Ridvan Ismaili, banor i Lagjes së trimave në Kumanovë ka ngritur shqetësimin e mbylljes së parkingut në Lagjen e trimave në Kumanovë, transmeton Almakos. Sipas tij, ky parking nuk duhet mbyllur me mbylljen e orarit të punës, por duhet që të funksionoje njëjtë si në pjesët tjera të qytetit. Në këtë mënyrë t`i iket kaosit në trafikun e kësaj pjese të qytetit. “Nuk e dij kush menaxhon me këtë parking (publik apo te dhënë me koncesion) i cili gjindet afër tregut të gjelbërt në lagjjen e Trimave, por e di se nuk është aspak e hijshme e as e arsyeshme…
Author: Hamdi Kumanova
“Besa do të jetë opsioni i parë i shqiptarëve, nëse tregojmë rezultate të mira me hyrjen tonë në Qeveri”, shprehet Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa. Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ai thotë se ndjehen tejmase të zhgënjyer me ndarjen e Besës, sepse nuk e kanë pritur një “attack të kombinuar” edhe nga brenda edhe nga jashtë, por shprehet se njerëzit më të mirë të këtij subjekti vazhdojnë të mbështesin Besën dhe në këtë mënyrë do të tregojnë rezultate të mira. Në pyetjen se a do të i bashkëngjiten edhe dy deputetët e tjerë kësaj strukture, apo…
Nëse Maqedonia arrin të zgjidhe kontestin me emrit deri në samititn e NATO-s në korrik, atëherë më automatizëm merr ftesën për anëtarsim nga cilido takim i institucioneve të NATO-s, thotë për TVM2-ish ambasadori Nano Ruzhin. Sipas tij që nga vitit 2008, atehere kur Maqedonia përfundoi më të ashtuquajturën “communitare” NATO i bëri thirrje asaj qe të zgjidhe kontestin me Greqinë, dhe keshtu me automatizem do të bëhej anëtare fuqiplote të NATO-s. “Nëse ndodh që Maqedonia të mos ketë zgjidh çështjen e emrit deri në 11 korrik kur të fillojë samitit i NATO-s në Bruksel, mundet Maqedonia dy tri javë pas…
Kisha Ortodokse e Bullgarisë (KOB) zotohet se do të bëjë çmos dhe që është në pajtim me kanunin e shenjtë të Kishës për të ndihmuar, siç thonë, vëllezëtit e tyre ortodoks në Maqedoninë e sotme. Sipas letrës dërguar për 1000 vjetorin e Argjipeshkvisë së Ohrit, fati historik i të dy vendeve është i ndryshëm, krahasuar me të kaluarën e shteteve dhe kishave, dhe se proceset politiko-shoqërore sollën në krijimin e dy shteteve dhe kishave. Nga KOB shtojnë se një pjesë e çështjes së statusit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë (KOM) është edhe çështje e fatit historik të Arqipeshvisë bullgare të…
Vitin e kaluar në Maqedoni janë shpërngulur 4082 persona, nga të cilët 2322 me qëndrim të përkohshëm, kurse 1760 me qëndrim të vazhduar. Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), më së shumti të shpërngulur ka nga Turqia (918 persona). Përpos turqve, në Maqedoni janë shpërngulur edhe persona nga Serbia, Kosova, Maqedonia, madje dhe nga Gjermania./Telegrafi/
Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se në qeverinë e Zaevit ka ndasi, dhe se minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov luan lojë personale. Sipas gazetës, qeveria greke është në pritje të telefonatës nga Zaevi, për të përmbyllur gjithçka dhe për t’u realizuar takimi përfundimtar në Prespë. Mirëpo, ngecja, sipas gazetës, ndodh për shkak se Dimitrov vazhdon të bllokojë procesin sepse ka mospajtime në lidhje me marrëveshjen. Madje, “Ta Nea” shkruan se për këtë shkak, komunikimi Zaev-Tsipras është shtyrë për javën që vjen, duke shtuar se takimi Zaev-Tsipras do të realizohet vetëm nëse tejkalohet kjo pengesë e Dimitrovit, që më…
Shoqëria aksionare “Hekurudhat e Maqedonisë” organizuan një tur udhëtimi për 1300 fëmijë nga 12 shkolla dhe tre çerdhe të rajonit të Shkupit. Kjo është bërë si pjesë ep rojektit “E ardhma është në tren”, që u realizua nga 9 maji e deri në përfundimi të vitit shkollor të sivjetëm. Treni ka udhëtuar në relacionin Shkup-Veles dhe anasjelltas, me një çmim prej 114 denarë. Sasha Jovanovski, drejtor i Sektorit të udhëtimit, tha se qëllimi i kësaj ture është edukimi dhe përfitimi i kulturës gjatë udhëtimit me tren, por edhe tërheqja e udhëtarëve të ardhshëm./Telegrafi/
Avokatët mbrojtës së 30 të dënuarve për terrorizëm dhe organizatë terroriste, kërkojnë që shteti sa më parë të nis procedurë për hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e trimave”. Përderisa nga qeveria shprehen se po kërkohen mënyra se si të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë, avokati Naser Raufi propozon që e gjithë procedura të zbatohet përmes Sektorit për ndihmë juridike ndërkombëtare pranë Ministrisë së Drejtësisë. “Në pajtim me Ligjin për ndihmë juridike ndërkombëtare në materien penale dhe të nenit 38 të këtij ligji, parashikohet edhe formimi i ekipeve hetimore. Kuptohet se si përgjegjës i ekipit hetimor do të jetë ndonjë përfaqësues nga vendi…
Me modelin aktual zgjedhor qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur vetëm 20 deputet nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi, ndërsa 100 të tjerët i kanë zgjedhur vetë partitë dhe liderët partiak. Kështu thotë eksperti Robert Nesimi gjatë emisionin VOX që u transmetua mbrëmë në televizionin Shenja, ku ekspertët e proceseve zgjedhore analizuan modelin aktual dhe propozimet për modelet e reja zgjedhore. Nesimi thotë se për të sjellë cilësi në Kuvend duhet të zbatohet modeli me lista të hapura, pa marrë parasysh numrin e njësive, ndërsa për të pasur pluralizëm politik në Kuvend, ai thotë se Maqedonia duhet të jetë një njësi…
“Është vend i bukur, ajër i pastër, por në anën tjetër të rrugës ka mbeturina, kryetarja duhet ta pastrojë atë”, tha Duraku. “Jo vetëm kryetarja por edhe pushteti qendror duhet të bëjë diçka”, u shpreh kryetarja e Manastirit Petrovska. Kështu sot ministri për ambient jetësor Sadulla Duraku e përshëndeti kryetaren Natasha Petrovska dhe ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, të cilët ishin në vizitë në parkun Pelister. Një pjesë e unazës mbi Manastir është shndërruar në deponi. Trupa të kafshëve të ngordhur, mobilie të vjetra, mbeturina komunale, qelq, mbeturina, është pamja e korsisë që kalon nëpër lagjen “Petoçna Voda”. Kjo pamje…
Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë duke filluar nga tani do të duhet të kujdesen se si sillen gjatë kohës së seancave, çka flasin dhe si vishen… ata duhet të kenë kujdes edhe për mos prishjen e rendit gjatë zhvillimit të seancave me përdorim të celularëve dhe laptopëve por edhe bisedave, gjegjësi diskutimet e tyre të mos prishin reputacionin e deputetëve tjerë dhe të mos nxisin urrejtje, jo tolerancë dhe diskriminim. Në Parlament rreptësisht ndalohet sjella e dhunshme dhe pjesëmarrja në ngjarje të cilat kërcënojnë sigurinë e tij. Deputeti nuk duhet të shfrytëzon funksionon për interes privat, nuk duhet të pranojë…
Ish-kongresisti amerikan, dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi, në një intervistë ekskluzive për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë vend. Ai ka shprehur kritika të forta për mosimplementimin e duhur të Marrëveshjes së Ohrit. “Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për…

