Author: Hamdi Kumanova

SPB Kumanovë deri te PTHP Kumanovë ka ngritur padi penale kundër J.P.(23) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 31.03.2019 rreth orës 00.45 në rrugën 15 maji në Kumanovë, nga ana e zyrtarëve policor te J.P. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale konsideron se angazhimi i dyfishtë i gazetarëve të punësuar në televizione dhe si këshilltarë të kryeministrit është një pengesë për vendosjen e distancës profesionale në informimin e publikut dhe rrezikimin e lirisë së shprehjes. “Roli i medias është që të jenë kritikë dhe korrigjues të qeverisë, dhe në këtë kontekst është e nevojshme që angazhimi i stafit të kujdeset që ata të sigurojnë autonominë, pavarësinë dhe përgjegjësinë e redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve të tjerë në krijimin e programeve dhe krijimin e politikës editoriale. Ky është parakusht që  (midis të tjerave)  raportimi të jetë…

Lexo më Shumë

Nga gjykata themelore penale – Shkup sot informojnë se të dyshuarit Orce Kamçev në rastin “Perandoria”, pasaporta i është dhënë pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria speciale publike, të cilën ata e respektojnë në pajtime me dispozitat nga LPP. “I dyshuari, përmes avokatëve të tij, deri te gjykatësi me procedurë paraprake ka parashtruar kërkesë për dhënien e pasaportës me afat të kufizuar prej tetë muajve, e për shkak të udhëtimeve të paanulueshme zyrtare të cilat i ka si anëtar i Këshillit drejtues dhe edukimit të obliguar, për çka ka parashtruar edhe dëshmi”, thuhet në kumtesën e gjykatës. Prej aty…

Lexo më Shumë

Në 17 vjetorin e themelimit të partisë, kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar edhe bisedat e përgjuara që po publikohen në internet për të dhe bashkëpartiakët e tij, shkruan gazeta Lajm. Ahmeti ka thënë se nuk i ka dëgjuar “bombat”, por nga ajo që i kanë treguar bashkëpartiakët e tij, bëhet fjalë për biseda private që ai i ka quajtur shaka. “Nuk I kam dëgjuar bisedat e përgjuara, sepse nuk kam veshë për shaka. Organet e drejtësisë duhet të merren me këto biseda të përgjuara dhe të njejtat nuk duhet të përdoren në tregun e zi. Le të publikojnë…

Lexo më Shumë

Me 04.06.2019 në ora 03.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në një lokal që gjendet në rrugën ‘Shën Kirili dhe Metodi’, Z.D.(40) nga Shkupi fizikisht e ka sulmuar P.P.(35) nga Shkupi, i punësuar në agjencinë e sigurimit, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në Stacionin Policor në Qendër ku po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 03.06.2019 në ora 10.55 është lajmëruar se në Kumanovë në bulevardin ‘Revolucioni i tetorit’ ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Ford fiesta’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga J.D.(39) nga Kumanova dhe mopedit ‘Kimko’ me targa nga Kumanova e drejtuar nga J.T.(57) nga Kumanova, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i mopedit, i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Me 03.06.2019 në ora 03.05 min në SPB Shkup është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 02.30 në bulevardin “Serbia” në pompën e benzinës është prishur rendi publik gjatë rrahjes midis A.D.(42) nga Republika e Shqipërisë dhe S.P.(30) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është shënuar procesverbali me konstatime të shkeljes së ligjit.

Lexo më Shumë

Reisi Sulejman Rexhepi ka blerë dy apartamente afër Liqenit të Ohrit për gjysmë milion euro nga kompania e afërt me Bozho “Remis”! Njeriu i parë i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, këtyre ditëve është bërë aktual me orën e dorës që iu është dhënë dhuratë nga pronari i hotelit “Gorica” në Ohër. Sipas të dhënave nga institucionet kompetente, aksionar i shumicës së aksioneve të ShA” Ineks Gorica” është biznesmeni nga Ohri Bozho Iloski, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë ndërtimore “Remis”. Njëherit ai ka lidhje të ngushtë familjare me njeriun e parë të kompanisë “Gradezhnik”, Toni Iloski,…

Lexo më Shumë

Një autobus që ka bartur nxënës në ekskursion është djegur në rrugën rajonale Shtip-Negotinë. Persona të lënduar nuk ka. Policia njoftoi se ngjarja është paraqitur në orën 10:10 nga Njësiti territorial kundër zjarri – Shtip. Në autobus ka pasur rreth 40 nxënës të klasës së tretë që kanë shkuar për mësim në natyrë në fshatin Piperovë. Mësimdhënësit dhe vozitësi kanë vërejtur se autobusi tymoset, me çka menjëherë kanë dalë nga autobusi dhe është janë thirrur zjarrfikësit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Agjenda intensive e kryeministrit Zoran Zaev dhe festa e nesërme e zgjasin takimin me partnerin kryesor të koalicionit Ali Ahmeti. Ata duhet të dakordohen për detajet e fundit për ndryshimet kadrovike në kabinetin e tij qeveritar. Zaev sot ishte nikoqir i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa nesër dhe pasnesër është Bruksel. Ahmeti në ndërkohë është i zënë edhe me përgatitjet për ditëlindjen e partisë të mërkurën. Sipas kësaj, pritet që Zaev dhe Ahmeti bisedimet për emrat e reja në qeveri t’i përfundojnë në fund të kësaj jave. Ndryshime pritet të ketë te katër apo gjashtë ministri, ndërsa kryeministri Zaev…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për gjuhën e urrejtjes që u përdor dje gjatë kremtimit të marrjes së titullit nga Klubi i Hendbollit “Vardari” në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit ka ndarë 40 mijë euro shtesë vetëm për udhëtim çarter të lojtarëve, për shkak se udhëtimi tjetër ka qenë në orët e vona, e për ditë tjetër nuk ka mundur të shtyhet kremtimi, transmeton Portalb.mk. “Deri në mëngjes nuk është denoncuar asnjë rast. Ne sigurisht se jemi informuar nëpërmjet mediave, por do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për rastin e djeshëm.…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje rreth orës 22:05, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit rreth orës 21:20 personi F.B. (38) nga fshati Luboten kishte gjetur të vdekur personin M.D. (24) shtetas i Shqipërisë. MPB njofton se sipas gjitha gjasave personi ka vdekur nga goditja e rrufesë. Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Lexo më Shumë