SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër V.V.(37) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 05.03.2019 në Kumanovë zyrtarët policor kanë kryer kontroll ndaj të paditurit ku ai e ka hedhur një pako me marihuanë.
Author: Hamdi Kumanova
Me 03.05.2019 në ora 12.00 në Gostivar në rrugën “Goce Dellcev” nga ana e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Gostivar është arrestuar L.F.(32) nga Gostivari për shkak të asaj se te ai është gjetur një qese ku ka pasur hashash, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër L.F. do të ngritet padi adekuate penale.
Me 03.05.2019 në ora 09.00 në SPB Tetovë, A.S.(59) nga fshati Gllogji ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 07.30 në rrugën “K.R.Drnc” është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 03.05.2019 në ora 08.25 është lajmëruar se në Shtip në rrugën ‘Shirok Dol’ është gjetur i lënduar J.K.(62) nga fshati Kucica, Komuna e Karbincit, transmeton Almakos. Me veturën e Ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku janë konstatuar lëndime të rënda, pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip. Është njoftuar edhe prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Statusi skandaloz që postoi në Facebook e ka lënë pa një grup të madh, gazetarin Milenko Nedellkovski. Facebook vendosi që të fshijë grupin që numëronte rreth 80.000 ndjekës, për shkak të gjuhës së urrejtjes që u shfaqën në emisionet dhe kolumnat e tij, mbi të gjitha drejtë shqiptarëve dhe grupit qeverisës dhe komunitetit LGBT që u postuan në të. Vetëm për shkak të gjuhës të urrejtjes, Millenko kohët e fundit u thirr në një hetim policor./Telegrafi/
Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja. Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup. Vëzhguesit e huaj, më të shumtë janë nga Misioni i OSBE / ODIHR 195, pastaj Kongresin Botëror Maqedonas Shkup, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, Delegacioni i AP…
Në emisionin “360 shkallë” në Alsat drejtoresha ekzekutive e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska thekson se sipas gjitha gjasave Maqedonia e Veriut mes muajve qershor dhe shtator do të marr vendimin për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.
Pasi të përfundojë vizitën e tij në Bullgari, më 7 maj, Papa Françesku pritet që të shkojë në Maqedoninë e Veriut. Kjo e fundit ka një popullsi prej 2 milion banorësh dhe në total numëron 15.000 katolikë. Maqedonia e Veriut ka filluar përgatitet për të mirëpritur Papa Françeskun dhe rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohoi se “vizita e kreut të Kishës Katolike Romake në Shkup është historike si dhe mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.” Raportohet se qëllimi i udhëtimit tre-ditor të Papa Françeskut është përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse,…
Një njëzet e pesëvjeçar, banor i Haraçinës, është përplasur me makinë në një pemë. Aksidenti ndodhi dje në bulevardin Autokomanda, ndërsa shoferi pësoi lëndime të rënda trupore. Makina “Seat Ibiza”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (25) nga fshati Haraçinë, doli nga rruga dhe goditi një shenjë trafiku dhe më pas një dru.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje dhe në rrugë të thata. Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se rruga magjistrale Milladinovcë-Shtip, njësia Milladinovcë-Kadrifakovo dhe Kadrifakovo-Milladinovcë ende nuk është lëshuar për komunikacion. Në rrugën magjistrale po zhvillohen punime të karakterit të sigurisë. Nga atje paralajmërojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes dhe veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë edhe rrëshqitje të dheut.
Rreth 12,500 pjesëmarrës nga 58 vende do të garojnë për Maratonën e 15 të Shkupit në disa kategori: maratonë, gjysmë maratonë, maratonë të përzier (burra dhe gra) dhe garën prej 5 km, njofton Fokus.mk. Ndryshe nga vitet e kaluara, në vend nga sheshi në drejtim të Urës së Gurit, fillimi dhe qëllimi i garës do të jenë para Parlamentit. Pastaj garohet deri në Qeveri, majtas përgjatë bulevardit Ilinden në Gjorçe Petrov, pastaj përgjatë bulevardit Teodzije Gologanov, në Qendër, lagjen Jane Sandanski dhe përsëri në Parlament. Fondi i çmimit do të arrijë në 18,000 euro, dhe më të mirët, së bashku me…
Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i Shoqatës qytetare MOST, i cili ka punuar për vëzhgimin e zgjedhjeve për shumë vite, u bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet presidenciale të së nesërmes. Aleksov nuk jep një vlerësim të rezultatit apo rrjedhës së ditës së zgjedhjeve. Suksesi i zgjedhjeve, gjegjësisht përmbushja apo dështimi i censusit do të demonstrojë në masë të madhe rrugën që Maqedonia së Veriut në lidhje me integrimet evropiane dhe euroatlantike. Aleksov i pyetur se cila ishte fushata e dy kandidatëve presidencialë përpara raundit të dytë? “Ajo që ne mund…

