Author: Hamdi Kumanova

Në një kumtesë të lëshuar nga Civil – Qendra për  liri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos jenë pre e provokimeve dhe në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta festojnë kthimin e kampionëve evropianë. “U bëjmë thirrje hendbollistëve ta dënojnë ashpër çdo tentim për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës”, thonë nga Civil. Ata kërkojnë nga institucionet të reagojnë me kohë dhe të mos lejojnë edhe një “kremte të urrejtjes” dhe të marrin masa urgjente, t’i hetojnë këto raste dhe urgjentisht ta ndëshkojnë nxitjen e dhunës dhe urrejtjes ndëretnike. “U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve dhe i…

Lexo më Shumë

Në gjithë angazhimin tim profesional të punës jam udhëhequr nga ideja të ndihmojë në proceset që sot e sollën shtetin deri te anëtarësimi i plotfuqishëm. Ju siguroj se si president i Maqedonisë së Veriut në mua dhe ekipin tim keni partner dhe mbështetës të gjithë asaj që do të jetë prioritet rajonal dhe global i Aleancës”, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm në Shkup me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me Këshillin Veritatlantik. Shefi i shtetit ka shprehur kënaqësi siç tha nga fakti që Këshilli Veriatlantik vjen në vizitë historike dhe periudhë të rëndësishme për…

Lexo më Shumë

Me vizitën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe të Këshillit Veriatlantik, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht u vendos flamuri i Aleancës. Para ndërtesës së Kuvendit, bashkë me flamurin shtetëror tani valëvitet edhe flamuri i NATO-s, ku pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet vendi anëtar i tridhjetë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, mbrëmë ishte mikpritës i gjithë udhëheqësisë së NATO-s, të paraprirë nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg. Ai shprehu kënaqësi që është mikpritës i Këshillit Veriatlantik, që për shtetin tonë është një lloj mirënjohje dhe konfirmim se…

Lexo më Shumë

Është për të ardhur keq, kur një grup tifozësh, edhe duke festuar për  fitoren e ekipit të tyre, shfrytëzojnë rastin për ti fyer shqiptarët dhe për të nxitur urrejtje ndëretnike. Sjellja e Komitëve tregon një mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend t’i gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët! Ky fenomen ndodh gjithmonë, si në rast humbje dhe fitoreje, për vite me radhë. Madje shpesh herë ky grup i tifozëve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatërruar prona shqiptare dhe për çudi, asnjëherë askush nuk ka mbajt përgjegjësi. Kjo vazhdimisht ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Do të punojmë në përforcimin e potencialit njerëzor dhe kapaciteteve teknike për shkak të identifikimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve moderne, paralajmëroi drejtori i ri i Agjencisë së zbulimit. Flet gjuhën angleze, italiane dhe franceze, ndërsa biografia e tij e punës në tërësi është e përkushtuar ndaj gjuhës së sigurisë. Pas diplomimit në Fakultetin e Sigurisë, karriera e tij profesionale ka nisur në MPB, ndërsa vazhdon në Agjencinë e Zbulimit, ku gjatë dy dekadave të fundit ka qenë në pozita të ndryshme- inspektor kryesor, ndihmës i drejtorit të Drejtorisë për punë operative, drejtor i Drejtorisë për zbulim të terrorizmit ndërkombëtar dhe…

Lexo më Shumë

Një grua në Suharekë është sulmuar nga kunata e saj. Një grua është sulmuar fizikisht nga kunata e saj në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima pas sulmit ka pranuar tretmant mjekësorë derisa rasti është duke u zhvilluar  në procedurë të rregullt. “Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e dyshuara femër K-Shqiptare. Viktima me 01.06.2019  ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport. /Lajmi.net/ 

Lexo më Shumë

Vlerat e vërteta të NATO-s janë të drejtat e vërteta dhe liria e mediave, ka qenë qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev, qëndrim të cilin e ka mbrojtur edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në pyetjen se çka bën RMV lidhur me lajmet e rreme, njofton MEDIAL.mk. “Liria e shprehjes i sjell edhe lajmet e rreme, ne i ndjekim gjitha proceset, një pjesë e institucioneve punojnë në këtë, siç janë MPB, Ministria e Mbrojtjes, ajo për Shoqëri Informatike, Drejtësisë, punojmë edhe me SHGM-në me fakte të vërteta dhe reagimi i shpejtë janë hallkë më e duhur kundër lajmeve të rreme dhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu në një intervistë për Dojçe Vele ka folur për shumë gjëra mes të cilave për “Lagjen e Trimave”, “27 prillin” për BDI-në, reformat në siguri e kështu me radhë. Musliu pas diplomimit në fakultetin për siguri, karierën e tij profesionale e fillon në MPB dhe më pastaj në Agjencinë për Zbulim. Musliu shprehet se për të qenë udhëheqës i një institucioni nuk mjafton vetëm të jesh profesionist, por edhe të keshë vizion për atë institucion. Ai funksionin e ri e sheh si motiv për mposhtjen e sfidave gjatë ndërtimit të perspektivave…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski gjatë ditës së shtunë (1 qershor) dha dorëheqje nga posti i deputetit me arsyetimin që mos i mundësojë arsyetime qeverisë që të ik nga problemet reale dhe mos ju bëjë trysni deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Por për të dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, atij nuk i mjafton vetëm një postim në rrjetet sociale por duhet që t’i drejtohet edhe zyrtarisht Kuvendit të Maqedonisë. “Deputeti mund të dorëhiqet. Dorëheqjen deputeti e bën personalisht në seancë të Kuvendit” thuhet në nenin 65 të Kushtetutës. Të njejtën e shkruan edhe Rregullorja e punës së…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (2-qershorë) rreth orës 22 e 50 minuta, në rrugën ,,Blagoja Toska,, në Tetovë, është privuar nga liria 47-vjeçari N.U. nga fshati Sedllarcë e Poshtme, i cili ka kundërshtuar të legjitimohet dhe është silluar në mënyrë agresive duke i fyer dhe poshtruar pjestarët e policisë.  N.U. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë