Author: Hamdi Kumanova

Të gjithë gazetarët punojnë me të drejta të shkelura të punëtorëve, profesioni është i pasigurt, punojnë në kushte jo të rregullta, për shkak të së cilës nuk mund të pritet gazetari e rregulluar. Këtë mesazh e dërgoi sot kryetari i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Xvezdan Georgiev në marshin e një majit, të cilin SPGM e organizoi së bashku me Sindikatën e shërbimit diplomatik të Maqedonisë së Veriut, Sindikatën e pavarur akademike dhe Sindikatën e kulturës. Marshi u mbajt me moton “Më 1 maj ku ndodhesh? Për të drejtat tua, je në rrugë” në sheshin “Kryengritja e…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “kandidatja e Mickoskit, Gordana Siljanovska Davkova nuk i respekton qytetarët, nuk e respekton opinionin dhe nuk i respekton mediat dhe gazetarët”. “Siljanovska iku të përgjigje në pyetjet e parashtruara nga qytetarët në ‘Facebook’ faqen e AIM, iku nga ballafaqimi me gazetarët e Telmës në emisionin “Zheshko stollçe” dhe iku nga debati me aktivistët e revolucioni laraman”. Sipas tyre, Siljanovska përveç që ikën, ajo edhe hesht dhe kështu hesht për regjimin kriminal por edhe se sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev është nën hetime. “Nga Gordana Siljanovska opinionim qytetarët nuk kanë dëgjuar asnjë…

Lexo më Shumë

“Kundërkandidatja ime ka qëllime të kundërta. Siljanovska haptazi flet se do t’i bllokojë edhe reformat e brendshme dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)në organizatat ndërkombëtare, ashtu sikurse tash po e bën Ivanovi”, kështu ka deklaruar sot kandidati i 30 partive politike për president të RMV-së, Stevo Pendarovski sot në Kumanovë, transmeton Portalb.mk. Kandidati për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Kumanovë Duke folur më tej, Pendarovski ka deklaruar se prioritet i tij është që të sigurojë kushte për zhvillim dhe avancim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të RMV-së “Si president prioritet do ta kem që të siguroj kushte për zhvillim dhe…

Lexo më Shumë

Me dhjetëra automjete dhe një numër i madh i njerëzve filloi marshimin protestues për të shënuar 1 majit, Ditën ndërkombëtare të punës. Kryetari i konfederatës, Marjan Risteski, tha se në protestën e sotme kanë dalë anëtarësi nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Qëllimi i tyre është që para Qeverisë të takohen me kryeministrin Zoran Zaev dhe Këshillin social ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se në këtë protestë nuk janë bashkuar me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë sepse me ato nuk ka qenë e mundur të arrihet marrëveshje. “Ne si organizatë sindikale në këtë objekt të madh s’kemi asnjë hapësirë”, tha…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se dje kanë ngritur padi penale kundër 10 personave për parregullsi, përkatësisht për mbushje të kutive në vendvotimin 0716 në Zajaz. Në Zajaz, siç tha Arsovski, sipas raportit të KShZ-së në periudhën nga  15:00 deri në orën 17:00 në rrethin e parë kanë votuar 297 persona, përkatësisht tre herë më shumë se i personave që kanë votuar deri në orën 15:00. “Kjo është dëshmi se janë mbushur kutitë në këtë vendvotime dhe atë në secilën 24 sekonda nga një fletëvotimi është vendosur në kuti votimi”, tha Arosvskit duke thënë se…

Lexo më Shumë

Histori që të rrëqëthin trupin dalin nga Lagja e Trimave çdo herë që vizitohet ky vendbanim, ku katër vite më parë një përleshje e armatosur tmerroi gjithë rajonin, shkruan gazeta Lajm. Rasti i Besnik Ajdinit, është vetëm një dëshmi për atë cfarë përjetuan banorët. Ai u arrestua nga policia ditën e parë të luftimeve derisa po largohej nga lagja bashkë me familjen. Besniku u mbajt për 30 muaj në burg pa faj dhe më pas u la i lirë, pasi nuk u gjetën prova kundër tij. Arrestimi i tij pa faj nuk ishte dëmi i vetëm. Luftimet e 9 dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, Shtabi Qëndror Zgjedhor partiak, shefat e shtabeve komunale partiake, Kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, bashkë me të gjithë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe lokal, fuqishëm mbështet kandidaturën konsensuale të kandidatit të përbashkët për President Stevo Pendarovski në rrethin e dytë zgjedhor më 5 maj. Arsyet janë po ato të cillat i kemi shprehur në vazhdimësi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për një President që përkrah integrimin e vendit në NATO, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, që përkrah Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë gjuhësore dhe që gjen partneritet në Washington dhe…

Lexo më Shumë

Morën lëvdata për Marrëveshjen e Prespës si shembull i mirë i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, por delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev u kthye nga Samiti i Berlinit pa premtimin e sigurt se qershori do të jetë muaji kur do të marrim datë për fillim të negociatave aderuese. Fjalën “qershor”, kryeministri tashmë e ka zëvendësuar me fjalën “verë”. “Porositëm se stabiliteti dhe reformat që i bëjmë, patjetër të kuptohen si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë verës”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndonëse zgjerimi i…

Lexo më Shumë

Në 15 vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn vlerëson se është koha për finalizimin e këtij projekti historik duke integruar dhe Ballkanin Perëndimor. Në një postim në twitter, Hahn shkruan se sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta. “Sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë realitet…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut kishte përparim të madh posaçërisht nga viti 2016 dhe këtej. Megjithatë, gjithmonë nga ana jonë është thënë qartë se përparimi i vërtetë mund të shihet në kriteret e sundimit të së drejtës dhe se kjo paraqet bazë për nisjen e bisedimeve”, thotë në intervistë për AIM, ambasadori i Francës në vend Christian Thimonier. Ai në intervistë flet edhe për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor që u publikua dje nga Franca, pas samitit jofromal të Ballkanit Perëndimor në Berlin, që e organizoi presidenti Emmanuel Macron dhe kacelarja gjermane Angela Merkel. Thimonier thotë se Strategjia vërteton përkushtimin e Francës në…

Lexo më Shumë

Marshe protestuese në organizim të shumë sindikatave do të mbahen sot në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 Maji, që tradicionalisht në botë festohet në nder të përkujtimit të luftës së punëtorëve për avancimin e të të drejtave. Marshi do të fillojë në orën 11:00 prej para ndërtesës së LSM-së pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë ku do të lexohet manifesti i 1 majit, me të cilin do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjitha punëve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Në BE të gjithë e kanë të qartë se këtë vit Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat para-aderuese, duhet të ketë vendim, ndërsa kur do të merret ky vendim varet nga një gërshetim rrethanash – në njërën anë është vazhdimi i zbatimit të reformave të brendshme, në anën tjetër janë ngjarjet në vetë Bashkimin Evropian, në shtetet anëtare e së cilës kanë filluar fushatat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, njofton Nova Tv. Burime qeveritare, sot në brifing, duke iu referuar samitit joformal për Ballkanin Perëndimor, i cili nën udhëheqjen e Angela Merkel dhe Emanuel Makrob u mbajt në Berlin, shprehin…

Lexo më Shumë