Detaje lidhur me…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në gjurmët e Komisionit kundër korrupsionit i cili ka hapur dy procedura ndaj tij. Njëra është për koncesionin e tokës shtetërore prej 33 mijë metrave katrorë, ndërtim të hidrocentraleve dhe koncesion për shfrytëzim të ujit që e ka marrë kompania “Energotek SHPK Shkup, që është në pronësi të Mickoskit, por edhe të një ish zyrtarit të lartë të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Anti- korrupsioni do të hetojë nëse ka pasur shkelje të ligjit kur njëkohësisht Mickoski ka qenë drejtor në ELEM dhe këshilltar i ish kryeministrit Gruevski për energjetikë. Hetimet zhvillohen në bazë…

Lexo më Shumë

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka zbuluar dhjetë raste të reja të nepotizmit gjatë punësimit në institucionet shtetërore. Punësimet me nepotizëm janë në Agjencinë për Komunikime Elektronike, në Ujësjellës, në ELEM, Telekom, Qëndrën për menaxhim me kriza, dhe Regjistrin Qendror, raporton SHENJA. Komisioni gjatë prezantimit të emrave të personave që janë punësuar me ndihmën e familjarëve, funksionarë në Qeveri, tha se gjithnjë e më shumë po dëshmohet se punësimi në sektor shtetëror vlon nga nepotizmi, se i ka rrënjët e thella. Në AKE janë punësuar 4 familjarë funksionarësh. Mes tyre bashkëshortja e ish Sekretarit të Qeverisë Kirill Bozhinovski, në vitin…

Lexo më Shumë

Zv/Kryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi edhe zyrtarisht është emëruar për konzul nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës. Funksionet konzulare të z.Maliqi janë mbrojtje të interesave të shtetasve meksikan dhe organizim të aktiviteteve të shumta me qëllim promovimit të Meksikës në fushën e tregtisë, kulturës dhe turizmit. “Rroli im si konzul nderi të një gjiganti ekonomik si Meksika në Maqedoni, mendoj se do të ndihmon Maqedonia të vendoset në mapën e pazareve më të mëdha. Sepse ambasada kryesore e Meksikës është me seli në Beograd dhe mbulon Serbinë, Bosnjën, Malin…

Lexo më Shumë

Studentet e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, Dijedona Murtishi dhe Halime Menanga, i vazhdojnë me sukses studimet e tyre në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Ankarasë të Republikës së Turqisë. Krahas studimeve, dy studentet e universitetit tonë janë mjaft aktive në të gjitha aktivitetet arsimore dhe shkencore që organizohen nga Universiteti i Ankarasë. Nën organizimin e organizatës studentore të Universitetit të Ankarasë, të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve e Turqisë, studentet Dijedona Murtishi dhe Halime Menanga, bashkë me 280 studentë të tjerë të përzgjedhur, si më të mirët nga të gjithë universitetet e…

Lexo më Shumë

Me 02.05.2019 në ora 12.20 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar në polici se tek to ka ardhur një fëmijë një vjeçar i lënduar, transmeton Almakos. I.S.(34), babai i fëmijës, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.00 pasi që e ka marr vajzën e saj një vjeçare nga një kopsht në lagjen Cento, ka parë shenja në fytyrë, sy dhe veshë dhe sipas rrëfimit të edukatores nga kopshti fëmija lëndimet i ka marr nga një fëmijë tjetër që ka qenë i moshës nga rreth një vit e gjashtë muaj. Po ndërmerren masat për…

Lexo më Shumë

Me 02.05.2019 në ora 16.00 në SPB Shkup, S.R.(50) dhe M.V.(46) nga Shkupi kanë lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 15.00 fëmijët e tyre adoleshent në një kafe në rrugën “Skoevska” në lagjen Radishani janë sulmuar fizikisht nga personi V.T.(35) nga Shkupi, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Prokuroria ka filluar hetim kundër dy personave nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Tregti me fëmijë”. “Gjatë muajit prill të këtij viti në fshatin Buçim të Radovishit, i dyshuari i parë, i cili është i mitur , duke përdorur forcën, mashtrimin dhe dhunën, duke shfrytëzuar pafuqinë e viktimës, e ka detyruar kushërirën e saj të martohet pa vullnetin e saj. Ai së bashku me të dyshuarin e dytë, e cili e ka ditur moshën e vajzës, më parë janë dakorduar që për shumë prej 1600 euro, të ja sjell kushërirën e saj. Më datën 17 të muajit të kaluar,…

Lexo më Shumë

Qendra Regjionale për punë kufitare në Veri ka ngritur padi penale kundër A.A.(26) nga fshati Luboten, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ trafikim të emigrantëve”, transmeton Almakos. Me 01.05.2019 rreth orës 01.00 gjatë kontrollit të veturës së tipit “Opel” e drejtuar nga i padituri, zyrtarët policor kanë gjetur 13 emigrant.

Lexo më Shumë